Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Përgjigje z.Tahir Korabi!

Përgjigje z.Tahir Korabi!

Nga Sali Berisha - 11/11/2017

Të dashur miq, zoti Tahir Korabi në mesazhin e tij shkruan: “përshëndetje z Berisha keni qenë 8 vite në pushtet dhe çfarë bëre ti dhe qeveria jote për Dibrën që sot kritikon Edi Ramën. Asgjë!”

Me këtë rast z. Korabi, më duhet që para se ti përgjigjem pyetjes tuaj, të theksoj se nihilizmi juaj nuk të ndihmon.

Kurse lidhur me pyetjen tuaj, këtu më poshtë keni listën e investimeve lehtësisht të verifikueshme që qeveria ka bërë në qarkun e Dibrës në vitet 2006-2013! 

INVESTIMET NË QARKUN DIBËR

• Në vitet 2005-2013 në qarkun e Dibrës u investuan 490 milion euro me të cilat janë ndertuar 800 km rrugë.

• 80 sisteme ujësjellës e kanalizime, kanë përftuar 72 mijë banorë,

• Në arsim janë ndërtuar 92 shkolla e kopshte nga të cilat 30 krejtësisht të reja me mbi 1 miliard lekë investime,

• Për herë të parë dibranët kishin Universitetin e tyre (2000 studentë) të cilin në akt urrejtje ua mbylli Edi Rama

• Në shëndetësi janë ndërtuar 80 objekte nga të cilat 44 objekte të reja si dhe pavionet e Spitalit rajonal. Në proces ishin 970 mijë euro për rikostruksionin, modernizimin e sektorit si dhe telekomjekësinë. Investimet në shëndetësi këto katër vite janë zero.

• BUJQËSIA Janë subvencionuar 2400 ha dru frutor duke çuar në 24 mijë ton prodhimin e tyre si dhe në 2600 numrin e fermerëve që morën këto grante.

Pemtarisë i janë shtuar dhe 300 ha me arrorë dhe 25 ha me bimë mjekësore (sherbele, terfil i kuq dhe shpatore),.

Janë shtuar me 300 ferma te reja dhe 220 firma agropërpunuese që punësojnë mbi 2 000 persona.

Janë investuar 1.4 miliard lekë në sistemin e vaditës , mbrojtje, kullimit si dhe ndërtimin e 5 tregjeve agro industriale.

• Në energjetikë janë kontraktuar dhe po ndërtohen 80 HEC-e lokale me fuqi 290 MGW dhe prodhim e energjie 1400 GWh me perspektivë punësimi mbi 5000 punonjës.

Numri i të punësuarve në 8 vjet 2005-2013 ka arritur në 9000 persona në 4 vitet që vijnë do të shkojë deri në 18 mijë persona.

Numri i bizneseve është rritur me 1210 biznese duke arritur në 3140 biznese nga 1930 në vitin 2005

Disa rrugë kryesore të ndërtuar në Dibër:

Rruga e Arbërit (ndërtuar 32 km gjer tek Ura e Vashës), rruga Kukës – Peshkopi, rruga Dibër – Librazhd në rindërtim e sipër, rruga Rrëshen Urakë dhe rruga Milot – Bulqizë (rikonstruksion) po e shndërrojnë Dibrën në qendër rajonale.

Kukës- Peshkopi 64 km

Peshkopi – Librazhd 58km

Ure e Cerenecit – Bllatë 17 km

Burrel – Klos – Bulqizë – Maqellarë 61km

Shkopet – Ulëz – Burrel 20km ( me të cilën Rama u tha sot mirëmëngjes qytetarve

Grykë e Gobenit – Përroi Kapsit- Sllove 22 km

Urakë – Urë e Shoshajve 13km

Vlashë – Vasi 12km

Urë e matit – Lis 9km

Peshkopi – Zerqan 6.5 km etj?

Rrethi Mat

Në këto vite në Burrel, Klos, Gurrë, Baz, Komsi, Macukull, Lis, Rukaj, Xibër, Ulëz, Suc janë ndërtuar:

• mbi 300 km rrugë.

• 45 Qendra Shëndetësore e Ambulanca,

• 32 Shkolla,

• 28 Ujësjellës e KUZ

• Janë subvencionuar mbi 570 fermerë dhe mbjellë 240 ha toke me ullinj, dru frutor, sera e vreshta.

• Janë në ndërtim Mbi 80 HEC –e në Mat, Bulqizë e Dibër me fuqi 290 MGW dhe prodhim e energjie 1400 GWh me perspektivë punësimi mbi 5000 punonjës.

• Numri i bizneseve është dyfishuar duke arritur në 1060 biznese nga 590 në vitin 2005.

Janë ndërtuar rrugët për në:Rukaj, Macukull, Klos, Gurë, Baz, Sic, Komsi

apo segmentet rrugore si :

Ura e Matit Lis; Shkopet- Ulëz – Burrel; Milot – Burrel – Klos ; Urakë – Ura e Shoshajve etj.

Ne ato vite ne Burrel, Klos, Gurre, Baz, Komsi, Macukull, Lis, Rukaj, Xiber, Ulez, Suc janë ndërtuar:

• mbi 300 km rruge.

• 45 Qendra Shëndetësore e Ambulanca,

• 32 Shkolla,

• 28 Ujësjellësa e KUZ

Numri i bisneseve është dyfishuar duke arritur ne 1060 biznese nga 590 në vitin 2005.

Janë ndërtuar rrugët për në :Rukaj, Macukull, Klos, Gurë, Baz, Sic, Komsi

apo segmentet rrugore si :

Ura e Matit Lis; Shkopet- Ulëz – Burrel; Milot – Burrel – Klos ; Urakë – Ura e Shoshajve etj.

Duke renditur këto investime dua te theksoj se:

Nevojat për investime ishin edhe më të mëdha për qarkun e Dibrës por

jetë katërvjeçar investimet në këtë qark dhe në tre qarqet e tjera të veriut ishin 15 deri në 25 herë më të ulta se në qarqet tjera.

Për t’u bindur për këtë diskrimin racist të këtyre qarqeve nga Edi Rama, ju ftoj të kujtoni pak se çfarë investimesh publike janë bërë këto katër vite në rrethin tuaj të Peshkopisë. sb

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Fieraku nga Ferrasi16/11/2017 08:24

MOS na e ndy malin
O tahajr.

zaho15/11/2017 16:54

Ky qepaze (rrenacaku rrama) nuk ka bere asgje dhe zagaret e paguar prej tije i hidhen Berishes! Ne fakt deri; sa e lane kete qelbesire te merrte ne dore fatet e Shqiperise, keshtu do shkoje kjo pune deri diten e fundit kur te permbysen te gjithe!

cuf dabjoni12/11/2017 10:42

po thoni or burra qe Rruga e Arberit eshte ideuar nga PD, projektuar prej saj dhe ndertuar mjaft pjese te saj nga PD.
Ndryshimi I projektit ne pjeset e mbetura qe eshte ne te njejten ide traseje, nuk do te thote qe eshte rruge e re.
Rama te pergjigjet per nderprerjen e punimeve per 4 vite dhe te na nindi me tender projekti qe e ka permiresuar ate.

EC12/11/2017 09:55

Fajin e ka Saliu! Lavdi Partisë s'Punë s'Shukrisë!

lali12/11/2017 09:42

Ne pjesen me te madhe te gjitha keto qe thote Berisha jane realizuar dhe eshte mese e vertete dhe e verifikueshme. Por e keqja qendron tek vete njerezit qe kur ju bien kembet ose makinat ne rruge te mire kujtojne se jane bere me frymen e shenjte, sikur te mos kishin ndodhur ndonjehere. Dhe kjo mendje e mbrapshte na ka lene ku jemi. Por mbi te gjitha nje gje duket shume e vertete, qe ky tahir korabi mund te jete nga cilido vend i shqiperise (kryesisht nga tepelena) por vetem nga Dibra jo.

KUTI12/11/2017 00:38

o tahir korabi ,o shegert i rames a do me per belulin//? rama ju la te mbillshit droge e ju bleu lirshem juve burrave te dibres vogel, mos ju lepij shume mafiozit rama sepo ta njohesh per bemat e hipokrizine e tij behesh me vra vehten. bej krahasimin se kur jetonte dibrani me mire e pastaj kritiko Z, sali[ {pavaresisht nga pak te meta qe vete ai i ka pranuar. } po sot sa eshte rritur pensioni/? sa jane rritur taksat? sa jane rritur cmimet. lere punesineqe e ndriti me genjeshtrat e tij monstruoze. besi rames

i perpikti11/11/2017 23:14

I papare je Doktor Berisha.. ja ku i keni ato qe jane bere o ju placin syte, O trapa ju thuaj,, Legenat kur duan te mburrin komunistat e gjejne nje sebep . jane bere aq investime o analist i thuaj , sa ko qeverri nuk i ben dot as per 100 vjet.. Aaaa po se tani u kujtova.. Doktor, thuaju edhe ate cfare nuk ke bere.. Po thuaj nuk kam mbjelle dot 2 a 3 mije e ca hektare me kanabis qe rilindje-ripjerdhja e mbolli dhe ja u futi faren e helmit o debila,, Ju thuaj qe nuk i mbolla ato hektare droge qe ministri i bujqesise Tahir etj,, i mbollen .. Nuk i lejova se me dhimbset rinia shqiptare dhe shendeti juaj i thuaj Doktor,, Thuajua se te mos e hapin gojen me.. RRespekte

Daj Jaku11/11/2017 22:21

Po more Doktor , por nuk ke kuptuar thelbin , dibranëve i duhej Shukriu që i q*u.

Shto koment

Denonco