Për kandidatin e përfolur për Prokuror të Përgjithshëm!

Për kandidatin e përfolur për Prokuror të Përgjithshëm!

Nga Flamur Vezaj - 10/11/2017

Një ditë më parë pata një lidhje me skype me TV SYRI.net në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri, ku në fund kolegu Alen Xhelili më pyeti për emrin e personit që përflitet për Prokuror të Përgjithshëm! Bëra një koment, të cilin po e zgjeroj këtu!

Henrik Ligori i biri i KRISTAQIT dhe EVDHOKSIAS, të më falë se i kisha ngatërruar Universitetin e parë dhe ditën, unë thash që ka mbaruar për “teknik bujqësor”, por në fakt kishte mbaruar për “teknik hekuri” ose thënë ne gjuhen doktrinale “Inxhinieri Mekanike e Elektrike” me specializim të veçantë në Itali pranë një fabrike apo instituti me emrin “Centro Sviluppo Materiali” SPA në Rome ose thënë ndryshe “për eliminimin e zhurmave gjatë goditjes së hekurit” nga kovaçi!!!

Për mendimin tim, përsëri më mirë të ishte teknik bujqësor se të paktën do merrte vesh për pemët, perimet e frutat se sa për përpunimin e hekurit (sistemit drejtësisë) të shtrembëruar prej kohesh në Shqipëri! Ndërsa me ardhjen e “demokracisë” ka përfunduar Fakultetin e Drejtësisë me KORRESPODENCE (shkollë nate) dhe më pas në kohën kur mbante detyrat e zv/drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda apo edhe të Tiranës, ka përfunduar masterin shkencor, por edhe doktoraturen!

Për shkrim e këndim i heq kapelen se lexon shumë dhe është tip studiozi, saqë edhe kolegët e tij te Prokuroria e Krimeve të Renda e thërrasin “Akademik” ose “Doktrinal” apo me raste “Teoricienti”! Këto epitete jo më kot ia kanë vene kolegët pasi në jetën e tij, nuk mbaj mend të ketë shkuar si përfaqësues i akuzës në sallën e gjyqit më shumë se 4-5 herë, edhe ato raste për të liruar ndonjë që nuk pranonin vartësit  e tij ta lironin.

Veç kësaj, nga verifikimi i arkivës time nuk më rezulton se “shef Riku” të ketë pasur personalisht një dosje të bujshme hetimore veç kësaj të vrasjes së ish-drejtuesit të policisë Artan Cuku! Pasi me të marrë emërimin si prokuror thuajse gjatë gjithë karrierës ka qenë zv/drejtues i Prokurorisë e në veçanti pranë Prokurorisë për Krime të Rënda! Ndërkohë është edhe njëri nga reformatorët e ndryshimeve të reja Kushtetuese dhe i preferuari i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa!

Por si ka mundësi që një ekspert i nivelit të lartë që është pjesë e grupit për ndryshimet e reja Kushtetuese kandidon vet, çka do të thotë se kur parashikonte kriteret për Prokurorë të Përgjithshëm etj., ai e kishte parasysh CV-n e tij. A ka ndonjë konflikt interesi këtu?! Prandaj Xhafa nguli këmbë që të hiqet nga ligji përjashtimi i ekspertëve për të marrë poste drejtuese me ndryshimet e reja ligjore!

Po a ka përgjegjësi Henrik Ligori për derexhenë ku ndodhet sistemi i drejtësisë, pasi ka mbajt detyra drejtuese, çfarë mund të ofrojë ai më shumë dhe kush e ka penguar ta bëj kur ishte ne pozicionet drejtuese etj ej.... Une mendoj se Prokurorisë nuk i duhen “teoricient”, nuk i duhen studios, por njerëz të vendosur dhe praktikë, njerëz që nuk kanë qenë drejtues apo zv/drejtues pasi nuk mund të riciklohen të njëjtët personazhe gjithmonë!

Pastaj ky kandidati i Xhafës, bie ndesh me deklaratat e KM “se boll me drejtësia drejtohet nga juristët e plepave dhe juristët me shkollë nate”, por siç duket edhe këtë rast ai nuk mban fjalën që ka dhënë vetë! E për ty “shef Riku” mos u mërzit se do ketë vend përsëri në sistemin e drejtësisë se ke aq miq e njohje si brenda ashtu edhe jashtë këtij sistemi!

“Suksese në kandidim”.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Edvana Vangjeli11/11/2017 00:25

Megjithese nuk me ka mbetur fije respekti per Edi Ramen, si korcare nuk mund te mos them dy fjale per Rikon, eshte nje djale i rralle, jemi me fat qe ne Shqiperi kane mbetur akoma njerez te tille, e per ti thene keto fjale nuk me duhet as te fsheh identitetin

Spiro Taqio10/11/2017 23:10

Per Ajo dhe Martin Frroku , ( ne mos qofte vete Rku qe shkruan keto komente ) . Ajo, kuptohet qe ti nuk je Shega, se nuk do te flisje aq mire per vjehrren, megjithese ne raste te tilla familja eshte me e rendesishme. Qe ky Riku nuk ka asnje lidhje me jurisprudencen kjo nuk do shume per tu kuptuar . Nuk jane, vetem mospjesemarrja ne ceshtje gjyqesore se eshte normale , Rku nuk ka cte thote apo lexoje atje. nuk eshte vetem grada shkencore Dr. Qe Riku nuk ka lidhje ( pasi Shega e shkolluara e dites dhe me eksperience nuk e ka ) aspak. Eshte kapja e sistemit nga grupi Xhafaj -Ministri i Brendeshem , kryetari I reformes ne Drejtesi. Riku eshte burri I Sheges , ish kolege e afere e Fatmir Xhafes. Riku ka kapur nivele te larta Drejtuese ne Prokurori vetem nga Xhafaj. Shikoni CV e Rikut kur ka marre per mire dhe pozicionin e Fatmir Xhafaj .... Shega eshte ish deputete e PS dhe partnere e Arjan Salatit, bashkepunetor shume I afert i Xhafaj. Arjani u largua nga detyra Kryetarit te Gjykates Vlore , per te ardhur ne Ministrine e drejtesise kur minister ishte Xhafaj. Kusheriri i pare i Arjanit eshte Cim Gani , kryeinspektori i ILDPKI i cili eshte sita e pare e vetingut per gjyqtaret dhe prokuroret . Pra, Riku eshte i blinduar nga klani i tij qe do te godase cdo kundershtar per te vendosur Rik francezin aty ku do ti duhet klanit, por jo ne France Frroku, pasi nuk mendoj se ke qene ti qe i ke dhene certifikaten e frengjishtes Riku . Keshtu do te ndodhe edhe me te tjeret qe do te jene pjese e klanit Xhafaj , I cili do te forcohet aq shume sa Rama ka per ta kuptuar, por do te jete shume vone. Riku do te beje hatane ....

Ndue KANARI, France10/11/2017 22:06

Më lëndoj ky pseudo-shkrim...
E njoh Henrikun që nga fundi i viteve ’70 në Universitetin e Tiranës (Fakulteti i Inxhinjerisë Mekanike dhe Elektrike) dhe pastaj në Metalurgjikun e Elbasanit. Njeri me zgjuarsi naturale të përpunuar dhe rezultate të shkëlqyera në Universitet, me një preçizion matematikor kudo, me një vendosmëri të çeliktë për të arritur atë që duhet dhe me një lartësi të pashembullt etike e juridike në shoqëri,...
Ja këto janë ca nga tiparet e Henrikut, që për hir të vërtetës, autorit i shkasin nga llogjika e tij “profesionale”.

Le të ngelet ky shkrim si një “keqinformim i paqëllimshëm !” i autorit, dhe le të shpresojmë që të shkruarit me përgjegjësi, përpikmëri, ndershmëri si dhe respektimi i vërtetësisë së fakteve do të karakterizojnë mediat në shërbim të publikut.

Vangjush Nase10/11/2017 20:36

Po e verteta eshte se kete bythpambuk e beri prokuror gruaja e cila e ka dhunuar sistematikisht Herikun pe Korce duke ja skuqur bythkat me stap lajthie, Nese vetingu sdo kaloje nga breket e rames gruaja e Henrikut te pambukte do te jete me tribale ne hunde tek burgu i Drenoves

Date 10/11/2017 19:18

Me mire inxhinieri mekanike apo elektrike e kohes xhaxhit sesa doktorature sot o Flamur djali. Ai te bej punen sic duhet jo si ky Hajduti,I paafti dhe I perdoruri qe eshte tani

Ajo10/11/2017 18:44

Ju lutem zoteri me inicialet FR, beni kujdes kur pergojosni prinderit e dikujt, aq me teper qe nuk jetojne me. Une nuk e njoh personalisht Z. Ligori, por ne qytetin e Korces njihej per nje qytetar teper korrekt dhe i mireshkolluar. Dhe ju lutem mos pergojosni kot ( kam pershtypjen se kjo vjen thjesht nga fakti qe nena e Z. Ligori ka nje emer tipik ortodoks dhe disa njerez ne Shqiperi jane ksenofobe ndaj te qenurit ne politike njerez qe i perkasin ketij grupi social, se sa me ndonje arsye tjeter) nenen e Z. Ligori qe ju siguroj se ka qene nje nene dhe grua shume fisnike. Te pakten per te mund t’ju siguroj sepse kam patur rastin ta njoh. Eshte turp nese niveli i komentuesve bie kaq poshte.

FR10/11/2017 18:21

Shoku Flamuri i Sanijes, qe paska punuar me burrin e Sheges dhe te birin e Evdhoksise ne metalurgjik, qenkesh demokrat (me siguri nga ata demokratet qe thone "Saliu" e jo "Sala") dhe po na kendon kengen "O Berat c'e pate fat"! Une them se ne fakt, qe kur na ka mbire i biri i Taqos dhe i Netes ne krye te qeveriut, ketij vendi vec po i ndrin fate me keso figurash te lavdishme si i biri i Taqos dhe i Evdhoksise. Po ne krye te ketyre te ndriturve, ndrin me fort dielli Fate fon Velaj, kryqi i Legjiones se Nderit. Perballe tij, Riku i Sheges mbetet ne hije dhe nuk e ndricon dot as shkelqimi i furres se kovachanes ku ai eshte rritur e edukuar ne gjirin e Partise e te Sigurimit bashke me shokun Flamur.

Martin Frroku10/11/2017 18:13

Flamir! Ke harru me theksu, psh, se Henrik shkruan dhe flet frengjisht shume me mire se ti shqip.

Flamur10/11/2017 14:46

Edhe une quhem Flamur, si ti dhe jam i biri i Sanijes, demokrat qe ne ditet e para dhe sot, por kjo nuk me pengon te them se ata qe flasin keq per Henrikun jane ata qe nuk e arrijne dot. Kam punuar me te ne metalurgjik dhe them se eshte djale i rralle ne shume drejtime. Qenka akoma ne Shqiperi, Fat qe e kini, ndiqeni pas dhe do shikoni cili eshte.

Daj Jaku10/11/2017 14:12

Zgjedhja e prokurorit duhet ti përkasë opozitës. Kjo është prerogativa e parë e demokracisë. Po ja mbajti bytha Ramës të heqë dorë nga kapja e drejtësisë dhe të përballet me të. Pikërisht lepurushi frikacak që përdori kukllat e tij në parlament për të hequr nga duart e drejtësisë zv.kryekriminelin dhe tani kërkon ta nxjerrë pa lagur kapterrin e vet të krimit duke uzurpuar organin e akuzës. Me një të pashkollë/gjasme shkollë/demek shkollë nate, si veten e vet. Në konflikt të hapur interesi. Harroi që dje bërtiste për origjinën tropojane të Zj. Imeraj.

Daj Jaku10/11/2017 14:07

Zgjedhja e prokurorit duhet ti përkasë opozitës. Kjo është prerogativa e parë e demokracisë. Po ja mbajti b... Ramës të heqë dorë nga kapja e drejtësisë dhe të përballet me të. Pikërisht lepurushi frikacak që përdori kukllat e tij në parlament për të hequr nga duart e drejtësisë zv.kryekriminelin dhe tani kërkon ta nxjerrë pa lagur kapterrin e vet të krimit duke uzurpuar organin e akuzës. Me një të pashkollë/gjasme shkollë/demek shkollë nate, si veten e vet. Në konflikt të hapur interesi. Harroi që dje bërtiste për origjinën tropojane të Zj. Imeraj.

Naum Mara10/11/2017 12:42

Inxhinieri quhet teknik, Specializmi ne Itali quhet studim per shurrmat e kovacit. Studimet me korrespondence quhen shkolle nate. Kriteret per zgjedhjen e PP jane pjese e Kushtetutes?

Dashi10/11/2017 12:00

Shiko Flamur, vendos vete nje kandidat te pershtatshem, ndonje nga ata qe njef mire se ke bere tellallin e tyre dhe vazhdon ta besh me sukses nga koha e Kocos e me tej. Bile meqe tani te erdhi Veza, behu vete kryeprokuror, se gazetare si puna jote jane si ata qe kendojne ne dush dhe u mbushet mendja se meritojne koncerte ne stadiume. Pacavure djale

liri10/11/2017 11:38

POPULLI YNE MOS TE GABOJE PERSERI. KRYEPROKUROR KETIJ VENDI I DUHEJ VETEM NJE DHE NJE. AI DUHET TE JETE VETEM ZEF BROZI.

Ajo10/11/2017 11:21

Te pakten e korrigjove veten me informacionin e gabuar qe dhe per shkollimin e Henrik Ligorit.
Por Veizaj harroi te shtoje, se ndryshimi i karrieres se Z. Ligori prej inxhinier ne prokuror, ka ardhur si rrjedhim i ndihmes qe i ka dhene bashkeshortja e tij, nje gjykatese teper e fuqishme ne qytetin e Korces ne ato vite pas ndryshimit te sistemit.

Shto koment

Denonco