Xhela...

Xhela...

Nga Agim Xhafka - 09/11/2017

E thërrasin shkurt Xhela se emrin e plotë e ka Xhelal. Ka vite që rri në trotuar tek Tirana e Re, pak më poshtë Librit Universitar. Nxjerr ca tufa presh, ca mollë të vogla, ndonjë lakër a spinaq.

Më parë i shpaloste dhe i freskonte me një shishe plastike që kishte shumë vrima te tapa, si kokë dushi. Dhe herë këndonte, herë bërtiste, hajde mall bio e herë shante Saliun. E kishte refrenin e një kënge monotone.

Kishte zbritur Xhela para 20 vjetësh nga malësia e Korçës, nga fshatrat e Oparit.

-3 lekë për ditë pune merrnim. Nuk e ngopëm një herë barkun me bukë, - tregon. - Vdisnin njerëzit nga mungesa e ushqimit. Te varrezat e fshatit po të lije ndonjë krodhe bukë, sa ktheje kokën ngriheshin të vdekurit dhe e përlanin. Kaq keq ishte jeta.

Erdhi Xhela në Shkozë të Tiranës e me djemtë ndërtoi një shtëpi. Por ia prishi qeveria e tani rri tek baxhanaku. Djemtë ikën në Greqi. Punojnë me ditë. Vetë nxjerr zarzavate, por i mban mbyllur në një qese.

-Vijnë e m’i rrëmbejnë këta të bashkisë, - ankohet.

Tani nuk bërtet më hajde mall bio, as këndon, por akoma shan Saliun. Dhe kujton babanë që e kishte oficer pas çlirimit.

-Më ka treguar kur i bënë gjyqin Musine Kokalarit. Iu sul babai dhe i shkuli një tufë me flokë, - dhe tregon grushtin sikur i ka akoma në grusht.

-E njihte? - e pyes.

-Jo, bre, fare!

Xhela ka plot halle, s’ka një çati ku të mbrohet, s’ka fëmijët në terezi, ka gruan uloke, nuk ka pension. Por i harron të gjitha. Gënjehet si fëmija me një akullore, shan Saliun.

Doja ta pyesja për kë votoi, por m’u duk pyetje kot. Duket që larg, kuptohet.

Sa dëgjoj histori të tilla më vjen ndër mend strofa:

-Shqipërinë e mori Xhela.

 I vu zjarr...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

E verteta 10/11/2017 21:50

Po je I madh z Xhafka Me mire se kaq nuk mund te shpjegohet fitorja e Rames per here te duet Injoranca mbreteron ne vendin tim. Dhe sa per zoterine nga Devolli qe merte 150 leke te vjetra be dite I them se dhe une jam nga Devolli the mernim 60 -70 leke me dite duke punuar si kafshe por zotria eshte nje komunist I qelbur nuk e didn’t se pre-K nga eshte

Adi10/11/2017 18:38

Je i madh.

Raqi10/11/2017 17:36

Agim, bre vella, sikur e ke prish doren, bre, se ti sikur nuk ke genjyer ndoihere, bre. Une kam qene kooperatvist ne Devoll, bre, por kema mara 10 e 15 leka per dite pune, bre, e jo 3 leka sa thua tyne. Mire, bre, qe keta te rinjte do te besojne, por ne te vjetrir, bre, sikur na shan, bre, kur genjen kaq shume.

Nebil09/11/2017 19:59

Shqiperise i eshte vene zjarri qysh nga Nentori i 1944, keta qe vijne vetem kujdesen qe zjarri te mos shuhet.

Nebil09/11/2017 19:56

Shqiperise i eshte vene zjarri qysh prej vitit 1944, keta qe vijne vetem se kujdesin zjarrin qe te mos shuhet.

Shto koment

Denonco