Puset e naftës janë pa matës

Puset e naftës janë pa matës

Nga Ilir Babaramo - 08/11/2017

Edi Rama duket se është i gatshëm të bëjë gjithçka për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik nga skandali i fundit që ka mbërthyer qeverisjen e tij. Jo vetëm e shiti Tahirin por po e përdor dhe si ‘bouc emissaire’, ose thënë shqip kokë turku të gjithçkaje që ka ndodhur. Por tigani i madh që është vënë në zjarr duket se nuk ngopet me peshkun që sapo ka dalë nga deti.

Fantazia e tij nuk njeh kufij. Herë duke pozuar me poture përballë fotografëve të kryeministrisë e herë me deklarata të çuditshme përpiqet të mbulojë skandalin me një qëllim të vetëm: të shmangë vëmendjen e opinionit publik. Marrëzia e fundit ishte ajo se gjithkush që ka një pus në oborrin e shtëpisë nëse nuk vendos matës do burgoset.

Ju që keni shpenzuar pesë milionë lekë te vjetra për të hapur pusin e shtëpisë mos u trembni. Rama nuk e ka me ju. E sigurtë që këtë e ka harruar të nesërmen e ditës që e shqiptoi. Ai po kërcen nga huri në hu si një arlekin cirku vetëm të na tërheqë vëmendjen.

Në fakt ideja e vendosjes së matësve për puset e ujit krijon një asosacion të frikshëm idesh. A kanë matës puset e naftës në Shqipëri? Përgjigja e kësaj pyetjeje zbulon një nga aferat më të mëdha shqiptare. Sepse tregu I naftës në Shqipëri është një sofër qorrash. Përlan kush të mundë.

Por për ti dhënë përgjigje pyetjes që bëmë pak më lart e vërteta është fare e thjeshtë : Puset e naftës në Shqipëri janë pa matës. Këtu fillon dhe informaliteti, i cili ka pjellë korrupsion të frikshëm. Dosja e Kontrollit të Lartë të Shtetit që ka çuar për ndjekje penale një nga beniaminët e Gjiknurit dhe Ramës, drejtorin e Albpetrolit, flet për dhjetëra milionë euro abuzime.

Për shkak të mungesës së matësve në puset e naftës askush nuk di saktësisht se sa naftë prodhon Albpetrol, Stream Oil dhe mbi të gjitha Bankers Petrolium. E gjithë kjo sasi shkon për tu rafinuar tek Armo, e cila më pas e hedh në tregun shqiptar. Dhe për shkak të mungesës së matësve në puset e naftës është e mjaft e vështirë për të verifikuar sasinë e naftës shqiptare që po konsumohet prej dy vjetësh në tregun shqiptar. Gjithësesi importi është ulur me 30 për qind.

Gjithçka vërtitet rreth ARMO, kompanisë që prej vitesh i detyrohet mbi 200 milionë euro institucioneve shqiptare si Tatimet, Sigurimet shoqërore. Ky detyrim ende nuk është paguar ndërkohë që kompania e rafinimit po grumbullon pothuajse gjithë naftën e nëntokës shqiptare. Askush nuk jep përgjigje të qartë si e shtiu në dorë Armon zotërues i saj.

Çfarë është bërë me detyrimet e trashëguara dhe të krijuara rishtas ? Askush nuk I jep përgjigje kësaj pyetjeje . Ndërkohë puset e naftës janë pa matësa. Këtë realitet nuk e mbulojnë dot as poturet dhe as shashkat se do burgoset kush nuk vë matës për puset e ujit në oborret e shtëpive.

Marrë faqja në FB e autorit

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Loku11/11/2017 03:58

Me e bukura se keto puse gjithe kohes punojn, edhe keto kompanite koncesionare nji me dy falimentojn a e keni pare.

Bejn pare, vjen tjetri ben dhe ai pare. As taksa spaguajn, asgje. Keshtu ka qen eshte e do te jete.

krasasi tp08/11/2017 17:39

Cfare nafte po na iken?.Nafta nuk mbarohet.Burime te tjera energjije dalin.Kriza e ujit do kercenoj boten ne te ardhmen.z.Rama dhe Rilindja punojne dhe mendojne per gjeneratat qe vijne.Kujdes ujin.Puset e naftes jane ne besen e Besos.

selim rroshi08/11/2017 15:03

Ka kohe qe kercen prifti nga belaja dhe ka shume me teper kohe qe kerkoj te mbuloje m... me shurre ky i cartur e i kapur prej potureve nga krimi.

Katnari08/11/2017 14:52

Zotni babaramo ti e ke shume mire po me ket popull legen ai ka per tna vu matsa ene me na vu tarife sa shu.... bojm.

ERMTS08/11/2017 14:27

KU E KERKONI SAHATIN TEK KY I RRJEDHUR QE NUK KA VETE SAHAT MENDOR/?KU ESHTE BERE SI UFO I PA KOMANDUAR NA ESHTE BERE SIC THONE ELIFIMATRAK..RUANA O ZOT NGA FURIA E KETIJ TE CMENDURI E NGA ATA QE I VENE PAS.

Shto koment

Denonco