Goditja e rradhës ndaj “familjeve mafioze” në Fier…

Goditja e rradhës ndaj “familjeve mafioze” në Fier…

Nga SYRI.net - 06/11/2017

Fieri është një nga rrethet ku korrupsioni në sektorin e naftës, krimi i organizuar i nivelit të lartë, kultivimi i marijuanës dhe trafiqet e drogës e të qënieve njerzore kanë përfshirë një numër të madh grupesh dhe familjesh mafioze. Mbështetja nga politika dhe lidhja e tyre me shtetin kanë qenë të fuqishme. Pavarësisht se ky rreth është në shumicë i majtë, nuk ka munguar tjetërsimi i votës përmes blerjes dhe kërcënimit të votuesve, ku familjet mafioze me porosi nga drejtuesit më të lartë vendorë e qendror janë përfshirë në mënyrë aktive në tjetërsimin e votës. Personazhet politike përmes të cilëve Rama ka siguruar lidhjen e familjeve mafioze me shtetin janë Gramoz Ruci, kryetar i Kuvendit dhe Armando Subashi, kryetar i bashkisë së Fierit. Mjafton të përmendet fakti që Gramoz Rucit i është refuzuar viza për në SHBA për shkak të lidhjeve me trafiqet e drogës dhe gjesti i ambasadorit të SHBA gjatë zgjedhjes së tij në krye të kuvendit për të kuptuar qëndrimin e SHBA ndaj këtyre lidhjeve.

Në rrethin e Fierit veprojnë shumë klane dhe familje mafioze, të fuqishme lokalisht por edhe me ndikim të konsiderueshëm në nivel kombëtar, por edhe shtrirje rajonale e europiane. Lufta mes bandave, klaneve dhe familjeve mafioze është ashpërsuar herë pas here për shkak të beteja të tyre për rritje të prezencës dhe konflikteve nga mosmarrëveshjet apo sherreve tipike mes bandave. Rol në nxitjen e këtyre sherreve ka pasur edhe lidhja e tyre me politikën, sidomos pas vitit 2013.

Lidhja e familjeve mafioze të Fierit me drejtuesit më të lartë vendorë dhe përfaqësuesit e lartë nga Tirana kanë qenë e fuqishme dhe funksionale; të gjithë qytetarët e këtij rrethi janë në dijeni të këtyre lidhjeve por kanë shumë frikë ti denoncojnë. Personi A.S. u programua për postin më të lartë vendor në Fier për shkak të marrëdhënieve me familjet mafioze që në kohën kur ishte drejtues i një institucioni të rëndësishëm. Lidhjet e tij tashmë janë të konsoliduara me këto familje, mjafton të studiohen tenderat e fituara në sektorin e naftës dhe të shërbimeve në bashkinë e Fierit për të nxjerrë se cilat janë këto familje dhe çfarë përfitimesh selektive e deri të paligjshme kanë pasur ato për shkak të lidhjeve me drejtuesit e naftës dhe kryetarin e bashkisë së Fierit.

Në kultivimin e kanabisit, Fieri konsiderohet një nga zonat ku është prodhuar një sasi e konsiderueshme e kësaj droge dhe fitimet kanë qënë të konsiderueshme. Përveç rrjetit të policisë që ka pasur një rol kryesor në realizimin e këtij aktiviteti, konkretisht në sjelljen e farës së kësaj bime, kanë qenë shumë aktivë njerëz shumë të afërt me drejtuesve të lartë politikë të qarkut; në mjediset qytetare flitet për implikim të vëllait të A.S dhe të djalit të G.R.(gjë që natyrisht mbetet për tu hetuar nga organet përkatëse); nga bisedat e qytetarëve të Fierit rezulton se e këtyre personazheve kanë dalë nga interceptimet e shërbimeve inteligjente. Po i njëjti rrjet është aktiv edhe përsa i përket trafikut të drogës.

Në sektorin e naftës, korrupsioni është ndoshta në nivelin më të lartë në të gjithë vendin edhe për shkak të fitimeve kolosale që sjell ky sektor. Një biznesmen, me qëndrim në Tiranë, me emrin B.S., dikur bashkëpunëtor shumë i afërt i Ramës, dhe i riaktivizuar me ndërhyrjen e minisitrit të Energjitikës vazhdon të sigurojë fitime të mëdha nga ky sektor duke qënë deri para pak kohësh edhe një aktor aktiv në tjetërsimin e votave në këtë qark. Por kohët e fundit një familjar i zyrtarit të lartë G.R. së bashku me bashkëshortin e një ish-zyrtareje të lartë të administratës publike, i quajtur S.T. që është ndërkohë një i afërt i G.R., kanë qenë shumë aktivë në marrjen nën kontroll të këtij sektori dhe të përfitimeve të paligjshme që rrjedhin nga Albpetroli. Shumë nga përfitimet në këtë sektor sigurohen përmes lidhjes me familjet mafioze të këtij rrethi, që ndërkohë janë shumë aktive gjatë zgjedhjeve.

Veprimtaria e këtyre familjeve mafioze dhe e lidhjet e tyre me zyrtarët e lartë vendorë e përfqasuesit më të lartë nga Tirana janë tashmë të regjistruara nga shërbimet inteligjente. Goditja e tyre është çështje kohe dhe radhe. Mesa duket, pas Tiranës, Elbasanit, Durrësit, radhën për tu goditur e kanë familjet mafioze të Fierit dhe zyrtarët e lartë të këtij rrethi si dhe të afërmit e tyre të lidhur fuqimisht e pazgjishmërisht me ta.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment