Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Saimirin  e përdhunon studentja K. L

Saimirin e përdhunon studentja K. L

Nga Agim Xhafka - 04/11/2017

U mbush java që Tahiri është në hit parade të skandaleve. Siç po rri në atë maje edhe PS që po mundohet me marrëzi të justifikojë provat që implikojnë ish-ministrin.

Kur ai doli nga përgjimet italiane i lidhur me klane trafikantësh droge,u tha se nuk bëhej fjalë për të. Ishin rrena dhe shkrime gazetash. Qënkej një Saimir tjetër, gati sa nuk u pranua zyrtarisht se mund të ishte Saimir Pirgu!!!

Kur u kap një i njohur i tij me 800 mijë euro në makinë dhe me dy leje drejtimi anijesh me emrin e Tahirit,u tha se ishin pare të një biznesmeni që do paguante blerjen  e 2.000 tonëve hekur.

Nesër,në se një studente, p.sh. vajza K.L. akuzon Saimirin se e ka ngacmuar seksualisht, PS do nxjerrë në foltore Taulantin urgjent që do thotë:

1-Kjo vajzë është nga Tropoja,

2-Ajo ka përdhunuar Tahirin.

Loja e justifikimeve ka bërë që shteti të drobitet. Saimiri është kthyer tani në një ndryshk të egër mbi trupin e vendit. E kur pritet të ndërhyhet për pastrim,lihet siç është me porosinë,mos e prekni këtë ndryshk, mbrohet nga Rama.

Kuptohet që kjo mbrojtje e zjarrtë bëhet nga një frikë e madhe e Ramës me të tijtë. Çdokush e kupton se Saje Qorri nuk është aq qorr e shurdh. Ka plot gjëra që ai i ka magazinuar diku që qeveria ta mbrojë me çdo çmim. E po duket acik trembja që ka përfshirë të madh e të vogël. Nuk flet askush për këtë metastazë aq të dukshme e të rrezikshme. Jo vetëm deputetët që vijnë nga bandat, por edhe socialistët e racës heshtin. P.sh. hesht edhe Majko. Ai që pafajësinë e ka shtrirë në krejt portretine tij. E sigurt që Tahiri atë s’ka me se e kërcënon,por e sigurt po del që Majko do më shumë postin se pastërtinë e partisë së tij. Njësoj dhe plot të tjerë. Bëjnë sikur as dëgjojnë as shohin. Ndërkohë ndryshku përparon,gërryen qeverinë,maxhorancën e shtetin.

Sikur Tahiri të ishte ministër i qeverisë Berisha me kaq e kaq fakte e mënxyra, me siguri që protestat, djegiet e gomave, tullat, gurët, pllakat e bulevardit do kishin bërë kërdinë. Shqipëria do ishte në zjarr e flakë dhe me të drejtë. Atdheun po e ha mafia, i ka hyrë në çdo qelizë, hap çdo zyrë e do e ndeshesh, udhëto kudo e do e kuptosh. Në varfërinë masive dhe në banditët që kullufisin tendera e koncesione.

Tahiri po bëhet simboli i PS. Nuk do jetë çudi që dora me trëndafil e socialistëve të shndërrohet në trëndafil me portretin e Tahirit në mes. Se ai është si çanta e Tak Brahos dikur. Por nuk e ka aq të dukshme e të madhe. Se gjëmat i ka në cd e shpërndarë në shumë baza. Tentakula kanosje ngado, si dragoi me dyzet gjuhë që nxjerr zjarr nga goja. Ditët do vijnë me fakte të reja. Ish-ministri është si apandecit i infektuar. Ka plasur në barkun e shtetit e në vend të ndërhyjnë kirurgët për pastrim e operim, ndërhyn Rama e urdhëron që zjarrmin e t’ja mjekojnë me kompresa me uthull molle. Të presim dhe ca , se peritoniti nuk është larg, çështje ditësh ...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

eri05/11/2017 15:43

hahahahah gallate

Lesh Arapi05/11/2017 14:40

Saje qorri e meriton te perdhunohet, por jo vetem, me shume nga te gjithe e meriton i semuri mendor Edqim Rama!
Por keta Riqindasit e sotem jane futur te gjithe ne kazanin e corbes : Sajmiu, Edqimi, Gramozi, Tao Tao, Ilir Byqja, Mimi Kordhelja,Damian Gjiknurja, Arben Ahmetaj (ky duket si majmun),
Daku i Durresit, lala i elbasanit (Ky eshte strumbullari).
Keta jo vetem qe duhen perdhunuar por u duhet futur nga nje hu ne bythe e duhen shetitur ne rruget e Shqiperise qe te mos i shkoje me mendja politikaneve te veprojne ne kete menyre!

SERISIMA05/11/2017 02:17

Vullkani i kanabizimit te ketij pushteti duket sa po na nxjerre syte. SAJE qorrikadale lakuriq per bemat e tije bashke KM tone qe po tregohet BUFON para popullit. . Keta duhente ikin ne mos se ti shporrim. Ja ne bere te pa durueshem , shtazarake,mashtrueste origjines. qe kane ardhe. Persa i perket ironise se ketij komentuesit DAJAKU, per opoziten qe kritikon me roni kryetarin eventualme ironi kam te drejte ti theme ;mendim personal] goditjen e ben me qellim per statukuo. Opozita ka fjalen, argumentin pushteti forcen e mashtrimin,Kujt i beson?Vetm idioti iqeverise i thote ironite per opozite, kush i perkrah e flet ndryshe eshte HIPOKRIT...

Fredi04/11/2017 23:31

Sajmiri e ka nje precedent ne itali per vetvrasje, keshtu qe nuk eshte cudi " te kryeje" prape " vetvrasje, por kete rradhe me ndihmen " e miqve" te tij te afert. Nga qurravitja ne Tv Klan, te nesermen ne ; Nuk keni pare asgje akoma; Kush je ti more qorr qe do te mbash peng shqiperine? Kush je ti more kelyshi i Gramoz Rucit qe te genjen mendja e vogel se do ja dalesh mbane? Nese nuk ben " vetevrasje" , dashnorja e Shullazit do behesh ne burg.

Sonja04/11/2017 22:52

Vendi eshte drejt koleres, duhet nderhyrje dhe duhet shpetuar. Apandesiti duhet hequr qe te shpetoj ky trup i infektuar rende tashme, dhe po qelbet i teri. Ky trup duhet te largohet nga turma pasi do te infektoj dhe te tjeret, te cohet tek infektivi dhe bashke me te sigurisht qe do te kete dhe te tjere te infektuar.....

Albani04/11/2017 22:47

Ore po gruan vete e perdor ky? Them meqe cdo gje me vlere ja perdorin shoket.

abi04/11/2017 22:35

Po mire socialistet nuk flasin, po Blushi dhe Hafizi, ku jane mbyllur?!!! Me duket po vajtojne hallin e Sajes...

Daj Jaku04/11/2017 22:17

Nuk është peritonit ky rast. Është kancer që po përhapet me shpejtësinë e një brime të zezë (buco nero) që gllabëron gjithçka ndodhet për rreth, bile edhe drita nuk ka fuqi të shkëputet prej gravitetit të saj. Ndërsa lëvizjen popullore kundër këtij kanceri duhet a harrojmë, brima e zezë ka gllabëruar në brendësi të saj edhe opozitën e Lulushit të voccëëërrrr fare.

Shto koment

Denonco