Europa ime: Ç'është atdheu?

Europa ime: Ç'është atdheu?

Nga Krsto Lazarevic - 04/11/2017

Ku është atdheu? Ndodhet ai majtas apo djathtas? Eshtë ai fqinjësi, pyje, fusha, kombi vetiak, Europa apo e gjithë bota? Eshtë ai një kujtim ndaj fëmijërisë, apo shpresë për të ardhmen?

Në veshët e shumë gjermanëve fjala atdhe tringëllonIn e konsumuar po ashtu si kofshë derri, birrë, apo xhumaxhuxh oborri. Por edhe si antisemitizëm, kryq i thyer dhe strehimore refugjatësh që digjen. ishin nazistët, që konceptin e atdheut e vendosën në qendër të ideologjisë së tyre dhe janë neo-nazistët e ekstremit të djathtë NPD (Partia Nacional-Demokrate), që e quajnë veten "partia sociale e atdheut". Eshtë partia populiste e djathtë AfD, që do ta mbrojë atdheun gjerman prej refgujatëve. Nëse është e nevojshme ajo do ta bëjë këtë edhe duke qëlluar ndaj fëmijve në kufirin gjerman. E ashtu si për çdo temë që angazhohet AfD-ja, partitë e tjera ndihen të detyruara të pëfshijnë edhe ato në agjendën e tyre.

Pasi kandidatja kryesore e partisë ekologjiste Katrin Göring-Eckhardt në kongresin e vogël të partisë tha: "Ne e duam këtë vend. Eshtë atdheu ynë. Këtë atdhe nuk duhet ta përçajmë", në parti u diskutua shumë. A mundet që koncepti atdhe të ketë konotacion pozitiv në Gjermani? Baza e ekologjistëve e ka të vështirë me fjalën "atdhe", kryesia e partisë ekologjiste ka ende shumë plane me këtë. "Atdheu" duhet të jetë hallka lidhëse e koalicionit të ardhshëm mes CDU/CSU, FDP (Liberal-Demokratët) dhe ekologjistët. Me atdhe në këtë frymë kihet parasysh Gjermania. E prej kësaj rjedh detyrimisht pyetja, se për kë mund të jetë Gjermania atdhe dhe për kë jo.

Një koncept pa qeder apo i rrezikshëm?

Ka njerëz, që kanë lindur në një vend, jetojnë atje gjatë gjithë jetës dhe e quajnë këtë vend atdhe. Ka njerëz, për të cilët atdheu është një burg, prej nga ata largohen dhe më së shumti e vizitojnë atë nga ndjenja e detyrimit vetëm për Krishtlindje. Ka njerëz që e humbasin atdheun e tyre dhe detyrohen të arratisen. Këta njerëz nuk kanë privilegjin të vendosin nëse duan të qendrojnë në atdheun e tyre. E atyre që u ecën ters, priten në një vend tjetër nga njerëzit, të cilët duan ta mbrojnë "atdheun e tyre" prej "të huajve" dhe ky vend asnjëehrë nuk mund të bëhet atdhe për ta.

Në gjuhën e përditshme fjala atdhe është një koncept pa qeder. Shumica e njerëzve e përshkruajnë atë me vendin, ku janë rritur dhe e lidhin me kujtime ose me një vend, ku ata ndihen si në shtëpi. Në politikë ky koncept është më i rrezikshëm dhe përjashtues, pasi populistët e djathtë në mbarë Europën e vendosin në qendër të ideologjisë së tyre.

Pa atdhe askund

Si fëmijë mua më thonin, që Serbia është atdheu im, pra unë isha krenar të jem serb. Unë mbaja në qafë një kryq ortodoks dhe një stemë serbe.  Por në këtë kohë unë asnjëherë nuk kisha qenë në Serbi. Familja ime vjen nga Bosnjë-Hercegovina. E përderisa atje kishte luftë, ne jetonim në Gjermaninë.

Ishte daja im, një kroat, i cili na mori ne në Reutlingen dhe e ndihmoi babain tim të gjejë  një punë në ndërtim. Ndërkohë që 1000 km larg serbët dhe kroatët masakronin e dëbonin njeri-tjetrin reciprokisht, ne jetonim në paqe si familje. 

Ndërsa Kroacia zuri vendin e tretë në Kampionati Botëror të Futbollit më 1998, unë brohorisja. Gjatë udhëtimit të kolonës së makinave të tifozëve unë si nëntë vjeçar isha ulur pas dhe valëvisja flamurin kroat nga dritaret e makinës. Flamuri kroat në dorë, stema serbe në qafë - për mua kjo nuk përbënte kundërthënie. Lufta nuk më interesonte mua. Vetëm vonë unë mësova, se portieri i shkëlqyer Davor Šuker pozonte para varrit të udhëheqësit të Ustashëve Ante Paveli?, nën drejtimin e të cilit qindra miëjra hebrej, serbë, romë e opozitarë u shfarosën.

Unë preokupohesha prej luftrave pasuese jugosllave dhe me krimet që u kryen në emër të Serbisë. Spastrimet etnike, përdhunimet sistematike, rrethimi i Sarajevës, Srebrenica. Të jetë ky atdheu im? Më mirë jo, vendosa unë. Unë mora stemën e hoqa nga varësja dhe e mbylla në sirtar. Edhe sot e kësaj dite ajo ndodhet atje. Atdheu u bë për mua diçka e keqe. Diçka për të cilin njerëzit janë të gatshëm të ndjekin urdhëra mizore dhe të vrasin.

Pasaporta, atdheu dhe të drejtat

Unë jetoj në Gjermani qëkurse mendoj. Koha më përpara nuk më kujtohet. Megjithatë Gjermania nuk u bë atdheu im. Eshtë e vështirë të ndihesh si në shtëpi, kur kërcënohesh të të kthejnë. të të dëbojnë për në një vend, që e njeh vetëm sepse ke kaluar pushimet e verës atje dhe gjuhën e të cilit nuk e flet. Për shumicën e miqve të mi patenta ishte dokumenti më i rëndësishëm, që morën kur mbushën 18 vjeç. Për mua ishte leja e pakufizuar e qendrimit.

Sot unë jetoj në Berlin dhe jam gjerman. Nuk është diçka me të cilën krenohem, apo turpërohem. Eshtë thjeshtë vendi, ku unë jetoj. Pasaporta gjermane nuk më ka dhënë mua atdhe, por të drejta. Të drejtën të udhëtoj dhe të votoj. Të drejtën të jem një subjekt politik brenda territorit, ku jetoj. Kjo nuk tingëllon ngrohtë si atdhe, por për mua është më e rëndësishme.

Në fund të "Parimi i Shprresës" të Ernst Bloch është fjalia: "Kështu në botë krijohet diçka, që shfaqet vetëm në fëmijëri dhe atje ku askush nuk ka qenë: atdheu." Bloch u largua nga perandoria gjermane, sepse ai ishte kundër Luftës së Parë Botërore. Ai u arratis prej nazistëve, seose ishte hebre dhe emigroi nga RDGJ-ja, pasi u konfrontua me regjimin e SED (Partia e Bashkuar Socialiste në ish-Republikën Demokratike të Gjermanisë). 

Për Bloch atdheu nuk ishte vendi, në të cilin u lind, apo kombi të cilit i përket, por një kujtim dhe mall për fëmiëjrinë dhe shpresën në një të ardhme, që duhet të fitohet. Një utopi, në të cilën nuk ka qenë asnjë njeri. Në veshët e mi kjo tingëllon më mirë se sa kofshë derri, xhuxh i oborrit apo ministria e atdheut.

Krsto Lazarevic ka lindur në Bosnjë-Hercegovinë dhe është arratisur si fëmijë me familjen në Gjermani në kohën e luftës. Ai jeton sot në Berlin, punon si gazetar dhe publicist, shkruan për media të ndryshme gjermane./DW

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Loran shehu04/11/2017 17:34

Po normal ti me fytyr pederasti catdhe do kesh

Shto koment

Denonco