Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Heshtja, si po rrezikojnë me perceptim përfshirjeje Lu dhe Vlahutin

Heshtja, si po rrezikojnë me perceptim përfshirjeje Lu dhe Vlahutin

Nga SYRI.net - 03/11/2017

I pari ishte gazetari i mirënjohur Fatos Lubonja që i kërkoi dy personazheve të perceptuar nga një pjesë e publikut shumë aktivë në betejat për reformën në drejtësi dhe kundër individëve të korruptuar dhe me rekorde kriminale. Ka pasur edhe shumë gazetarë të tjerë, analistë, opinionistë, intelektualë të shumtë që kanë kërkuar reagimin e këtyre dy personazheve duke paraqitur ndërkohë çudinë e tyre për mos reagimin de shfaqur dyshimin për kompromentimin e tyre nga Rama dhe ministrat e korruptuar e të implikuar në kultivimin e kanabisit dhe trafiqet e drogës.

Ndërkohë që ka pothuajse një mendim të përgjithshëm që Vllahutin është e implikuar në korrupsion në aferën e blerjes së vilës së famshme të BE por ndërkohë është pjesë e rrjetit Soros për të mbrojtur të gjithë aktivitetin korruptiv e kriminal dhe trafiqet ku është përfshirë Rama, ministrat e deputetët e tij. Por edhe për ambasadorin Lu shumë shqiptarë janë të habitur përse nuk reagoi asnjëherë për kultivimin e kanabisit, madje në disa raste u bë njësh me Ramën e Tahirin për të maskuar policinë e implikuar në kultivimin e kanabisit dhe trafiqet e marijuanës.

Vllahutin dhe Lu ndonëse ishte një eksperte amerikane në zyrën e OSBE në Tiranë që hartoi raportin ku evidentohej një listë e gjatë deputetësh dhe ministrash oligarkë e me rekorde kriminale, ndër të cilët edhe Rama si zotërues i një shume prej 200 milion euro në një llogari bankare off shore në emër të të vëllait, asnjëherë nuk reaguan.

Vllahutin dhe Lu nuk reaguan asnjëherë që qeveria Rama largoi nga sektori i naftës një kompani kanadeze dhe nga aeroporti Rinasit një kompani gjermane…

Vllahutin dhe Lu nuk reaguan pasi Rama i sfidoi në Kavajë duke mbështetur Elvis Roshin i cili ishte qartësisht me rekorde kriminale…

Vllahutin dhe Lu nuk reaguan asnjëherë për raportet e OSBE/ODHIR ku tre herë radhazi në periudhën kur drejton vendin qeveria Rama, evidentohet tjetërsimi i rezultatit zgjedhor përmes blerjes së votave dhe kërcënimit të votuesve…

Dhe së fundmi, Vllahutin dhe Lu nuk thanë asnjë fjalë në mbështetje të prokurorisë në betejën kundër trafikantëve te drogës dhe armëve ku rezulton nga drejtësia italiane i implikuar edhe Tahiri. Vllahutin dhe Lu heshtën dhe çuditën të gjithë shqiptarët duke mos thënë asnjë fjalë për vendimin politik të Ramës për të mbrojtur Tahirin dhe penguar drejtësinë të veprojë…

Sot një nga drejtueset e opozitës Kryemadhi ka bërë thirrje edhe Vallahutin edhe Lu të reagojnë gjë që kërkojnë të gjithë shqiptarët të cilët të dëshpëruar e pa shprersë duan të emigrojnë.

Shqiptarët mendojnë se ka vetëm një arsye që Vllahutin e Lu nuk reagojnë, ata me shumë gjasa janë të kompromentuar nga Rama me paratë e pista të kultivimit të kanabsit dhe trafiqeve të drogës? Ka vetëm një mënyrë për të sfiduar këtë perceptim: të reagojnë qartësisht! Të gjithë presin…Nga Vllahutin askush nuk beson se do të ketë reagim.. Kurse për Lu ka një fije shprese se mund të reagojë këto ditë para se gjërat të ndryshojnë në Uashington.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Sirius07/11/2017 07:06

Kur Shqiptaret rrine dhe vegjetojne e pranojne te qeverisen nga 17% i nje kryeministri narkoman, pse te mos shijne keta sharlatane. Vetem protestat e fuqishme dhe rreagimi sistematik popullor, i zbythin keta plehra. Ne Shqiperi nuk ka rreagim. Ai popull aty eshte ne gjume, prandaj dhe 5% ben ca ti doje menderja. Nga Shqiperia duhet te largohet pseudomiti i stabilitetit diktatorial dhe abuzues dhe njerezit te mesohen te ngrene zerin per me mire. Mos te rrine si pula te lagura ne shi.

vlla lu04/11/2017 23:47

,,Paraja e shkrete,, po e ben lUn dhe Vllahutin te kerkojne azil ne vendet e tyre te origjines!

edvin03/11/2017 21:46

Fatos Lubonja ka meriten e vetme,sepse ai e beri publik dhe drejteperdrejte ne TV dyshimin e tij.
Ne fakt,dyshimin per kompromentimin e ambasadorit Lu,ne lidhje me lulezimin dhe trafikimin masiv te kanabisit ne Shqiperi,opinioni i gjere e ka shprehur me kohe nepermjet rrjeteve sociale.Nepermjet statusit tim rreth nje vit me pare,shoqeruar me fotomontazhe sarkastike,eshte drejtuar gishti ndaj ambasadorit Lu.Nuk po flas per shoqen Vlahu,sepse ajo tashme eshte e deskritituara e madhe e shumices se shqiptareve.Mbeshtetja kompromentuese ,te cilen shoku Lu i ka dhene pa rezerva Qeverise Rama, eshte shprehur haptas ne procesin e vettingut!Rasti kur ai,me mbeshtetjen e "shoqerise civile" socialiste e ne shperdorim te etikes e te funksionit te nje diplomati,protestoj para parlamentit, kunder opozites e cila po kerkonte garanci per nje proces konform rekomandimeve te Venecias.Ai nuk reagoi kur u zbuluan deformime ne perkthim te rekomandimeve.Ai heshti edhe kur rane avionet e trafiqeve.Ai heshti edhe kur Qeveria mohente kanabizimin e vendit.Ai heshti edhe kur opozita shqyhej duke treguar lidhjet e Qeverise se Rames me trafiqet.Ai heshti edhe per zgjedhjet ne Diber,apo Kolonje.Ai heshti edhe kur Fatmir Xhafa(vellai i nje trafikanti nderkombetar) u be Minister i Brendshem.Ai heshti,edhe kur Kryeministri i Shqiperise u be pjese e fushates anti-Trump!Ai heshti,heshti deri sa perfunduan zgjedhjet per Presidentin e SHBA-se! Pastaj,cuditerisht filloi te belbezoje!Pastaj filloi te ngaterroje strofat e vjershave te servirura.Pastaj...
"Gojet e liga" kane kohe qe thone,se droga ka patur miratimin e Administrates "Obama" dhe se nje pjese nga te ardhurat prej saj,Kryeministri autokrat shqiptar e natyrisht me bekimin e Ambasadorit Lu,kane shkuar ne SHBA dhe jane perdorur ne fushaten zgjellore per President,ne favor te fondacionit dhe kandidates Klinton.
Koha do te provoje ne se "dyshimet" ekstra-popullore si me siper do perkojne me te verteten ,apo do te mbesin si teori konspirative alla "Myftaraj".

Mjere demokratet03/11/2017 20:41

Mjere demokratet qe perfaqesohen nga te tille stratege qe kane vendosur te luftojne dhe me europen dhe me amerikem dhe me turqine dhe me rusine. E vetmja gje qe do arrijne eshte te fitojne rregullisht 20-25pct te votes dhe te ndihen te mencur mes kushurinjve dhe miqve te ngushte. Vertet me vjen keq.

SU03/11/2017 19:55

E nga kush prisni te flasin, te dy jane njesh me kryenarkomanin RMA, te dy gojen e kane te qepur, xhepat plot. Kjo eshte menyra e kesaj qeverie komuniste per te qeverisur. Erdhen nga sorosi e aty do vdesi. I genjen mendja, po idel kallai pak e nga pak te treve ketyre ne heshtjen e mcefjen qe i bejne padrejtesise qe i behet ketij populli.Me mire pa to , se me keto.

JURI03/11/2017 19:01

keta te dy duhet te hetohen per krim ndaj jerzimit krim ndaj nje komi dhe me gjer keta nuk perfajqesojne vendet dhe forumet qe i kane derguar keta perfajqesojne klanet soros me vese dhe perveset me te kqija qe i perkasin njeriut shqiptar ngrihuni sa seshte vone.....

t03/11/2017 18:26

Kompromentimi i tyre kuptohet qarte,dhe ska nevoja per "fakte",reagimi te vazhdoje te jete ndaj kesaj qeverisje prokanabis dhe antibisnes,deri ne largimin e saj

Shto koment

Denonco