Rama e pranon më së fundmi: '… jam ushqimi për kazanët e mb….?'

Rama e pranon më së fundmi: '… jam ushqimi për kazanët e mb….?'

Nga SYRI.net - 02/11/2017

Rama pasi ka ofenduar mediat me termin “kazan” duke nënkuptuar “kazan mbetjesh” ka deklaruar se “mediat s’mund të më bojkotojnë mua se unë jam ushqimi i tyre…”. Pra më në fund,logjikisht Rama e ka përcaktuar vetë veten si “ushqim për kazanët e mbetjeve”. Pra i bie të jetë vetë përcaktuar trupërisht si“…mbetje..”?! Kjo do të ndodhte kujtdo që flet e flet pa menduar apo ofendonin terlokutorët.

Nuk mund të ndodhte ndryshe, duke folur mbroçkulla pa fund Rama një ditë të bukur do të arrinte në këtë përfundim të cilin mesa duket e kupton edhe vetë që e meriton.

Por thelbi i marrëdhënieve të tij me mediat nuk është thjesht se ai pranon që është “…ushqim për kazanët e mbetjeve…”; marrëdhëniet e tij me mediata i është përpjekur gjithnjë ti orientojë në formën e marrëdhënieve të nënshtrimit prej tij, të vënies në shërbim të tij, të vënies nën kontroll deri edhe të blerjes. Dhe të gjitha këto përpjekje për të mashtruar publikun apo shpërlarë mendjet e tyre.

Kohët e fundit, Ai i çoroditur nga pamundësia për të vazhduar të mashtrojë publikun ose më saktë pasi ka kuptuar se publiku nuk i ha më mashtrimet e tij ka filluar të ofendojë të gjithë interlokutorët, të sillet me arrogancë apo agresiv me të gjithë ata që ka përballë, sepse nuk e mbajën më nervat ose me qëllimin për të zhvendosur vëmendjen nga temat që e nxjerrin zbuluar dhe nuk mundet të gënjejë qytetarët.

Kohët e fundit, duket sikur Rama ka dy probleme të mëdha me mediat, të cilat mbrojtësit e tij përpiqen t’ja maskojnë… në fakt problemet e mëdha që ka Rama është se shqiptarët kanë tani më të qartë që Rama është i paaftë, është i korruptuar, është i lidhur me krimin dhe korrupsionin dhe Rama nuk mundet më ti mashtrojë shqiptarët me gënjështrat e tij tipike….

Së pari, sa herë Rama kapet i papërgatitur nga pyetjet e medias apo të opozitarëve apo pyetjet nxjerrin zbuluar lidhjen e tij me korrupsionin, krimin apo trafiqet ai me arrogancë e agresivitet nuk përgjigjet por ofendon gazetarët, opozitën, kundërshtarët…Dhe në këtë rast ai paraqitet realisht ashtu siç vetë përcaktohet “ushqim për kazanët e mbetjeve…”.

Së dyti, sa herë që pyetja është konkrete apo Rama e kupton se përgjigjet eventuale që mund të jepte do ta nxirrte zbuluar, ai i shmanget përgjigjes duke bërë pirueta apo duke u hedhur nga një degë në tjetrën duke u përpjekur të ndërrojë temën e çështjes dhe të zhvendosë vëmendjen. Madje në disa raste kur e shikon se është i kapur mat nga pyetjet, Rama fillon me ulurima, agresiv e arrogant të trajtojë një temë nacionaliste ose të ofendojë interlokutorët sikur të ishte i ç’ekulibruar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

BIMM03/11/2017 22:53

E pranoi se ky eshte kerrma per kazanet e plehrave e jo per gazetaret,

Shto koment

Denonco