Porosia anti-Trump me të cilën Rama,  kërcënoi Vishon të dorëhiqej…

Porosia anti-Trump me të cilën Rama, kërcënoi Vishon të dorëhiqej…

Nga SYRI.net - 02/11/2017

Në një shkrim të porositur në dy mediat klienteliste, mjerane e ditore, në shërbim të Ramës, të sponsorizuara me paratë e dyshimta të lojërave të fatit dhe të korrupsionit, dhe që drejtohen nga ish-bashkëpunëtorë të deklaruar të sigurimit të shtetit dhe shërbimeve rajonale me të cilat sigurimi bashkëpunonte, zbulohen porositë anti-Trump me të cilat Rama “kërcënoi” Visho Ajazit për tu larguar nga drejtimi i SHISH.  

Këto shkrime në gazetën mjerane dhe ditore të Ramës duhen urgjentisht përkthyer në anglisht dhe dërguar këshilltarëve të Shtëpisë së Bardhë dhe Sekretarit të Shtetit për të kuptuar lojërat që po bën Rama për zaptimin e drejtimit të shërbimit sekret duke përdorur të njëjtat teza që kundërshtarët në SHBA përdorin kundër Trump dhe që aplikohen nga falangat e pa pastruara ende nga administrata Trump, prezente në institucione të sigurisë, për të ruajtur influencën në një vend si Shqipëria. Dhe për më tepër, ndonëse në dijeni të gjithë kësaj intrige të thurur nga Rama, ambasadori i Trump në Tiranë, Donald Lu hesht, ndërkohë që presidenti thuhet se rezulton i painformuar e i kapur në befasi nga dorëheqja?!

Tezat mbi të cilat bazohen kërcënimet e Ramës janë të ato të dërguara nga establishmenti Soros dhe që po përdoren edhe në SHBA kundër Trump. E thënë më ndryshe, dy mediat klienteliste të Ramës, japin si arsye të largimit prezencën e shërbimeve ruse në Tiranë, pra po të njëjtat akuza që Soros i bën Trump dhe kundërshtarët e Trump të paguar majmërisht nga Soros, të zbatuara nga të njëjtat mekanizma që luftojnë edhe Trump.

Po ashtu në dy shkrimet, të shkruara me porosi nga ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit në dy mediat, mjerane dhe ditore, por me burim nga vetë Rama dhe fillimisht të publikuara në një portal të një mjerani tjetër që furnizohet me “thërrimet” që teprojnë nga ushqimi i bandës mediatike, jepen argumente mediokër dhe naivë, të mbështjella me një titull spekulativ, bazuar në vizitën e ish drejtuesit të CIA që erdhi para disa kohësh në Tiranë, i cili thuhet nga burimet e Ramës, se ishte i shqetësuar për infiltrimin rus në Tiranë. Ndërkohë dihet qëndrimi i senatorëve pro-Trump e administratës Trump lidhur me Maqedoninë, porosinë që erdhi në Tiranë nga establishmenti Soros dhe rolin e Ramës në zgjedhjet në Maqedoni si dhe për gjithçka është biseduar mes Ramës e Brennan, si dhe largimin nga detyra të Brennan nga drejtimi i CIA, menjëherë pas vizitës në Tiranë.

Të gjitha këto fakte janë kompromentuese për Ramën dhe jo për Vishon; por ndoshta ato janë përdorur nga Rama si kërcënim ndaj Vishos dhe thjesht e vetëm se Rama është i friksuar në palcë nga dalja e informacioneve komprometuese për veprimet e tij dhe të vëllait të tij Olsi Rama në shumë afera të lidhura me veprimtarinë e klaneve mafioze, ndërkohë që mbrojtja në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit për Ramën tashmë është pothuajse zero dhe mbahet vetëm përmes një përfaqësuesi të maskuar të establishmentit Soros dhe të kompromentuar rëndë nga Rama, ditët e qëndrimit në Tiranë të të cilit duken të numëruara.

Nga e gjithë kjo betejë “kërcënimesh” mesa duket Visho ka preferuar opsionin më të lehtë për të ardhmen e tij personale, atë të dorëheqjes pa lajmëruar askënd për më tepër që thuhet se Rama i ka hedhur edhe një “kockë lëpirëse” për ta emëruar në përfaqësinë në Bruksel. Natyrisht Rama ka spekuluar gjatë kërcënimeve duke i kujtuar Vishos edhe lidhjet konfidenciale me ish shefin Brennan, të cilin Trump e shkarkoi në mënyrë spektakulare.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco