Struktura e sektit që qeveris vendin …

Struktura e sektit që qeveris vendin …

Nga Kastriot Islami - 01/11/2017

 

Qeverisja Rama është SEKTARE Ajo s’është ideologjikisht socialiste. Ajo s’është klasikisht politike. Ajo s’përfaqëson interesat e qytetarëve dhe të publikut, ajo është përfaqësuese e interesave të korrupsionit, krimit, trafiqe vepër versitetit. Ajo s’është transparente sepse bazohet në demagogji, mashtrim, gënjeshtra. Ajo s’është modeste por arrogante, cinike, fyese. Ajo s’është qeverisje demokratike se është qeverisje që drejtohet nga një kupolë klienteliste dhe përfaqëson intersat e një pakice. Parimet e ndërtimit, strukturimit dhe drejtimit të saj janë tipike të një SEKTI, prandaj shkurtimisht ajo mund të cilësohet një QEVERISJE SEKTARE apo QEVERISJE e një SEKTI. Struktura e këtij SEKTI përcaktohet nga 3-shtresa dhe 5-Grupe.

3-SHTRESAT KRYESORE janë:

I)SHTRESA e “TRASHËGIMTARËVE DHE PINJOLLËVE”:

Konkretisht bëhet fjalë për rikthim të trashëgimisë së kaluar përmes zotërimit të disa posteve kyçe e të larta drejtuese nga ish-përfaqësues të lartë e të mesëm (ndoshta të paimplikuar drejtpërdrejtë në “mëkatet” e ish regjimit) të nomenklaturës komuniste, dhe vendosje në pozicione të rëndësishme drejtuese të pinjollëve të ish-nomeklaturës shumë të lartë të regjimit të kaluar; përmes kësaj përbërje SEKTI do të synonte ruajtjen dhe forcimin e përfaqësimit të ngritur për 50 vjet e mbi të gjitha do të shërbente për “rilindjen”/riaplikimin e praktikave e sjelljeve autoritare.

II)SHTRESA e “INTERESAVE OLIGARKIKE E BANDITESKE”:

Në aspektin ekonomik e financiar, bëhet fjalë për strukturimin e interesave oligarkike dhe ngritjen e një klientele individësh të pasur e “të fortë”, deri me rekorde kriminale; kjo përbërëse do ti duhej SEKTIT për ta garantuar sponsorizimin financiar dhe garantuar prioritetin pasuror e financiar ndaj kundërshtarëve të brendshëm e të jashtëm.

III)SHTRESA E MJAFTISTËVE DHE G99-shave:

Në aspektin e etiketës/reklamës, por mbi të gjitha në funksion të krijimit të një “rezervuari” për furnizimin e qeverisë e të administratës publike me burime njerëzore janë përdorur individë tipikë të ish-Mjaft e G99. Kjo përbërje do ti shërbente SEKTIT për tu shfaqur “modern e bashkohor” në sytë e ndërkombëtarëve dhe për t’iu shitur atyre si “antikomunist”.

5-GRUPET KRYESORE janë:

1)POLITIKANE TE KORRUPTUAR me pasuri të dyshimta që kontrollojnë partitë e tyre, kuvendin, institucionet kryesore kushtetuese ose në përgjithësi shtetin, biznesin privat, median, gjyqësorin, shoqërinë civile e tjerë;

2)BIZNESMENE TE PASURUAR NE MENYRE TE PALIGJSHME DHE/OSE KLIENTELISTE me pronat e fondet publike në lidhje klienteliste me politikanët-oligarkë;

3)PËRFAQSUES KLIENTELISTE TË MEDIAS, aktivë në politikë, që kanë ngritur perandoritë e tyre mediatike apo janë pasuruar përmes bizneseve përfituese të pronave e fondeve publike dhe përmes lidhjeve klienteliste me politikanët oligarkë;

4)ISH-ZYRTARË TË LARTË,të pasuruar nga përfitimet në poste eukrative të tilla si agjensitë e privatizimit, dogana, tatime, prokurori, sistem gjyqësor, polici, e tjerë;

5)INDIVIDË ME REKORDE KRIMINALE,të konsideruar si "material" lidhësi amalgamës oligarkike, që kanë kryer krime të tmerrshme në vendet perëndimore.

Shënim: Kjo strukturë dhe përbërje shpjegon gjithçka. Blerjen e votave. Kërcënimin e votuesve. Lidhjen e shtetit me krimin, me klanet mafioze, me sjelljet perverse. Drejtimin korruptim dhe klientelist. Lidhjen korruptive shtet-krim-biznes-media. Të gjithë emërimet tipike sektare. Mbrojtjen që i bëhet antarëve të kupolës dhe pastrimin permanent nga kundërshtarët. Lidhjet dhe marrëdhëniet e kompromentuara me zyrtarë të lartë dhe/ose përfaqësues të vendeve apo institucioneve ndërkombëtare. E tjerë.

syri.net, 1 nëntor 2017

Image

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

SU 05/11/2017 02:31

REPLIKE, TONI[ [keshtu quhesh ketu] Sigurims me duket se qeke ne menyren ekritikes eoptimizmit revolucionar qe na shfaq me filizofine tende per pushtetin, Ha ndonji kocke pushteti te ngjyer me droge , drogohu epastaj na mbush mendjen se sa do rrishti apo te tjeret ne pushtet. Duhet te jeshe ndonji kelysh a bire,,,,, komunisti, tip HAJDUT, siketa qeveritare qe na i do shume , QAFEN DO THYENI.

moni04/11/2017 22:44

Te lumte dora ptofesor! Duket njeriu me mend! Per ty nuk kishte vend PS se duheshin Ndreu, Frroku, Sterkaj, Tahiri, Ruci, Alket Hyseni e etj etj hajdute fhe kriminele.

CUCO 02/11/2017 15:42

Toni me mend sa i joni!

Riku02/11/2017 14:07

Tahiri eshte koke turku

BIKU02/11/2017 01:26

MENDIM E ANALIZE QENESORE E DITES SE CESHTE PUSHTETI I RAMES. MBLEDHJA E TRASHEGIMTAREVE, PASUESEVE, E NOSTALGJIKEVE. RREZIKU NE MOS KA ARDHE, PO NA EKULTIVO ME PATHOS KY KM. QE NA KA MBJELLE FILOZOFINE ME FINOKELLEK TE KOMUNIZMIT. A KA POPULL QE MUND TA DUROJE FAREN E KEQE/?

Toni01/11/2017 23:43

Kaci i zi e kaci blu hahahahaha o pd rri dhe nja 20 vjet ne opozite ngushellohu me kacin hahaha

Shto koment

Denonco