Harrojeni Tahirin, armiku është tjetër

Harrojeni Tahirin, armiku është tjetër

Nga Astrit Patozi - 31/10/2017

Ne mendonim se Lulzim Basha po i mbledh njerëzit këto ditë për t'i organizuar kundër qeverisë, sidomos tani që çështja "Tahiri" i ka rënë opozitës si dhuratë nga qielli. Që në mos e rrëzoftë dot, të paktën t'ia bëjë jetën e vështirë Edi Ramës.

Por edhe pse qeveria është me brekë nëpër këmbë dhe po përpëlitet, këta e paskan hallin në vend tjetër.

Ndiqni raportimet e shtypit për mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Shqetësimi nuk qenka, as droga, dhe as lidhjet e politikës me krimin, por si ta pastrojmë edhe më shumë partinë nga armiku i brendshëm. Pushka top ju bëftë, o trima!

Takova sot një deputet të listës "Basha" dhe i thashë me shaka se qeverinë edhe mund ta rrëzoni, kurse ne "armiqve" nuk na bëni dot gjë më. Sepse nuk keni nga çfarë të na shkarkoni. Vetëm burgu dhe vdekja kanë ngelur, por ato, për fat, nuk i ka në dorë Lulzim Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Jrgen 02/11/2017 08:53

Me ndimen tuaj humbi PD. Se ti me shoke,per inat te vjerres shkuat dhe fjetet me mullixhiun. Tani qahesh sie lllapangjos

SKICA31/10/2017 21:22

OPINIONET TONA JEPI SIC KEMI MENDIMIN EMOS NASURVEJO PER ATO QE SHKRUAJME. DUM TE MIREN TONE, TE FEMIJEVE, TE VENDIT TONE, KJO ESHTE ARMA JONE PER DEMOKRACI. TE PERSHENDES NGA CANADAJA.

BIKU31/10/2017 20:56

Kur lexo keto opinionet e ketij zoterise sikur te duket vetja qe te luftoj pak per kariere. Me frymezimin e z, Patz per te dhene ndihmese per rrezimin e qe verise na del na ben mbrojtjen e kundershtise tij ndaj PD. Paska patur rrezerva ideore te ruajtura per te kundershtuar origjinen e tij. KU DO ME NA CUAR KY ?Kontribo ne parti dhe jo rrugeve, se a po she se kush sillet rrugeve ne shqiperi?Nuk ka nevoje PD per ta sulmuar se shume po e sulmojne, me ta edhe ju gjysem te deshtuarit . Demokracia kerkon sinqeritet e politike te paster jo pas kraheve. BEHU DEMOKRAT IDASHUR.

kato31/10/2017 19:45

Po cfare burgu me te fut ty o delirant.Ti je si ai personazhi komik te filmi i Saimir Kumbaros "Historiani dhe Kameleoni"qe donte me zor te arrestohej.Ty po te futen ene burg e shumta do i besh ndere te burgosurve me ate byçen tende.iKe o plaku mere ike per lesh.Po ç'lidhje ke ti me ironine o Patoz.?Ti shko sa me shpejt tani e zeri vendin Kristi Penderit se e ke bosh.

Nga Kavaja31/10/2017 19:30

Ik re idjot....

Astrit31/10/2017 18:45

o po ti e krujte vete o patoz! tani je pendue por mbase eshte nje cikez vone!

Shto koment

Denonco