Duçja dje kreu ‘Marshimin mbi Romë’. Shqipëria zyrtarisht në totalitarizëm

Duçja dje kreu ‘Marshimin mbi Romë’. Shqipëria zyrtarisht në totalitarizëm

Nga Arben Skenderi - 31/10/2017

Nga dje Shqipëria ka hyrë në fazën e konsolidimit të totalitarizmit. Nga dje Rama mund të quhet DUCE. Për ata që nuk e dijnë DUCE në do të thotë “udhëheqës”, term që vjen nga latinishtja DUX.

Që kur ka hyrë në politikë Edi Rama , duket se me këtë ëndërr e ka nisur. Por që të bëhej realitet duhet të kapte gjithë institucionet e vendit. E para ishte partia socialiste, ku lëshoi vezët rilindja. Që të jesh DUCE, natyrisht nuk duhet të ketë parti tjetër. Për këtë aryse, natën e 17 majit, në të gdhirë të 18-ës, me ndihmën e kryetarit Lulzim Basha, kapi edhe Partinë Demokratike, duke e përdorur për të nxjerrë jashtë loje “koalicionet dhe partitë e vogla të bezdisshme”.

Sllogani “timonin vetëm” është ulërimë prej DUCE – je! Diktaturat kanë një timonier. Demokracia jo! E megjithatë as mediat konvencionale (të kapura, shantazhuara dhe blera herët edhe ato) as ne, opozita zyrtare, nuk u morëm seriozisht me slloganin e DUÇEs. Gallatat, karikaturat, batutat në facebook e bënë të lëmuar , të pranueshme dhe të arsyeshme moton e totalitarizmit të Ramës.

Dje, me “operacionin e ujit”,”dorëheqjen” e kryetarit të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe inaugurimin e Vettingut, Rama kreu “Marcia su Roma”. Ironikisht përkon edhe data. Më 30 tetor 1922, pas marshimit mbi Romë, Duçja i Italisë erdhi në pushtet. Me “operacionin uji”, fasada e të cilit është formalizimi, por qëllimi është nxjerrja edhe një herë në terren e taborëve me policë, forca speciale, pranga e sirena policie, për të rindezur frikën nga pushteti. Nën këtë frymë celebroi edhe marrjen nën kontroll përfundimtar të gjyqsorit , përmes vettingut dhe, për kusur, edhe SHISH, që kish mbetur bezdisshëm pak jashtë kontrollit.

Ky totalitarizëm i Rilindjes është më i ndyrë e më tinzar se ai i Lindjes. Të paktën ai i Lindjes ishte i qartë: një parti në pushtet dhe kaq. “Diktatura e proletariatit – demokracia e vërtetë”. Ndërsa ky i rilindjes ka një fasadë të përkyer perëndimore. Ligje të bëra, sugjeruara a të pranuara nga institucionet ndërkombëtare, institucione të ndërtuara me ndihmën e ndërkombëtarëve….në atë fasadë shkëlqen edhe opozita, siç e ka manuali i një demokracie….

…paradoksi është se vetë opozita sot, (e kam fjalën për Partinë Demokratike) përveçse Basha e ka vendosur në letargji, në funksion të pushtetit, ka probleme të mëdha totalitarizmi brenda saj. Mjaft të shohësh se strukturat dhe forumet nuk mblidhen tashmë prej vitesh e të sjellësh ndërmend se si u rizgjodh në korrik kryetar z. Basha, kupton se diferenca me trajektoren e Ramës drejt formatit DUCE është identike.

Edhe me cilësinë e një demokrati, edhe me ato të një antari të kryesisë së PD, edhe me ato të një qytetari që erdhi nga një vend perëndimor për të kontribuar këtu, përfundimi është një: STOP!!

Betoni po thahet dhe ky sistem me DUÇE ka shumë gjasë të ngrijë kështu e të mbetet i tillë për vite me rradhë. Nuk bëhet më fjalë për të hequr Lenën e për ta zëvendësuar me Prenën por për të shembur ribunkerin e për të ndërtuar një shtëpi pluraliste.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

E VERTETA01/11/2017 22:58

Te lumte dora qe ke shkruar me mendje te nriçuar
Stop!!
Ha-le-lu-jah!
E_M_A_N_U_ E_!!!

Shto koment

Denonco