Një arsye e fortë përse Visho Ajazi u largua tani nga drejtimi i SHISH?

Një arsye e fortë përse Visho Ajazi u largua tani nga drejtimi i SHISH?

Nga SYRI.net - 31/10/2017

Ka shumë arsye që janë paraqitur gjatë këtyre ditëve për të shpjeguar largimin e Visho Ajazit nga drejtimi i SHISH. Një nga pyetjet më të shpeshta është: Përse pikërisht tani? Përse jo më parë dhe jo më vonë? Nga një analizë logjike mund të arrihet në përfundimin e mëposhtëm.

Mënyra sesi Rama e dekoroi dhe sesi e përshëndeti dorëheqjen e Visho Ajazit lë të kuptohet se Rama kishte kohë që e mirëmendonte dhe e përgatiste me shumë kujdes këtë lëvizje. Pra largimi i Vishos s’është i rastësishëm për Ramën, madje është i mirë programuar. Po ashtu gjetja e një mirëkuptimi me presidentin tregon se të dy së bashku kanë qenë apo kanë rënë dakord që Visho Ajazi s’mund të kishte, për shumë arsye, mbështetjen e tyre. Veçanërisht Rama mesa duket e ka intriguar Metën duke i paraqitur shumë “fakte” sesi ish-drejtuesi i SHISH mund të kishte kaluar në duart e tij informacione komprometuese për enturazhin e këtyre dy personazheve.

Po ashtu gjetja e një kandidature “profesionale”, “të pëlqyeshme nga amerikanët”, të “pranueshme nga kryeministri e presidenti” dhe “të pa atakueshme nga opozita” të çon me shpejtësi te arsyeja e largimit të tanishëm të Visho Ajazit dhe zëvendësimit të tij me zëvendësin e Vishos. Sepse Ramës i duhej në krye të SHISH,në rastin më të keq, një person i padëmshëm e mosveprues, ndonëse do të kishte preferuar një besnik të tij, por që kjo do të mund të arrihej me një kosto shumë të lartë të panevojshme, e ndoshta kjo do të ishte e pamundur për tu arritur edhe për shkak të reagimit jo mirëkuptues të presidentit.

Pyetja shtrohet: dakord që Visho s’ishte i besuar për Ramën. Dakord që zëvendësi i Vishos plotëson kriterin për të qenë një person i padëmshëm për Ramën, por i pranueshëm për amerikanët e presidentin. Po përse kjo duhet të ndodhte pikërisht tani?

Pas daljes së implikimit të Tahirit dhe dyshimeve të arsyeshme edhe për daljen e emrave të tjerë nga kabineti qeveritar, shqetësimi i Ramës është rritur në ekstrem. Rama ndodhet në një dilemë të paimagjinueshme. Të dorëzojë Tahirin apo ministra të tjerë, emrat e të cilëve thuhet se do të dalin në ditët në vijim, apo ti mbrojë? Dorëzimi s’do të përbënte asnjë problem për të sepse ata janë thjesht kukulla që ai mund ti sakrifikojë pa asnjë lloj keqardhjeje. I vetmi shqetësim në këtë rast do të ishte se ata mund ta shantazhonin Ramën me informacionet që zotëronin për atë vetë por mbi të gjitha për vëllanë e tij Olsi Rama. Nëse do ti mbronte siç bëri në rastin e Tahirit (ndonëse mbrojtja e Tahirit është me thikë pas shpine) atëherë dalja e informacioneve nga shërbimet partnere mund të përshkallëzohej duke arritur së paku te emri i vëllait të tij Olsi Rama.

Pra arsyeja e vetme që e shqetësonte Ramën, gjatë këtyre ditëve apo javët në vijim, do të ishte dalja e emrit të Olsi Ramës, të implikuar në afera korruptive apo marrëdhënie me klane mafioze. Këto informacione mund ishin me burim nga SHISH apo edhe nga shërbimet partnere. Drejtori i SHISH në këtë rast do të kishte një rol: Të pengonte apo të mos lejonte qarkullimin e emrit të Olsi Ramës në rrjetin e informacioneve të SHISH për ta çuar më tej, i detyruar, në tavolinat e Kryeministrit e të Presidentit. Nga ky i fundit me shumë gjasa do të rridhte në rrjetin mediatik.

Ramës i duhej pikërisht tani dhe madje sa më shpejt pas daljes së aferave të Tahirit, që të vendoste në krye të SHISH një person që së paku do të merrte përsipër të ndalonte qarkullimin e emrit të Olsi Ramës në rrjetin e informacioneve “korruptive” apo “kriminale” të SHISH. Sigurisht që drejtori i ri i SHISH do ta pranonte një “kompromis” të tillë me kryeministrin ndonëse s’do të mund të pengonte që emri i vëllait të kryeministrit të mos qarkullonte në rrjetin e informacioneve të shërbimeve inteligjente partnere.

Nga kjo analizë logjike mund të arrihet në përfundimin se Rama e ka kërkuar me insistim tani dhe me shpejtësi largimin e mirë programuar prej kohësh të Visho Ajazit sepse është i tmerruar nga opsioni i nxjerrjes së informacioneve komprometuese për implikimin e vëllait të tij Olsi Rama në afera korruptive.

Natyrisht pengimi i qarkullimit të informacioneve kompromentuese të SHISH për Olsi Ramën do të ishte naive sepse shërbimet inteligjente partnere që bashkëpunojnë me SHISH do të gjenin rrugët të tjera që këto informacione ku do të përfshihej eventualisht emri i Olsi Ramës të arrinin në tavolinën e presidentit, në zyrat e opozitës, apo në veshët e publikut. Pra në fund të fundit edhe kjo zgjidhje s’do të mund të shpëtonte për gjithnjë Ramën por sigurisht që ai mund të fitonte pak kohë me një drejtor shërbimi që merr përsipër të pengojë qoftë edhe përkohësisht qarkullimin e emrit të Olsi Ramës në rrjetin e informacioneve inteligjente.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp02/11/2017 13:39

Hormovit TP,sikur te varej nga Ne fejcbukistet z.Rama do kish ikur me vakt.Per legalizimin e shtepise as qe e rr....j fare.Te njof mor "lugat" sic me njef.Te dyve na njofin te pakten 50% e tepelensve qe mund te kene lexuar komentet.Me siguri qe vrasin mendjen, po keta cfare paten?,Na beje telefonaten e radhes.

Hormova TP01/11/2017 22:47

O Krasas me shtepi pa leje, a e kupton qe duhet te mbyllesh gojen se ke shkelur ligjin. je bere si llafazan gjithollog qe shkruan marrezi po ashtu sic llap llapaqeni Rama neper televizione. O krasas nga TP qe rri ne Tirane si muhaxhir dhe e kalon kohen ne fb se sdi te besh gje tjeter. Zotin Rama o krasas e mban ti ne pushtet qe kujton se ben opozite duke shkruar budallalleqe ne fb dhe duke u servilosur per te legalizuar shtepine. kaq per sonte

krasasi tp01/11/2017 08:38

Hormovit,TP, kalo "pasarelen"dhe ngjitu malit perpjete.Une po mbroj Ramen dhe Tahirin thoni ju,Ne komentin e meposhtem une beje te kunderten.Kam 4 vjet qe shprehem,ndersa juve nuk u kam bere hije une, per mos tu angazhuar.Kini harruar te shtoni qe une po "mbroj" edhe kartelin nderkombetar te droges.Une shprehem per nevojen urgjente te integrimit ne BE.Mos edhe kjo ju ka merzitur qe e moret ne dore lapsin dhe karten dhe se na shantazhoke zotrote se heren tjeter do ta kthesh lapsin ne top."Nderkombetaret i mashtroka z.Rama me z.Tahiri thoni Ju".Une nuk kam qene as ne sherbim te oligarkise nderkombetare(soroiste) dhe as asaj vendore, e jo vetem per kete, une nuk i kam votuar as rilindistet me z.Rama ne krye, por as 99 -cat ne bashki apo kudo ne administrate.As kam pasuri te fshehura dhe as te vena ne rruge kriminale.Kam ndertuar nje shtepi pa leje ne Tirane dhe e kam ne proces legalizimi dhe kjo nuk me pengon te theme, se shume politikane dhe nderkombetar jo nga ata qe i mashtroka z.Rama, por miqte e tij, kane tjetersuar pronat e trashegimtareve kudo ku eshte zgjatur dora e tyre,kane nxitur korrupsionin dhe pasurimin e vete, por pjesen e luanit e kane perfituar oligarkija nderkombetare.dhe zedhenesit e tyre.Parat e droges dhe korrupsionit investohen ne pasuri te palujtshme , me therrimet e kanabisit behen "protagonist" fshataret.Ti qe i kupton te gjitha, hesht,apo hiqesh si shejtan budalla ashtu sic ta do puna.z.Rama eshte aty edhe me kontributin tend me siguri.

Hormova TP31/10/2017 21:40

O Krasas qe nuk kupton asgje dhe ben sikur je gjitholog. Je nje edvinist injorant. Ben sikur kupton nga politika e madhe dhe futesh vend e pa vend. Faren e kanabsit e mbolli Rama me Tahirin. Krimin e solli Rama me 20 kriminelet e parlamentit. Korrupsionin e beri Rama me femijte e anetareve te Byrose Politike. Dhe nderkombetaret i mashtron Rama me homoseksulaet e MJAFT dhe G99. Kurse ti Krasas qendron si merhum dhe na tregon perralla. Kaq per sonte.

krasasi tp31/10/2017 17:19

"Ti cele heret moj bajame".Politika shqiptare, ajo rajonale dhe me gjere, po kalon nje dimer te acarte.Karteli nderkombetar i droges e perfshiu vendin tone ne planet per ta bere lesh e li krejt politiken dhe per ta futur shoqerine ne konflikt permanent.Se kane vetem me Ne, e kane me te gjithe. E kane kryesisht me SHBA.Para nevojes per koka turku dhe revolucion popullor, qendron nevoja uleritese per reforma.integruese dhe perbashkimi me sistemin demokratik perendimor.Kapeni trenin zoterinj politikan.Eshte treni i fundit.Fara e kanabisit erdhi me helikopter, u shpernda me helikopter, parat u mblodhen me helikopter, gjithcka ishte e paravendos nga karteli nderkombetar i droges.Ne funksion te "pllanit" u angazhuan sipas seres nga kreji ne fund.I vetmi qe kreu detyren ishte Visho Ajazi dhe sherbimet partnere.Oferta per reforma, eshte karrota.Ua theksoji z.Ruci se fundmi.Vetingu eshte kerbaci.

Shto koment

Denonco