Rrofsh o Marku i Facebook

Rrofsh o Marku i Facebook

Nga Arben Vata - 30/10/2017

Shqiptarët, opozitë e fortë nëpërmjet... Internetit

Nuk besoj se ka popull tjetër në botë veç atij në Shqipëri dhe Kosovë, që kundërshton më shumë qeverinë. Madje, qysh në momentin që qeveria merr mandatin. Argumentet kundër janë lumë dhe faktet të panumërta.

Qeverinë e kundërshton opozita, por me shumë dërmuese shoqëria, qytetarët e thjeshtë. Por, ky reagim kundërshtues ndaj qeverive, ndaj zullumeve të saj, është shumë i veçantë; ajo është protestë vetëm në Facebook. Nëse u beson atyre që shkruajnë njerëzit në Shqipëri dhe Kosovë për qeveritë respektive, do të mendosh se të nesërmen as Rama e as Haradinaj nuk do të jenë më në zyrë.

Aq i madh është zemërim, aq e madhe është urrejtja, aq bindëse janë argumentet,saqë mendon se rrugët dhe sheshet do të mbushen plot. Ashtu siç ndodhi psh pak muaj më parë në Rumani, ku protesta e qytetarëve ndaj politikës së korruptuar solli ndryshime të rëndësishme politike. Kurse në Shqipëri ka skandale edhe më të mëdha, dhe asgjë nuk lëviz. Njerëzit shfryjnë në Facebook, kurse opozita nuk dihet përse nuk po e shfrytëzon momentin. Por mesa duket edhe politikanë të opozitës po kuptojnë se më e lehtë për ta është protesta në Facebook.

Aty merr shumë "like" për një koment kundër qeverisë, madje duke shkruar nga kolltuku shtëpisë. Me të vërtetë jemi popull trim, liridashës dhe që nuk durojmë padrejtësi. Veç ama reagimin e kemi veç në Facebook. Jo në rrugë si ata rumunët që nuk janë aq trima si shqiptarët. Rroftë Marku i Facebook që na e dha këtë mundësi, se përndryshe do të na dëgjonte vetëm familja që po bëjmë opozitë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Te mblidhemi!01/11/2017 23:13

Shqiperia pret prijesin te lindur ne malet ku shqipet bejne folete!

Arber Pashtriku 31/10/2017 06:16

Ka nje ndryshim thelbesor me Rumanine.
1. Atje SOROS nuk ka kurresesi ndikimin qe ka ne Shqiperi vend ne te cilin ka investuar aq shume si ne "shoqerine civile" media , te ashtequajturen drejtesi etc SOROS ka shkuar aq larg sa e ka marr Shqiperine me koncesion si nga SHBA ashtu edhe nga e ashtequajtura BE. Shikoni reagimin ambasadorevte te tyre ndaj ngjarjeve te fundit ne Shqiperi dhe do bindeni.
2. Nese psh, Rama bie neser zevendesuesi eshte shume me Sorosian se Ai dhe shume here me I rrezikshem.
3. Media qe presupozohej te ishte pushteti i 4tert jane makineri trushpelarese perfekte te perfeksionuar nder vite per kete qellim. Shembulli me klasik eshte Opinioni I Fevziut. Nepermjet ketyre mediave vrastare te shpreses dhe rrjeteve sociale Shqiperia po zbrazet vit pas viti ku njerezit potenciale te ndryshimit braktisin vendin sepse nuk e ndryshojne dot. Psh nuk kane braktisur PD ne 240 mije votues por 240 mije votues kane lene Shqiperine dhe kjo nuk i thuhet publikuk.
Me Shqiperine po behet nje eksperment i permasave te papara ndonjehere ne ndonje vend tjeter.
Prisni se nuk keni parë gje akoma

t31/10/2017 01:56

Deri tani kemi bere vetem opozite nepermjet facebook-ut,we ketej e tutje edhe do qeverisemi nepermjet tij

Ben +30/10/2017 23:39

Rrofsh o Marku i f Bookut; Rrufsh Arbeni i ndoc frrokut!

Shto koment

Denonco