Bannon i betohet Trump se do shkatërrojë Paul Singer

Bannon i betohet Trump se do shkatërrojë Paul Singer

Nga Jonathan Swan - 30/10/2017

Ish-strategu kryesor i fushatës së Presidentit Trump, Steve Bannon, i ka bërë të ditur shefit të Shtëpisë së Bardhë përmes një telefonate të premten në mbrëmje se ai do të shkojë kundër rrymës për të shkatërruar Paul Singer, një miliarder njujorkez fondesh offshore, i cili është një nga donatorët më influencues të Partisë Republikane.

Trump ra dakord me Bannon se është diçka që duhet bërë, sipas dy burimeve që kanë informacion për bisedën. (Ndonëse kam mësuar edhe se Trump pas asaj dite i ka thënë të paktën një personi tjetër se Singer është "në skuadër" — çka do të thotë se ndoshta ai i thotë gjithkujt atë çka ata dëshirojnë të dëgjojnë”.

Një burim familjar më ka treguar se Singer e ka ndërmarrë tashmë një “angazhim madhor” dhe ka firmos çeqe për grupe të jashtëm për të përkrahur reformën e taksave të presidentit.

Bannon foli me Trump pak pasi New York Times nxori lajmin se një website konservator i financuar nga Singer ka paguar i pari për kërkimin anti-Trump nga firma Fusion GPS, që më vonë nxori dosjen e famshme ruse. Dosja thotë që fushata e Trumpit konspiroi me qeverinë ruse për të ndikuar në zgjedhjet presicenciale të vitit të kaluar. Ajo përmban edhe akuza seksuale të pambështetura në fakte.

Një burim pranë Singerit tha se miliarderi nuk e kishte idenë se çfarë ishte Fusion GPS deri sa u bë objekt artikujsh në gazeta në lidhje me Trump dhe Rusinë. Ndonëse burimi shtoi se pa dyshim që Singer e dinte në vija të përgjithshme që siti që ai financon Washington Free Beacon, pagoi për kërkimin e opozitës.

Editorët e Free Beacon tha për NYT se siti nuk kishte aspak të bënte me dosjen e financuar nga fushata e Hillary Clinton.

Që nga dalja e lamit, presidenti u ka thënë disa njerëzve se ai e sheh zbulimin e NYT si "fitore" për Republikanët, sepse ai tregon që vetëm Demokratët dhe fushata e Clintonit pagoi për dosjen kontradiktore, krijuar nga ish-oficeri i zbulimit britanik Christopher Steele.

Postimet e Trumpit në Twitter e forcojnë mesazhitn: "Kurrë s’kam parë një zemërim dhe unitet të tillë Republikan në lidhje me mungesën e investimit mbi Clinton për Dosjen False...”.

Në bisedën e së premtes, Bannon i tha Trumpit se ai kërkonte prej kohësh t'i “ndreqte gjërat me Singerin dhe ekipin e tij”, sipas burimit familjar me bisedën.

Që nga dalja e lajmit në NYT, siti i djathtë i Bannonit, Breitbart News, e ka sulmuar pa pushim Singerin dhe u ka bërë thirrje politikanëve që kanë marrë pará prej tij të kthejnë mbrapsht donacionet.

Gjatë kohës së fushatës, Trump nuk e kishte qejf Singerin, kur miliarderi ishte financuesi kryesor i lëvizjes "Never Trump". Por ata u pajtuan në fillim të këtij viti dhe Singer ka qenë i dobishëm financiarisht që kur Trump fitoi presidencën. Ai dhuroi 1 milion dollarë për inaugurimin e Trumpit dhe ka mbështetur nisma të ndryshme të administratës, përfshirë financimin e fushatës së jashtme të suksesshme për konfirmimin e Neil Gorsuch në Gjykatën Supreme.

Bannon prej shumë kohësh e ka përbuzur Singerin. Sipas botëkuptimit të Bannonit, Singer i përket një sekti "globalist" që favorizon kufjtë e hapur dhe që përfshin edhe “gogolë” si George Soros e Hillary Clinton. Për Bannon është pozitiv fakti që Singer ka lidhje të ngushta me Mitch McConnell — lideri republikan i Senatit, të cilin Bannon e ka fiksim ta shkatërrojë.

Sidoqoftë, do të habitesha nëse Trump do t’i bashkohej hapur luftës kundër njërit prej donatorëve më të rëndësishëm në politikën Republikane.

Marrë nga Axios.com-Përgatiti: Dritan Ikonomi /SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco