Vajzat e Zaganit dhe ujku i përrallës

Vajzat e Zaganit dhe ujku i përrallës

Nga Agim Xhafka - 29/10/2017

Tani mëngjesi i gjen në Zvicër. Janë tre,të bukura si drita e të pafajshme si vesa. Gdhihen e ngrysen nën gojën e kryeministrit shqiptar që ua shan babain siç di ai. E nis me trafikant,e vazhdon me bandit,i korruptuar,anëtar klanesh kriminale dhe e mbyll me i dënuar nga gjykata e krimeve të rënda. Rrena,rrena,rrena.

Njësoj tash e ca vjet. Dhe gocat e Zaganit,si kësulëkuqja para ujkut pyesin kryeministrin:”Pse e ke gojën kaq të madhe.” Që t’ju ha juuuuuu, bërtet sa i ka fuqi mushkëria. E vocërraket mblidhen grusht. Frikësohen se pandehin që ky nuk është njeri,por bishë,pandehin se mund t’i hajë çdo çast ndaj gjumin nuk e bëjnë si fëmijët,por si kaprojt që marrin sinjale se një bishë u ndodhet afër. Fare afër.

Kështu i gjen mëngjesi. Të friguar,por dhe të malluar. Se atje në atdhe kanë lënë nënën dhe gjyshin,janë pa përkëdheljet e tyre,pa duart kadife mbi flokët e bukur. Atje larg janë dhe shokët e shoqet e lodrave. Ata që u sillnin te qeshura e gëzime,vrap e lodrime. Në atdhe janë dhe kushërinjtë e fisi,që i donte e i lumturonte aq shumë.

Tani tre vajzat e Zaganit nisen në shkollë me sytë mbi malet,mbi majat nga shpresojnë se do zbresë ndonjë zog e do u sjellë e shumta gjyshin dhe nënën. Ato presin e presin. Pikëllimin kanë ushqim të perditshëm. Kur vijnë në shtëpi urojnë që sot,ah sikur vetëm sot,mos u dalë ujku i kësulëkuqes. Që ta shijojnë pak diellin,pak dritën dhe babain ta shohin të pasulmuar nga hijenat që duan kërma. Ata qajnë nën jorgan për babin e tyre,qajnë dhe për vendin e tyre. Se atje ishin fëmijë,në Zvicër janë mysafirë. Per sa kohë? Për aq sa kryeministri të bëhet burrë e të shkojë vete atje te shtëpia e tre vajzave burgosur mes maleve. Të marrë dhe Zahon e bashkë me të të përqafojë të pafajshmet Zagani. E birit të tij t’i thotë se nga sot e tutje ke dhe tri motra,ja këto kukullat!

Mëngjesi në Zvicër vjen i trishtuar për tre bukuroshet e Zaganit. Se ujku kryeministër don t’i hajë. T’i kullufisë. Ato ikin në shkollë me sytë mbi mal. Presin zogun që do u sjellë gjyshin,nënën,shokët e shoqet. Presin,luten e lotojnë çdo dite,atje larg,larg vendlindjes...I frigohen  natës se u del ai,ujku i atdheut,gojëshqyeri që gëlltit edhe fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Gimi29/10/2017 19:23

Sa bukur!!!!

Nebil29/10/2017 18:02

Nuk do te kete burg per Edi Ramen, qe do shkoje me kuc e mac per te bere “ mea culpa “ tek vajzat Zagani ne Zvicer?

Shto koment

Denonco