Kufij të paqetë, aleatë vulnerabël dhe rritja e rivalëve

Kufij të paqetë, aleatë vulnerabël dhe rritja e rivalëve

Nga Lavdërim Lita - 28/10/2017

Ekzistojnë disa libra që i paraprijnë famës së autorëve. Titulli i këtij shkrimi është titulli i librit të fundit të A. Wess Mitchell, i sapo emëruar si Asistent Sekretar i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë. Mitchell ka zëvendësuar në këtë post, Victoria Nuland. Libri është botuar vitin e kaluar kur z. Mitchell ishte drejtor i Qëndrës për analizat e politikave europiane (CEPA), dhe u pa me sy të mirë nga Gjenerali H.R. McMaster, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare i SHBA.

Teza e z. Mitchell është që fuqitë “revizioniste” të Kinës, Iranit dhe Rusisë janë duke hetuar pikat më të ekspozuara dhe të pambrojtura në sistemin e aleancave të Shteteve të Bashkuara dhe se presidenti i SHBA (Presidenti Trump) do të përballet me sfida shumë më të rrezikshme nëse ai nuk merr masa të forta për të rivendosur fuqinë amerikane. Mitchell shkruan në librin e 2016 se, fuqitë revizioniste do të përshkallëzojnë konfliktet, duke kërkuar që Shtetet e Bashkuara të kenë rreziqe dhe kosto më të mëdha për të mbrojtur rendin ekzistues botëror.

Në këtë qasje z. Mitchell i afrohet më shumë teorisë së çuar përpara nga autori John MacKinder, që shkruante se hegjemonia globale është e barabartë me kontrollin e kontinentit Euroaziatik, i cili shtrihet nga qëndra e Europës deri në kufijtë lindorë të Rusisë e rrethuar nga oqeani Atlantik, Indian dhe Arktik. Kjo për shkak se toka kontinentale është vendbanimi i pjesës më të madhe të popullsisë botërore dhe në të ndodhen shumica e burimeve natyrore të botës

Në tezën e z.Mitchell pranohet se, edhe shtetet e vogla periferike, si përshembull Shqipëria luajnë një rol domethënës në sistemin e aleanca të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndaj dhe dobësitë strukturore të brendshme të shteteve aleate të ShBA, si korrupsioni, krimi organizuar dhe mungesa e një sistemi drejtësie, janë objektiva të politikës së jashtme të saj. Nuk mund të pranohet asesi që në një vend të NATO-s të këtë dobësi strukturore që kërcënojnë sigurinë rajonale dhe rendin kushtetues. 

Asistent Sekretar i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell shkruan se, “korrupsioni në vend në tranzicion është një problem i sigurisë kombëtare të SHBA dhe se ka faktorë gjeostrategjikë që mundohen të shfrytëzojnë problemet e qeverisjes në këto shtete të korruptuara dhe të implikuar me krimin e organizuar”. Kjo është e qartë.

Vendet ku korrupsioni është i përhapur vertikalisht dhe horizontalisht, krimi organizuar përdor infrastrukturën shtetërore për amplifikuar fuqinë e saj dhe kultivim/trafikimi i lëndëve narkotike zëvendëson ekonominë reale – në teorinë e z.Mitchell klasifikohen si aleatë vulnerabël në sistemin e aleancave të SHBA.

Rekomandimet në librin “Kufij të paqetë, aleatë vulnerabël dhe rritja e rivalëve” (2016), të A Wess Mitchell dhe Jakub J. Grygiel, janë që aleatët e SHBA duhen mbështetur nëpërmjet diplomacisë aktive dhe vendosjes së forcave ushtarake në ose pranë zonave potenciale të konfliktit. Këto përfshijnë politikat diplomatike që i japin përparësi aleatëve, prani ushtarake, inteligjencë të përbashkët dhe të ndihmë në rritjen e kapaciteteve.

Në kuptim, diplomacia e atleteve mund ta dëmtojë Shqipërinë kundrejt integrimit Europian, sidomos pas shfaqejeve të impulse antiperendimore, të pakontrolluara, që e kthejnë vendin në një Aleat vulnerabël dhe të paqëndrueshëm. Sinkronizimi me interesat e faktorit euroatlantik dhe përmirësimi i treguesve të demokracisë së brendshme përmes një sistemi drejtësie që lufton krimin e organizuar dhe korrupsioni janë rruga e vetme për një lidership perendimor.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco