Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

Pse Edi Rama nuk gjeti falenderim për zotin Hoyt Yee?!

Pse Edi Rama nuk gjeti falenderim për zotin Hoyt Yee?!

Nga Sali Berisha - 28/10/2017

Të dashur miq, asistent Zëvendës Sekretari i Shteti Hoyt Yee, pyetjen e gazetarit të VOA për aferën Tahiri refuzoi ta komentojë me rastin konkret por, në përgjigjen e tij, ai deklaroi parimet që mbështesin SHBA; parime të një drejtësie të pavarur dhe të paanshme, transparente dhe, në këtë kuadër, ndër të tjera ai tha se :..,

 "Askush nuk mund të gëzojë imunitet nga ligji. Mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit, të cilët ndjekin hetimet, dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta apo të mëposhtme të administrate".

 Kjo deklaratë u përshëndet, mendoj unë, me të drejtë nga opozita, ndonëse ajo në germë nuk përmbante asnjë fjalë të vetme për çështjen Tahiri.

Por deklarata, pas dështimit për ta falsifikuar atë me zëdhënësen e tij që ka emëruar drejtoreshë të ATSH, u mbulua me heshtje të plotë nga Edi Rama dhe narko mazhoranca e tij, në të gjitha nivelet. Kjo heshtje varri e Edi Ramës dhe narko-mazhorancës së tij ndaj deklaratës strikt parimore të zyrtarit të lartë amerikan, i cili zgjodhi ti përgjigjet pyetjes për Tahirin, vetëm me parimet e njohura të drejtësisë dhe shtetit ligjor në një vend të lirë, dëshmoi se ai, Rama, nuk është dakort me këto parime dhe kjo është tashmë e njohur, pasi ai për sistemin e drejtësisë ka mendim identik me atin e tij shpirtëror, Enver Hoxhën, sipas të cilit ai dhe vetëm ai duhet të jetë kryehetues, kryegjykatës dhe kryeprokuror i vendit.

Vetëm për këtë dëshirë të çmendur dërgoi në komisionin e Venecias draftet e reformës në drejtësi, që shndërronin këtë pushtet në një degë të ekzekutivit dhe që, fatmirësisht i përmbysi me të drejtë ky komision.

Por njerëz ngjitur me të, thanë se arsyeja më kryesore që shtyu Ramën të urdhërojë zyrtarët e tij të të gjitha niveleve, të dënojnë me heshtje varri deklaratën e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit, qëndron pikërisht në frazën e tij se; "Mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit, të cilët ndjekin hetimet, dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta ...".

 Kjo frazë, e thënë vetëm dy ditë pasi, me qëllim ose pa qëllim, bazuar ose jo në ndonjë dosje konkrete, prokurorët i kujtuan Ramës kolegun dhe mikun e tij të ngushtë Viktor Ponta, i cili është edhe kryeministri në detyrë i ndjekur penalisht dhe burgosur nga drejtësia rumune, iu duk Ramës, njëlloj si përmendja e litarit në shtëpinë e të varurit.

 Deklarata e zotit Hoyt Yee, pas asaj të prokurorëve dhe Viktor Pontas, i cili nuk kishte as një të qintën e aferave të mëdha të tij, e kanë çekuilibruar Ramën si asnjëherë më parë dhe përfundimisht. Çdo natë, ai në koshmar jeton në galerinë e dosjeve të tij personale dhe familjare duke filluar nga Surreli tek pallati pesë katesh në pajë, pa asnjë faturë, nga mega afera e ÇEZ tek koncesionet e ndrikull Nushit, muratorit, tek çeku një miliard euro dhe Abbi Bank, nga Xibraka dhe dosjet e aferave të tjera me shullazët, etj etj....

 Pikërisht kjo ishte arsyeja pse Rama vrapoi të falenderojë, flakë për flakë ambasadorin Lu, i cili u kujtoi shqiptareve se në kohën e komunizmit, shqiptarët dënoheshin për mendimet e tyre politike. Kjo ngjalli shpresa të mëdha te Rama, i cili njëlloj si i mbyturi që kapet në fijen e barit mendoi se dosjet e tij të tmerrshme, do mund ti shesë si politike. I disekuilibruar dhe absurd, Noriega beson se duke pasur Xhorxh Sorosin për avokat, do të mund të shesë dosjet e drogës, vjedhjeve te qindramiliona euro si dosjet të agjitacionit dhe propagandës, apo të sabotazhit të regjimit komunist.

 Por Rama e ndjen se vërtet ai bllokoi, në një vendim të paprecedent, drejtësinë për Sajmir Tahirin. Vërtet lidhjet e tij me Xhorxh Sorosin janë më të fuqishme se sa mund të mendohen, por ai din mirë se nuk do mund të bllokoj tik-takun e tmerrshëm të orës së drejtësisë, që po afron. Kjo orë po pret revolucionin popullor, revoltën qytetare që do të përmbysë në Shqipëri, Narko-shtetin e Norieges dhe do të vendosë shpejt në këtë vend, parimet e larta të drejtësisë dhe shtetit ligjor.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco