Vllahutin , as mish as peshk”. Lu edhe “mish edhe peshk”?!

Vllahutin , as mish as peshk”. Lu edhe “mish edhe peshk”?!

Nga SYRI.net - 26/10/2017

Zëdhënësja e BE, Kocijancic, bazuar edhe në informacionet e Vllahutin nga Tirana dhe porosive te Mogerinit nga Brukseli, nuk ja përmendi fare emrin Tahirit në deklaratën e saj të fundit të bërë për ngjarjen më pikante që ka tronditur opinionin publik shqiptar për shkak të lidhjeve të ngushta të krimit me shtetin dhe qeverinë e Ramës. Çështjen Tahiri. Të gjithë janë të çuditur dhe të tronditur që në deklaratën e BE për ngjarjen më të rëndë ku evidentohet qartësisht lidhja e shtetit me krimin dhe trafikantët, nuk thuhet asnjë fjalë në mbështetje të prokurorisë.

Është e çuditshëm për të mos thënë e turpshme që Vllahutin në Tiranë dhe Mogerini në Bruksel, Hahn në Vjenë dhe Fleckenstein në Berlin nuk arrijnë të shikojnë as syzet mbi 10-mijë euoroshe të Tahirit të cilat sipas dosjes së prokurorisë italiane rezultojnë të blera me paratë e trafiqeve të drogës e të armëve të kryera nga klani mafioz i Habilajve. Mbetet vetëm një shpjegim: fatkeqësisht të gjithë mendojnë se të gjithë janë future nga Rama në një thes…! Prandaj zëdhënësja e shkretë, me origjinë nga Kroacia,ishte e detyruar të lëshonte një deklaratë që ishte “as mish e as peshk” duke mos pasur madje as guximin t’ia përmendnin emrin Tahirit, bashkëpunëtorit dhe kushëririt të Habiljave që rezulton i pasuruar me paratë e drogës e të trafiqeve. Rolin dhe veprimtarinë e Tahirit e njohin të gjithë shqiptarët, kanë informacione të besueshme shërbimet inteligjente të të gjithë vendeve të BE,janë me dije vetë drejtuesit e lartë të BE që merren me Shqipërinë, të cilët kanë pasur prej katër vjetësh amë shumë, të gjithë informacionin mbi aktivitetin e bandës së Habilajve dhe të bashkëpunëtorit të tyre ish-ministër i brendshëm..!

Të gjithë pyesin : Përse hesht ambasadorja shume “aktive” deri para pak kohësh, ambasadorja Vllahutin tani që ka dalë emri i Tahirit si “peshku i madh” i korrupsionit dhe është shfaqur haptas Rama në mbështetje të tij dhe kundër reformës në drejtësi? A mos vallë kjo ambasadore e akuzuar më parë për korrupsion me vilën e blerë në zonën VIP është e zhytur në lidhje të komprometuara me Ramën dhe ministrat e tij të korruptuar? Mbetet që këtyre pyetjeve ti japë përgjigje koha… e jo shumë vonë edhe prokuroria…

Nga ana tjetër ambasadori Lu në Tiranë, në një takim me të rinjtë do të shfaqej me një deklaratë që mund të konsiderohej “edhe si mish edhe si peshk” kur do të thoshte ndër të tjera se “…Nuk do të ishte e përshtatshme për mua të them nëse Saimir Tahiri është fajtor apo i pafajshëm…” ndonëse ambasadori Lu e ka të gjithë informacionin për implikimin e Tahirit në trafiqet e drogës me klanin mafioz të Habilajve dhe për më tepër më parë shumë aktiv kishte stigmatizuar prokurorët e gjyqtarët që mbanin ora të shtrenjta në duart e tyre por tani nuk arrinte të shihte syzet mbi 10 mijë-euroshe të Tahirit.

Sigurisht që ky qëndrim ishte zhgënjyes për të rinjtë shqiptarë që po merrnin leksion sesi luftohet korrupsioni por njëkohësisht i kuptueshëm për ta sepse lëshohej nga një përfaqësues që ishte përpjekur dhe ja kishte arritur ta fuste Tahirin në zyrën ovale në një takim me presidentin Obama. Të rinjtë pyesnin: Si ka mundësi që një bashkëpunëtor i trafikantëve të klanit mafioz të Habilajve kishte arritur ti jepte dorën Obamës dhe të ulej me të në zyrën ovale?

Cili ishte roli i ambasadorit Lu për të sukses të Tahirit, bashkëpunëtorit të një klani mafioz?A dinte shërbimi inteligjent amerikan se cfarë përfaqësonte Tahiri dhe a kishte informacion për lidhjet e tij me klanin mafioz të Habilajve? Dhe nëse ky shërbim kishte pasur dijeni për aktivitetin e përbashkët të Tahirit me Habilajt në trafikun e drogës? Dhe nëse këto informacione kishin ekzistuar kush ia kishte fshehur ato kabinetit të presidentit Obamai? Cili kishte qenë roli i ambasadorit Lu në këtë rast? Mos vallë Rama dhe Tahiri kishin tentuar e ndoshta ja kishin arritur të komprometonin ambasadorin për tu futur në zyrën ovale?Dhë nëse këto janë të vërteta, ambasadori ishte i detyruar të lëshonte një deklaratë “edhe mish edhe peshk”?!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Sonja30/10/2017 12:50

Tahiri ne Opinion e tha qe dhe ata njeres jane....eshte e kuptueshme kjo thenie dhe ky qendrim i tyre. Dhe ata para drejtesis, por kush do ti coj, dhe tek cila drejtesi....?? e frikshme..

Sonja30/10/2017 10:57

Eshte shume e thjesht. Kanceri i ka rrenjet shume thell dhe metastazat e saj jane shperndare gjithandej. Tahiri eshte vetem ajo pjesa e vogel per biopsi. Nese laboratoret do te lejohen te japin rezultatin e tyre, te prekurit do te jene shume, edhe jashte politikaneve shqiptar. Tahiri e tha qe dhe ata njeres jane. Kjo shprehje eshte shume e qaerte dhe ska nevoj per komente. Te gjithe jane ne mbrojteje te Tahirit, per te mbojtur vehten e tyre. (dhe Vllahutin....)

JURI27/10/2017 07:47

qe te dy duhet te hetohen sepse nuk bejne punen qe i kane dgerguar departameinti shtetit dhe europa jane sorjane dhe punojne per sorjanet por duke punuar per sorjanet po punojne per mafjen teper -teper e rrezikshme per popullin shqiptare kombin shqiptare komeshinjet dhe me gjere duhet te hetohen per bashkpunim me krimin.

Shto koment

Denonco