Arroganca dhe agresiviteti gjenetik i Ramës

Arroganca dhe agresiviteti gjenetik i Ramës

Nga Kastriot Islami - 26/10/2017

Rama gjithnjë ka qenë agresiv, arrogant, anarkist, mediokër, frikacak, pervers, e tjerë, të gjitha së bashku karaktertialisht të shpjegueshme dhe të lidhura më njëra tjetrën. Kështu ka qenë në shkollë. Në punë, Në basketboll, Në bashki. Në parti. Dhe së fundmi në kuvend e qeveri; ai ka filluar të shfaqet ashtu siç është për publikun e gjerë që nga seancat e para të Kuvendit kur ka deklaruar:…S’keni parë gjë akoma…! Duke vazhduar me heqjen nga zyra të fotos së Presidentit…

Të fjalimet plot gjeste e poza në kuvend, duke kruar kokën dhe u lëkundur sa para-prapa e majtas-djathtas…Ka vazhduar me orkestrimin e goditjes fizike të deputetëve të opozitës…! Të ofendimi i grave deputete. Te ofendimi në grup i opozitës. Dhe kjo arrogancë e agresivitet kanë vijuar gjatë të gjithë kohës që është në kuvend i ulur në karrigen e kryeministrit.…Pothuajse çdo javë, ditën e enjte…me sharje e fyerje individuale e në grup me një fjalor rruge, me poza e gjeste tipike të një sëmuri mendor, me terma e nënkuptime perverse…Për të arritur te sulmet e paprecedenta të gazetarëve dhe punonjësve të medias…Për ata që e njohin nga afër apo kanë pasur mundësi të punojnë me të e kanë shumë të qartë që kjo arrogancë dhe agresivitet është gjenetike, e brendshme, e pashërueshme dhe e përhershme... me kriza te forta…deri asfiksime e çoroditje edhe për shkak të dozave të mëdha të qetësuesve apo eksitantëve për shkak të sjelljeve të lëkundura nga depresion i thelë në eksitim i papërmbajtshëm…

Arroganca, një sëmundje e rëndë, e lindur, e hershme dhe e pashërueshme..

Kjo është një arrogancë e agresivitet i brendshëm që vjen nga fëmijëria e tij madje edhe më shpejt… Nga frustracioni si adoleshent…Nga marrëdhëniet në familje...Nga marrëdhëniet me shoqërinë.. sidomos gratë e vajzat...Nga kompleksi i inferioritetit për shkak të mediokritetit e mungesë së arsimit solid… Nga marrëdhëniet poshtëruese që i shkaktonin të “fortët” e lagjes që i merrnin bukën nga dora… Nga pamundësia për të bashkërenduar synimet e paarritshme me mundësitë e kufizuara apo mediokriteti…Nga dështimet në basketboll gjatë rinisë… Nga dështimet në zanatin e piktorit gjatë e pas universitetit… Nga talljet e Nanos në fillimet e tij politike… Nga poshtërimi i vazhdueshëm i Metës… Dhe nga kompleksi i inferioritetit përballë Berishës të cilin e adhuron si model por i duket e pamundur për ta arritur.

Arrogancë në rritje e shoqëruar me agresivitetin e pushtetit

Ulja në karriken e kryeministrit i ka shtuar arrogancës gjenetike, të ushqyer nga agresiviteti prej pushtetit…Kohët e fundit është rritur edhe frekuenca edhe intensiteti i dyshes agresivitet- agresivitet. Konkretisht mund të përmenden disa momente sesi është rritur ky agresivitet në të shkuarën e afërt: 1) Incidenti me gazetarët Fatos Lubonja, Andi Bushati, Ylli Rakipi dhe një grup i shoqërisë civile…në media; 2)Orkestrimi i dhunës dhe arbitraritetit të policisë ndaj shoqërisë civile që protestonte kundër projektit të Parkut të Lodrave te Parku i Liqenit…3) Arroganca e porositur deri aty sa kryebashkiaku Veliaj me vartësit e tij t’i suleshin me kërcënime dhe fyerje të ulëta edhe ish-Presidentit të Republikës Nishani…4) Te porosia për të burgosur kryetarin e tregtarëve të Tiranes, Nikollaq Neranxi, të cilin e futën në burg me një inskenim mafioz…dhe nuk iu shqitën deri në Himarë; 5) Për të arritur te rasti i nxitjes së bandave kriminale kundër Ben Blushit në mbledhjen e Asamblesë së PS në Elbasan…6) Të frymëzimi i krimit dhe banditizmit për të vënë nën kontroll procesin e zgjedhjeve në Universitet duke përdorur banditë për të frikësuar kandidatët për rektorë…7) Të porosia dhënë ish-zëvendësministrit të Arsimit, Arben Mazniku, sot nënkryetar i Bashkisë, për të ofenduar dhe fyer profesorin dhe akademikun e njohur Artan Fuga, duke thënë se “i ka marrë koka erë”…8) Te arroganca e marrëzia për tu futur në fushatën zgjedhore te SHBA duke ofenduar njërin prej kandidateve dhe vënë në dyshim marrëdhëniet Shqipëri-SHBA nëse njeri prej tyre zgjidhet president…9) Deri te arroganca e njëkohësisht madhështia e marrëzisë me të cilin tregon barcaletat e qyfyret gjate darkave zyrtare me përfaqësuesit e vendeve partnere…10) te talljet e qytetarëve te thjeshtë gjatë fushatës elektorale kur do të promovonte ne një stil oriental tespinë dhe timonin e karrocës sikur të ishte një drejtues vendor me çallmë mbi kokën që i kruhet çdo minutë; 11) Te ofendimet e opozitës dhe arritur më së fundmi 12) te kërcënimet e ofendimet e gazetarëve dhe përfaqësuesve të medias…

Të gjithë tashmë e njohin si arrogantin mediokër

Tanimë të gjithë shqiptarët e më gjerë e kanë të qartë arrogancën dhe agresivitetin e tij...jo vetëm ata që i kanë qëndruar pranë, më parë apo ata që i qëndrojnë aktualisht afër..por të gjithë pa përjashtim, ndërkohë që këtë arrogancë e agresivitet e gëzojnë vetëm përfituesit e pushtetit dhe servilet e klienteles, të cilët e imitojnë dhe e shkarkojnë te vartësit e tyre...Kjo arrogancë dhe agresivitet i shoqëruar me prezencën apo përdorimin e individëve me rekorde kriminale dhe/ose të parave të dyshimta është kthyer në një sjellje kriminale “Made in Rilindja”…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco