Mbërtheckat e Pangos dhe qarjet e Saimir langos

Mbërtheckat e Pangos dhe qarjet e Saimir langos

Nga Agim Xhafka - 24/10/2017

Këto ditë përplasjesh në se ka prova për Tahirin apo jo,m’u kujtuan mbërtheckat e Pangos. Një fjalë që përsëritej atëherë e kori i socialistëve namusqarë u ngrit në zenith. Si Ku Klus Klani donin linçimin e Pangos. T’u thoje atyre ato mote se mbërthecka nuk ishte provë të bënin copash,mbase të hidhnin dhe përtej malit me gropa.

U mbërthyen tek mbërtheckat dhe nuk u ngopën nga dorëheqja e ministrit. Nuk pyetën për djalin e tij e për plot sentimentalizma që sot i shfaqen si argumente. E ndodhi normalja. Berisha e shkarkoi në çast, Pango iu drejtua gjykatës, mori vendim pafajësie e qysh atëherë mbërtheckat i harroi partia e grackave televizive.

Pas tyre u shfaq një video me zë të montuar sikur Meta merrte 700 mijë euro. Rilindja e quajti provë, u ngrit në protesta të dënonte hajdutin që e kishte të provuar tashmë. Dhe e dënoi rëndë Metën. E bëri president!!!!!!!!!

Por Meta iu drejtua gjykatës e cila provën e Rilindjes e quajti flluskë.

Pas kaq e kaq dështimesh tani vijmë tek provat e Tahirit. Thuhet se ka trafikuar, ka marrë ryshfet 5 milionë euro  çdo muaj, i duheshin 20 milionë për fushatë, me makinën e tij bëhej transporti i drogës, me... Por, jo, shokët e tij këto nuk i quajnë prova. Mbase duan të dëgjohet në përgjime fjala mbërtheckë, ose shifra 700 mijë, se ata e dinë më të madhe se 5 milionë.

Kaq janë dhjerë sa që edhe provat quhen prova vetëm po tha Rilindja. Ndryshe quhen sajime, luftë politike e hakmarrje tropojanësh.

Dua të kujtoj se kjo histori është mjaft e thjeshtë dhe shumë e qartë. Ja sepse.

Tahiri bëri sikur e shiti, por nuk e shiti makinën 003. Se kështu quhej e ministrit dhe shërbente si kartat e trarit në porte dhe aeroporte. Pas kësaj shitje-mos shitje ia hypte disa herë vetë që kudo riverifikohej se kjo makinë është ende e ministrit, kujdes.

Më pas Zagani, polici i antidrogës informoi shtetin se me ketë makinë kushërinjtë e ministrit bëjnë trafik narkotikësh. Dhe në vend të nisë hetimi ndaj ministrit nis reprezalja ndaj informatorit të shtetit. Burgoset, kërcënohet, fyhet e poshtërohet dhe nga kryeministri deri sa për fatin e tij të mirë ia del të arratiset me grua e tre fëmijë e të marrë azil në Zvicër.

Ja, pra prova e qartë. Një informatë e dhënë nga një polic shteti, u injorua, nuk u hetua, u fsheh dhe heroi që guxoi u burgos. A është kjo më shumë se mbërthecka e Pangos?

Tahiri ka ditë që sillet si lango. Qan e qurravitet se ka fëmijë, është i ri, nuk shkon në burg e kryeministri përlotet njësoj. Se prova që përmendëm është e përbashkët. Krimin e kanë kryer të dy.

Beson kush se Tahiri trafikonte e mbillte hashash pa marrë porosi nga Rama?! Njësoj si të besosh se Taulant Balla është francez. Lindur e rritur në Paris.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arber24/10/2017 18:25

Shkrim shume i goditur. Vertete nuk ke cfare ti shtosh. Vetem nji korigjim. Taulanti pretendon se eshte Gjerman e jo Francez.

vjollcaa shkalla.24/10/2017 17:54

Plotesish dakort .

MeleqAgaci24/10/2017 16:11

Hahahahaha Tualet Balla francez hahahaha, Kumbaro nuk vjedh, Edvini eshte piktor. hahahaha

Ervin24/10/2017 15:50

paragrafi i fundit per Taulant Pallen me shkriu se qeshuri.
rrofsh o zoti Agim.
ky problem eshte per te qare por me mire te qeshim se ndryshe do marrim malet.
fshati qe duket s'do kallauz. u mbush Shqiperia me hashash e kryeministri nuk dinte gje!!! kush i beson keto.

oujk24/10/2017 13:00

Oj agim xhafka, ja ke shkerdhier robt ketij shkrimi, e ke qare more e kupton ti! aq bukur saqe ska nevoje me ky problem per Prokurore! Sa 100 prokurore! saimir shurani, si syqante legence fare! ishte bere gati ta nxirrte Ramen por fevziu dhe dy gazetaret nuk u angazhuan sa duhet tja nxirrnin me grep kete moment; e solli deri ne dalje te llapagojes se tija dhe e la per here tjeter: skeni pare gje akoma, thote plehaxhiu duke ja futur mornicat rames gjer ne palceeeee!!!

Shto koment

Denonco