Mafia shqiptar= Korrupsion+ Krim+ Kanabis

Mafia shqiptar= Korrupsion+ Krim+ Kanabis

Nga Kastriot Islami - 23/10/2017

Shqipëria nga vëndi më i izoluar e më i varfër i Europës për 50 vjet, pas25 vjetësh“demokraci”, pa mohuar progresin e konsiderueshëm,cilësohet si njënga vëndet më të e korruptuar e të inkriminuar, duke mbetur gjithnjëvëndi më i varfër në Europë. Në këto 25 vjet, vecanërisht në vitet ’91 e ’97 por edhe pas vitit 2013, për shkak të varfërisë së trashëguar por edhe të pasigurisëe mungesës së shpresës, shqiptarët janë ndoshta të parët në Europë, që kanë lënë vendin e tyre. Gati 30-40 përqind e tyre janë larguar me idenë se “ky vënd nuk bëhet” dhe “s’ka përse i prishim të ardhmen fëmijve të tyre”.Arsyeja, pas 2013, lidhet me vendosjen e një rregjimi të një pakice të korruptuar e kriminale, të quajtur Rilindje. Gjithëkush qëështë jasht Rilindjes është i diskriminuar, i përjashtuar, i dënuar të nënshtrohet ose të largohet nga vendi, përndryshe anatemohet“armik”, dhe për rrjedhojë sulmohet, poshtërohet, ofendohet, hiqet nga puna, i mbyllet biznesi, i ngushtohen të gjitha hapsirat për të jetuar, punuar, mësuar… Ky regjim ka vrarë shpresën duke asgjësuar cdo alternativë.Ka vrarë të ardhmen duke asgjësuar të tashmen.Ka vrarë ndjenjën e reagimit duke ngjallur frikën.  Ka vrarë të mirën duke promovuar vetëm të keqen, madje duke e konsideruar të keqen model suksesi. Ka shkatërruar sistemin e meritës duke promovuar mediokritetin, klientelizimin, paaftësinë, krimin, banditizmin, mashtrimin, demagogjinë, arrogancën…Dhe së fundmi, Rilindja, me ose pa ndërgjegje, me ose pa dashje, thjesht për të ruajtur pushtetin e saj, po i hap rrugën krijimit të mafias së organizuar që shumë shpejt do të futet në konflikt me shtetin për ta kontrolluar apo sfiduar atë. Kjo do të jetë një gjëmë qëshqiptarët do ta vuajnë për shumë kohë e ndoshta pa mundur ta crrënjosin lehtësisht.

  1. Varfëria po zgjerohet, pasuria e paligjshme po përqëndrohet në më pak duar…

Pas 2013, mungesa e shpresës dhe ndjenja e emrigrimit janë rritur në një shkallë të konsiderueshme.Mungesa e shpresës lidhet me njërealitetqë e ndjejnë pothuajse të gjithë: i) është rritur numri të varfërve dhe varfëria e tyrë është bërë edhe më e gjërë edhe më e thellë; ii) është zvogluar ndjeshëm deri në zhdukje klasa e mesme e cila sapo kishte filluar të formohej dhe iii) është zvogluar numri i të pasurve por pasuria që ata zotërojnëështë bërë shumë më e madhe.Të pasurit jolegjitimë po zhvasin të gjithë pasuritë e asetet kombëtare kurse të tjerët po mbijetojnë në varfëri vetëm me asistencë duke u detyruar të nënshtrohen ose të emigrojnë.Përse ndodh kështu?

  1. Rilindja, një qeverisje klienteliste, e korruptuar, kriminale, kanabiste…

Arsyeja është e thjeshtë: vëndi qeveriset nga Rilindja qëështë një amalgamë e i) politikanëve të korruptuar në mënyrë të paligjshme; ii) individëve me rekorde të tmerrshme krimiminale, iii) biznesmenëve të lidhur me politikanët e korruptuar dhe/ose individët e inkriminuar që kanë zhvatur asetet e fondet publike; iv) e pinjollëve të nomeklaturës së lartë ish-komuniste menjë ndjenjë ekstreme revanshistee sjellje arrogante; v) e manjatëve të medias klienteliste që pasurohen duke promovuar lidhjen politikë-biznes-media dhe sulmuar, sharë, ofenduar të gjithë kundërshtarët e rregjimit dhe vi) e perversëve të të gjithë llojeve e ngjyrave që memënyrat e sjelljet e tyre tipike janë maska dhe kostumi i këtij rregjimi.

  1. Rilindja, një rregjim i centralizuar dhe autoritar oligarkik…

Pas vitit 2013 kjo amalgamë ka ardhur në pushtet dhe ka ngritur një rregjim qeverisjeje të një pakice oligarkike, që gjatë tre vjetëve ka vendosur nën kontroll pjesën më të madhe të bizneseve të mëdha duke falimentuar të tjerët. Ka vendosur nën kontroll shoqërinë civile duke e asgjësuar një pjesë të konsiderueshme të saj.Ka vënë nën kontroll pothuajse të gjithë median duke e cuar pjesë tjetër në kufijtë e mbijetesës, duke mbyllur shumë programe investigative apo kritike të qeverisë apo duke tentuar tëasgjësojë deri edhe portalet e rrjetet sociale.Ka lidhur politikën me krimin duke e futur atë në politikë.Ka blerë votat dhe kërcënuar votuesit.Së fundmi Rilindja po përpiqet me një agresivitet ekstrem të vëndosë nën kontroll të plotë sistemin e drejtësisë.

  1. Rilindja, një rregjim në shkërmoqje që kërkon zgjidhjen te kanabisi…

Pavarësisht të gjitha këtyre veprimeve, mbështetja popullore për Rilindjen ka rënë ndjeshëm dhe gjasat janë qëmbështetja ndaj saj të vazhdojë të bjerë në mënyrë eksponenciale, pra ajo po vithiset, shkërmoqet. Arsyet janë i) mosmbajtja e premtimeve; ii) represioni policor mbi qytetarët e bizneset; iii) demagogjia, mashtrimi e arroganca në komunikimin me të gjithë; iv) goditja apo deri eleminimi i cdo opozitari a kundërshtari të rregjimit. Shumica e shqiptarëve, të majtëe të djathtë, e urrejnënë ekstrem Rilindjen dhe e konsiderojnë një të keqe kombëtare, një fatkeqësi, një rrezik për të ardhmen. Por megjithatëRilindja po tenton tëorganizohet për të fituar zgjedhjet e ardhshme duke blerë votat përmes i) përdorimit të parave të korrupsionit, ii) premtimevemashtruese për vënde të përkohshme pune për socialistët e abandonuar; iii) premtimeve për rritje të pensioneve dhe krijimin e listave selektive për asistencë sociale; iv) kërcënimeve të bizneseve nga adminstrata fiskale dhe rrjeti policor e të qytetarëve nga individët me rekorde kriminale; v) dhe së fundmi përmes organizimit të kultivimit masiv e kapilar të kanabisit me mbështetjen e rrjetit të policisë. I gjithëky organizim ka krijuar të gjithë kushtet që kuvendi, qeveria dhe administrata e ardhshme të kontrollohen nga një amalgamë individësh që zotërojnë juridiksionin lëndor-territorial, tipike për një mafie të organizuar. 

  1. Mafia që po lind do taluftojëpër jetë a vdekjeshtetin…

Asnjëherëderi më sot, përvecsenë formën e retorikës politike, s’do të mund të flitej për ekzistencë të mafiessë organizuar në Shqipëri, të mafiesnë kuptimin e vërtetë.Ndryshe nga korrupsioni, krimi i organizuar dhe trafiqet që kanë qënë prezente dhe pak apo shumë të lidhura apo në bashkëpunim me politikën, herë më shumë e herë më pak, në disa raste të lidhura me politikanë të nivelit të lartë e në disa raste të tjera me zyrtarë të lartë, apo herë duke qënëtë luftuara nga drejtuesit e lartë të shtetit e herë duke qënëtë toleruara apo bashkëpunuese, mafia e vërtetë është gjithnjëe në cdo rast në luftë me politikën sepse mafia ka pushtetin e saj, organizimin e saj, rregullat e saj, dhe juridiksionin e saj lëndor-territorial, duke kërkuar gjatë të gjithë kohës të rrisë pushtetin e saj përballë shtetit. Prandajsa herë shteti tenton të rrezikojë pushtetin, organizimin apo juridiksionin e saj, ajo hidhet ne veprim, e sulmon shtetin duke kërkuar ta vendosë nën kontroll.

  1. Mafia do të vrasëbiznesmenë, prokurorë, gjyqtarë, gazetarë, politikanë..

Veprimet e dukshme të mafias janëgjithnjërezultat i vendimeve të kupolës së saj, kundër shtetit, më konkretisht kundër policëve, kundër prokurorëve, kundër gjykatësve deri edhe kundër politikanëve, biznesmenëve apo gazetarëve qëcënojnë veprimtarinë e tyre, ekzistencën e tyre. Prandaj në vëndet ku mafia e organizuar ekziston ka vrasje të organizuara të politikanëve, policëve, prokurorëve, gjyqtarëve.Sulme ndaj policëve, prokurorëve, gjykatësve apo politikanëve mund të ndodhin edhe nga bartësit e korrupsionit, krimit të organizuar apo trafiqeve, por ato nuk janë rezultat i vendimeve për shkak të prekjes së juridiksionit por janë më shumë rezultat i përplasjeve të rastësishme, janë spontane e në ndonjë rast janë si rezultat i reagimet të tyre spontan mbrojtës ndaj veprimit të shtetit.

  1. Mafia s’mundi të organizohej në periudhën 2013-2017…

Në Shqipëri, me ardhjen në pushtet të Rilindjes, kur individët me rekorde kriminale e trafikantët veshën kostum politik dhe qeverisja rezervoi poste lukrative për përfaqësuesit e tyre në qeverisjen e vëndit apo administratën publike, u krijuan në këtë mënyrëkushtet për organizimin e tyre në formën e mafias së organizuar. Po ata s’arritën të organizohen në formën e një mafie të vërtetë.Ata krijuan një lidhje pengmarrjeje reciproke me Ramën,pa patur mundësi të kenë organizimin e tyre dhe juridiksionin lëndor-territorial.Gjatë kësaj kohe, herë ata kishin nevojë për Ramën e herë Rama kishte nevojë për ta. Disa prej tyre, Rama i mbajti më afër e disa të tjerë i margjinalizoi por asnjëherë s’i largoi. Ata prej kohësh po mendojnë se në cfarëmënyrë të organizojnë“pushtetin e tyre” të ardhshëm, pra po presin momentin e përshtatshëm, që për shkak të nevojës qëRama ka për ta, për të fituar zgjedhjet e 2017, ata të ndërtojnë sistemin e tyre të mafias së  organizuar. Pra të mos bëjnë të njëjtin gabim që bënë gjatë 2013-2017 duke mbetur peng të Ramës.

  1. Kultivimi i kanabisit po favorizon krijimin e mafias…

Kultivimi i kanabisit i ka dhënëtëgjithë këtij kontigjenti mundësinë e kapjes së “juridiksionit territorial” përvec “juridiksionit lëndor” të cilin e zotërojnë prej kohësh. E thënë më thjesht, me zotërimin e “juridiksionit territorial” Rama po ju krijon të gjithë kushtet që në Shqipëri ata të organizohen si mafiee vërtetë. Ata po presin zgjedhjet e ardhshme qëky projekt i tyre të marrë jetë.Dhe nëse s’do të ketë kundërveprim qytetar a veprim ndërkombëtar, kjo është një ngjarje e sigurtë. Rama po ju jep mundësi të plotësojnë “ekuacionin”: Mafia=Korrupsion+Krim+Kanabis.

  1. Nëse Rama manipulon zgjedhjet, vendin do ta drejtojë mafia…

Nëse kjo amalgamë do të “përdoret” nga Rama nëzgjedhjet  e ardhshme për të realizuar synimin e tij personal të ruajtjes me cdo kusht e cmim tëkolltukut të kryeministrit, sic duken gjasat, atëherë pas zgjedhjeve të ardhshme, ata do të zotërojnë edhe pushtetin politik (sigurisht në një proporcion më të lartë se aktualisht), edhe juridiksionin lëndor-territorial, që nis me territorin e kultivimit të kanabisit (ku kandidati i Ramës drejton “republikën” e vogël të kanabisit), e vijon me krimin e organizuar, trafiqet e deri korrupsionin, evazionin fiskal apo gjobëvëniet ndaj bizneseve. Menjëherë pas zgjedhjeve, drejtuesit e këtyre “republikave” apo ndryshe embrionet e mafias së vërtetë, pasi të kenë siguruar pozicionin politik të deputetit, s’do të bëjnë gabimin e pas 2013 që të jenë peng të Ramës por do të bashkohen për të realizuar “masën kritike king-maker” që të kontrollojnë formimin e qeverisë, emrat e ministrave madje shumë shpejt edhe emrin e kryeministrit apo deri edhe sistemin gjyqsor.

  1. Rama i verbuar për pushtet dhe/ose nga frika e humbjes së tij po mbjell farën e mafias…

Me veprimet e tij Rama ështëfutur për shkak të ambicjes së tij të shfrenuar, po jo vetëm, në këtë rrugë, qoftë edhe sikur ndokush të arsyetojë se kjo do të ishte kundër qëllimeve apo dëshirës së tij. Kjo dukuri është e pashmangshme, pavarësisht nëse Rama e ka favorizuar atë me ndërgjegje apo i verbuar nga synimi për të ruajtur me cdo kusht e cmim karriken e kryeministrit, gjë që duket sheshit dhe me shumë gjasa do të përforcohet edhe për shkak të frikës së largimit nga pushteti. Nëse Rama do të përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë një numër më të madh individësh me rekorde kriminale apo përfaqsues direkt të tyre (kukullat apo maskat e tyre, testim që u bë në Dibër) dhe oligarkë që dinë vetëm të blejnë votat e manipulojnë zgjedhjet, dhe nëse atyre do tu vërë në dispozicion mekanizmin e kultivimit të kanabisit si një mekanizëm elektoral për fitimin e zgjedhjeve, ai në këtë mënyrëvecse ka mbjellë farën e mafias së vërtetëqë do të lindë menjëherë pas zgjedhjeve.

  1. Në vend të përfundimit: Apel për shqiptarët dhe partnerët…

Nëse qytetarët shqiptarë s’do të reagojnë masivisht e energjitikisht dhe nëse partnerët do të heshtin e s’do të veprojnë me shpejtësi për tëfrenuar apo crrënjosur këtë dukuri para zgjedhjeve të ardhshme, atëhere gjasat janëqë pas zgjedhjeve të ardhshme, mafia e vërtetë tëorganizohet dhe shumë shpejt tëfillojë të kontrollojë qeverinëe ta vendosë shtetin nën kontroll duke i kërkuar cdo ditë e më shumë pushtet ose duke e luftuar atëme cdo mjet deri për forcimin e pozitave të saj dhe dobësimin apo eleminimin e shtetit. Kjo do të ishte mafia e organizuar në kuptimin e vërtetë të fjalës, një pushtet kriminal, politik e financiar qëdo të zotëronte juridiksion lëndor-territorial, dhe për rrjedhojë do të sfidonte shtetin.  Ky organizim do të ishte në konflikt të hapur me shtetin pra cilindo qeveri të ardhshme nëse shteti apo qeveria do të refuzonin ti realizonin të gjithë kërkesat deri kontrollin e konsiderueshëm mbi shtetin. Ky do të ishte shëmbulli i parë në botë i mafies të krijuar nga vetë shteti në luftën për pushtet, por që shumë shpejt do të futej në luftë me shtetin; pra kjo do të ishte një “mafie atëvrasëse” si autori i saj. Cmontimi i kësaj mafie të organizuar në të ardhmen do të ishte një sfidë shumë e vështirë, madje gati gati e pamundur sepse ajo do të krijonte të gjithë lidhjet eventuale me të gjithë faktorët e tretë që janë në një betejë globale me perëndimin (SHBA, BE dhe NATO)…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

t23/10/2017 23:43

Shqiptaret kane patur vetem zhgen jime deri tani nga pushtetet dhe kjo i ka bere te tulaten e te shikojne vetem buken e gojes,se per aq kane punuar qeverite deri tani,kurse te huajt mbajne ne pushtet kedo qe u pergjigjet interesave e qellimeve te tyre

Shto koment

Denonco