Kurthi i Ramës/ A po mashtrohen ndërkombëtarët?

Kurthi i Ramës/ A po mashtrohen ndërkombëtarët?

Nga SYRI.net - 23/10/2017

Edi Rama sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS në thelb ka mbrojtur fuqimisht Saimir Tahirin, ndonëse ka lënë të kuptohet apo nënkuptohet se Tahiri mund të mos jetë pjesë e grupit të tij parlamentar deri në zbardhjen e së vërtetës. Arsyet e kësaj mbrojtjeje dihen nga të gjithë, ata janë bashkëpuntëtorë në punë të pista dhe bashkëaksionerë në pasurimin korruptiv dhe kriminal.

Këtë lloj mbrojtje prej hileqari Rama e ka bërë sa herë i ngushtohet laku nga ndërkombëtarët dhe thjesht për ti mashtruar ata. Këtë gjë bëri me E. Roshin. Këtë gjë bëri me M. Frrokun duke e paraqitur te partnerët si deputet të një partie aleate dhe jo socialist. Këtë gjë bëri me T. Doshin. Këtë gjë bëri më A. Ndokën. Këtë gjë bëri me A. Prengën. Këtë gjë bëri më A. Bushin. Këtë gjë bëri së fundmi me Aqif Rakipin të cilin e mbështeti si aleat në Elbasan dhe e mbrojti tinëzisht kur ndodhi vdekja aksidentale e një qytetari të zakonshëm me makinën e tij. Këtë gjë bëri më Ymer Lalën në zgjedhjet vendore në Dibër dhe zgjedhjet e përgjithshme të 2017 kur vajza e tij pas u zgjodh deputete, me naivitet deklaroi aleancën me Ramën.

Rama tinëzisht kur zbulohet profili kriminal i një deputeti, ministri apo personi kyç të klientelës së tij të tij fillon mbrojtjen e tij duke deklaruar se ata ose nuk janë më pjesë e grupit të tij parlamentar, se gjoja nuk kanë mbështetjen e tij politike apo të grupit të tij. Ndërkohë që vazhdon nën rrogoz mbrojtjen e tyre të fuqishme sepse ata jo vetëm i duhen për të të blerë votat e kërcënuar votuesit por ndërkohë ata e kërcënojnë dhe shantazhojnë me bëmat e përbashkëta që kanë bërë nga trafiqet drogës, paratë e pista nga aktivitetet kriminale dhe deri te blerja e votës dhe kërcënimi i votuesve me porosi të Ramës, i cili ka pasur edhe përfitimin maksimal nga aktiviteti i tyre kriminal, konkretisht marrjen dhe ruajtjen e karriges së kryeministrit.

Të njëjtën gjë po bën Rama më Tahirin që dyshohet për lidhje me klanin mafioz të Habilajve. Kërkon ta mbrojë fuqimisht duke i hedhur sy ndërkombëtarëve me gjoja largimin nga grupi parlamentar apo lejen që do ti japë prokurorisë për kontrollin e banesës dhe kontrollin personal(gjë për të cilën Tahiri i ka marrë tashmë të gjithë masat), veprim ky hileqar e njëkohësisht absurd dhe kontradiktor, sepse kjo do të thotë që Rama pranon argumentet e prokurorisë për “dyshimet e arsyeshme” për ngritjen e akuzës ndaj Tahirit por nuk pranon kërkesën për arrestim. Kjo është e turpshme, tinëzare dhe një njëkohësisht një hile e trashë.

Basha duhet urgjentisht të sqarojë ndërkombëtarët për qëndrimin tinzar dhe hilen e radhës së Ramës. Por paraprakisht duhet të sqarojë partnerët se sipas ndryshimeve të fundit në Kushtetutë për kufizimin e imunitetit të personave VIP që akuzohen për korrupsion, siç është rasti i Tahirit, as Rama dhe as Basha, as maxhoranca dhe as opozita nuk kanë të drejtë as të arrestojnë Tahirin por as të pengojnë kërkesën e prokurorisë për arrestim.

Basha duhet të sqarojë se opozita, për ish-ministrin Tahiri, të akuzuar apo më saktë të dyshuar nga prokuroria për korrupsion dhe implikim në trafiqet e drogës e të armëve me një klan mafioz, nuk kërkon arrestim se kjo nuk është e drejtë e saj por kërkon vetëm ti hapet rrugë drejtësisë, ashtu sic janë bërë ndryshimet kushtetuese për kufizimin e imunitetit të personave VIP.

Basha duhet të sqarojë se qëndrimi i Ramës, pavarësisht hileve dhe mashtrimeve, është në realitet një mbyllje e rrugës për kërkesën e prokurorisë apo në mënyrë indirekte një mbyllje e mundësisë për të trajtuar këtë çështje në rrugë gjyqësore siç e kërkon kushtetuta dhe ligji, pra thënë ndryshe mos lejim me vendimin politik të Ramës që kërkesën e prokurorisë ta shqyrtojë gjykata dhe vendimin ta marrë ajo.

Basha duhet të sqarojë ndërkombëtarët se vendimin për arrestimin e Tahirit, sipas kërkesës së prokurorisë e ka vetëm dhe vetëm gjykata dhe askush tjetër, apo ashtu si dhe pengesa që i bëhet drejtësisë për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë nuk është gjë tjetër veçse mbrojtje politike e Tahirit nga Rama.

Basha duhet të bëjë me dije publikun dhe ndërkombëtarët se kjo mbrojtje hileqare e tinëzare që i bëhet Tahirit nga Rama është indirekt edhe një kërcënim për gjykatën, duke e paralajmëruar atë përdorë argumentet politikë të Ramës dhe mbi këtë arsyetim të marrë vendim për të nxjerrë Tahirin të pafajshëm ndërkohë që Rama kërkon të shesë të gjithë mashtrim si betejë të Ramës për të vërtetën dhe për të vendosur drejtësinë në vend.

Ndërkombëtarët, veçanërisht SHBA dhe BE, që kanë bërë një betejë të fuqishme për reformën e drejtësisë, duhet urgjentisht të mbajnë qëndrim ndaj rastit Tahiri, si shembulli i qartë i lidhjes së “peshqve të mëdhenj të politikës” më krimin, trafiqet dhe korrupsionin. Në fakt ndërkombëtarët duhet të futen edhe më thellë për të kuptuar se edhe Tahiri është veçse një ndërmjetës, dhe realisht koka politike e këtyre lidhjeve është Edi Rama. Nëse ndërkombëtarët do të heshtin apo do të kërkojnë të mbrojnë Ramën duke e relativizuar këtë rast atëherë zhgënjimi i shqiptarëve do të vazhdojë te rritet dhe ata do ti drejtohen masivisht lotarisë amerikane dhe të gjithë rrugëve e mjeteve për të emigruar në vendet e Europës.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arber24/10/2017 06:37

Sigurisht "miqte e medhenj nderkombetare" nuk jane as me shume e as me pak por pjese e "puppets" of Soros. Kinezi Lu ( me kujton arushin Pooh me veshtrimin perhere ne menyre habitore) eshte vendosur nga administrata e Obames. Soros ka qene financuesi me i madh i fushates se tij elektorale e po ashtu edhe i Hillarit e cila ishte nje mandat Sekretare Shteti, ndaj pa diskutim Lu-ja eshte pjese e komunisteve. Po ashtu BE eshte komplet nen kthetrat e Soros nga i pari te i fundit. Vllahutin eshte nje ushtare e vockel e Perandorise. Pa u shkulur Soros asgje e hajrit nuk mund te behet. Le te fillohet me shpalljen non grata te Soros e Fondacioneve te tij ne Shqiperi po pati b.. ndokush. Soros ishte ai qe beri 1997-ten (bashke me operativet e CIA's) sepse edhe Klintoni eshte sjelle ne fuqi nga Soros. Edhe nje detaj. Qe Berisha do ikte nga politika u morr vesh qe kur erdhi Hillari per vizite, ndryshe nuk mund te fliste aq hapur si nacionalist, por sepse do ikte e nuk i behej vone. Hillari dihet qe ishte puppet e Soros. Soros nuk ben kurban njerezit e vet, thjeshte i nxjerr ne pension, kete do beje edhe me Ramen. Trump eshte duke punuar per te pastruar administraten nga njerezit e Obames e Soros por merr kohe, nuk eshte e lehte sepse prej 30 vitesh klani i Globalisteve ka konsoliduar pozitat e veta me njerezit e vet. Mos e dhashte zoti qe mashtruesi i neveritshem fshataruc Veliaj te zevendesoje Ramen. Nje llaxore i shpifur si ai eshte i padurueshem. Nje qenush tejet i bezdishem e i llastuar e i korruptuar. Nga ai duhet filluar per tu fut ne burg sera e Rilindjes.

Ana23/10/2017 15:40

Nderkombetaret tane jane ne dijeni te gjithckaje dhe ne mos bekues, jane blere nga Rama qe te mos e bezdisin ne aferat e tij. Thashetheme flasin per miliona euro te dhena Mr. Lu nga pikturisti ne shkembim te perrallave te tij gjysem shqip gjysem kinezce. Znj. Vllahutini, pas ceshtjes penale ne ngarkim te saj per korrupsion ne Kroaci, erdhi te reformonte drejtesine shqiptare dhe rruges bleu vilen ke Rolling Hills me dyfishin e cmimit te zakonshem. Se fundmi gojet e liga flasin qe do te ndertoje nje resort bashke me Behgjet Pacollin...Me porosi na i gjejne keta nderkombetaret? Nje kinez dhe nje cobanke? Apo u rrotullua tenxherja dhe gjeti kapakun? Keta do na shpetojne nga Edvini?

Inderur CIMO23/10/2017 12:51

Jo dyshime te arsyeshme Por fakte absolute te pakundershtueshme jane implikimet direkte te kriminelit S Tahiri i mbeshtetur nga kryemafiozi nderkombetar, i lindur dhe jo i pergatitur gjate viteve, dr prof Edi Rama; kryeikorruptuari i Evropes; keta jane te kjarta si drita e diellit!

i deleguari23/10/2017 12:24

Nqse "vertet" keta nderkombetaret tane kane nevoje per sqarime,atehere me mire se Basha,keto pune jua spjegon sorosjani ,kondrabandisti dhe shefi i narko-shtetit Edvin Kristaq Rama,me ane te thesit te Habilajve!

Shto koment

Denonco