Kryepolici qe nuk mbajti premtimet!

Kryepolici qe nuk mbajti premtimet!

Nga Flamur Vezaj - 22/10/2017

Sajmir Tahiri, katër vjet Ministër i Brendshëm, një nga njerëzit më me pushtet në qeverinë “Rama 1” dhe kryetar i PS-së për Tiranen! Ishte drejtues politike dhe njëherazi kryepolici i gjithë Shqipërisë, pasi të gjithë drejtorët, shefat e Komisariateve e deri te shefat e krimeve në shume raste, janë emëruar personalisht nga ai!

Drejtonte institucionin me të gjitha mundësitë ligjore, që të grumbullonte informacion, të hetonte persona, të SIGURONTE PROVA, të arrestonte dhe të dërgonte materiale voluminoze (PROVA) Prokurorisë dhe Gjykatës për ndëshkimin e shkelësve të ligjit! Pasi nuk ka oficer të policisë gjyqësore, prokuror apo gjykatës që kur ka PROVA të mos e dënojë personin (sidomos për ngjarje të renda)! Por çfarë ka ndodhur!

Gjate kohës kur PS-ja ishte në opozite, Sajmir Tahiri thuasje çdo ditë dilte para mediave duke denoncuar persona që abuzonin me detyrën gjatë qeverisjes së PD-së, edhe me emra konkret, sidomos për punonjësit e policisë të përfshire në fushata elektorale apo ngjarje të rënda kriminale!

Veç denoncimeve, në atë kohë bashke me ish-kreun e opozitës tashmë kryeministër, premtuan shumë gjëra sidomos drejtësi për ngjarjet e rënda të ndodhura gjatë qeverisjes 8-vjecare të Sali Berishës!

Po i kujtoj disa prej tyre më të rëndësishme, për të cilat vazhdojnë të premtojnë si të ishin në opozite duke harruar që kane mbi 4 vite në pushtet!

Premtuan zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit dhe dërgimin e përgjegjësve para drejtësisë, për 4 vjet ASGJË edhe familjarët e viktimave mezi i dëmshpërblyen!

Premtuan dërgimin para drejtësisë të përfituesve dhe abuzuesve me fondet e Rrugës së Kombit (Lulzim Bashën etj), për 4 vite ASGJË, madje e dhëne me koncesion rrugën!

Premtuan zbardhjen dhe vënien para drejtësisë të urdhëruesve e vrasësve të demonstruesve të “21 Janarit” (Sali Berishës etj), për 4 vjet ASGJË!

Premtuan se do te gjenin dhe do ti ndëshkonin përfituesit e privatizimit te CEZ-it, për 4 vite ASGJË!

Premtuan se do të hetojnë çdo qindarke të fëmijëve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dërgimin e tyre para drejtësisë, për 4 vite ASGJË!s

Premtuan se do të zbardhin ngjarjet e rënda kriminale si dhe gjetjen e autoreve ttë vrasjes së deputetit të PS-se Fatmir Xhindi, për 4 vjet ASGJË!

Premtuan se do të zbardhnin vrasjen e ish-drejtorit të SHISH-it I.Çopa në Durrës, për 4 vite ASGJË!

Premtuan se do të zbardhin dhe gjejnë autorët e vrasjes me eksploziv të gjyqtarit S.Konomi në Vlorë, për 4 vite ASGJË, përkundrazi u shtuan viktimat me tritol!

Premtuan se do të zbardhin vrasjen e tironsit A.Santo (që ndodhi në qeverisjen e tyre) në mes të zonës së ish-bllokut, për 4 vite ASGJË!

Premtuan që autoret nuk ikin më në drejtim të paditur, për 4 vite ke mbi 50 vrasje e masakra me armë (minimumi) pa autor! Pa i kujtuar këtu marrëveshjen private të mbylljes së konfliktit me atentatorët me tritol ndaj biznesit të babës së tij. E nëse nuk qëndron kjo marrëveshje (se Tahiri nuk e ka pranuar publikisht) është edhe më keq akoma. Ai për 4 vite NUK ISHTE në gjendje të gjejë atentatorët e familjareve te tij!!!! Etj etj etj....

E tashmë i shkarkuar nga detyra dhe pa asnjë police nga pas, Tahiri vazhdon të premtojë se do ti ndëshkojë politikanet e fëmijët e tyre për krimet që kanë bërë! Ja pse them se nuk ka MORAL ai që të flasë e akuzojë të tjerët apo edhe të premtojë për zbardhje të aferave të ndryshme financiare nga politikanë apo fëmije të tyre, sepse ishte në detyre dhe nuk bëri ASGJË!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco