A do të ‘godasë’ Lu lidhjen e krimit me qeverinë si ambasadori amerikan Jeffrey në 2003?

A do të ‘godasë’ Lu lidhjen e krimit me qeverinë si ambasadori amerikan Jeffrey në 2003?

Nga SHËNIM - 21/10/2017

Në 27 tetor të vitit 2003, pra saktësisht 14 vjet më parë, ambasadori i talentuar amerikan në Tiranë, James Jeffrey,në hyrje të një trajnimi me prokurorë e gjyqtarë në shkollën e magjistaturës do të deklaronte: “…Përsëri krimi po shkatërron vendin tuaj dhe po sfidon aftësinë që duhet të ketë vendi juaj për tu futur në institucionet perëndimore…” (https://www.zeriamerikes.com/a/a-30-a-2003-10-27-2-1-85623887/424569.html). Në këtë takim, sipas Zërit të Amerikës, ambasadori amerikan do të shtonte:”…bashkëpunimi me qeverinë shqiptare, prokurorët, gjyqtarët, policinë apo dhe partitë politike është shumë i mirë por megjithatë mbetet ende punë për t’u bërë në luftë kundër krimit dhe korrupsionit. …Po ashtu publiku shqiptar duhet t’u dërgojë udhëheqësve të vet politik mesazhin për më shumë veprime kundër krimit…”.  Duke shtuar ambasadori Jeffrey do të jepte një mesazh të fortë dhe të qartë për baronët e botës së krimit: "Ne e dimë se shumë shpejt do e zbulojmë se cilët jeni. Qeveria ime, partnerët tanë evropianë dhe shqiptarët janë vënë pas jush dhe ne nuk do të rreshtim derisa ju të shkoni atje ku ju takon dhe krimi të mos kërcënojë më këtë vend dhe këtë rajon".

Pas 14 vjetësh në Shqipëri krimi është bërë njësh me politikën, dhe kriminelët janë futur në parlament, në administratën publike dhe kontrollojnë qeverisjen e vendit e institucionet e rëndësishme. Ndërkohë që trafikanët dhe kriminelët shqiptarë janë bërë të rrezikshëm në të gjithë vendet e Europës e kontrollojnë trafiqet e drogës e të armëve. Bazuar në informacione kokëforta, ambasadori Lu ka deklaruar kohët e fundit, me të drejtë, se në Shqipëri ekzistojnë “klanet dhe familjet mafioze”. Deklaratë së cilës ish-ministri i brendshëmTahiri i është kundër vënë në momentin kur është akuzuar për lidhjet e tij me një nga klanet më të fuqishme mafioze që vepron në Shqipëri e Itali, klani i kushurinjve të ministrit Tahiri, i njohur si “banda e Habilajve”.

Trafikantët e drogës dhe të armë reja janë bërë të rrezikshëm për vendet fqinje dhe rezultojnë të lidhura dhe në bashkëpunim me drejtuesit më të lartë të qeverisë. Më konkretisht Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me autoritet italiane kanë akuzuar ish ministrin e brëndshëm Saimir Tahiri për “bashkëpunim me trafikantët e drogës dhe të armëve të bandës së Habilajve” që janë edhe kushërinjtë ish-ministrit.

Të gjithë pyesin: “ A do të gjejë momentin ambasadori amerikan në Tiranë, zoti Lu, ashtu si homologu i tij, ambasadori Jeffrey në vitin 2003, të evokojë lidhjet e klaneve dhe familjeve mafioze me ish-ministrin Tahiri?  Kjo deklaratë pritet me shumë interesa nga publiku shqiptar sepse pikërisht sot Rama ka detyruar maxhorancës të marrë një vendim politik për të penguar organet kompetente të veprojnë sipas kushtetutës dhe ligjeve në fuqi për të ndëshkuar lidhjet e krimit me politikën dhe qeverisjen e vendit.

Rama dheTahiri kanë pasur marrëdhënie shumë të ngushta, klienteliste dhe korruptive. Tahiri kohët e fundit s’ka qenë i kënaqur nga trajtimi që i ka bërë Rama duke e larguar nga qeveria dhe duke mos e përfshirë në qeverinë e re pas zgjedhjeve të 2017. Media ka raportuar se Rama kaqënëidetyruarpërshkaktë “presionit ndërkombëtar” ta largojë Tahirin nga qeveria dhe ta mbajë larg qeverisë, me argumentin se sipas informacioneve nga partnerët ndërkombëtarë, “…Tahiri ka qenë bashkëpunëtor me një klan mafioz..”. Kjo sigurisht nuk i ka pëlqyer Tahirit i cili nga ana e tij zotëron (sic është shprehur edhe vetë në një emision televiz të datës 19 tetor 2017) informacione komprementuese për shumë nga kolegët e tij që e kanë tradhtuar, përfshi edhe vetë Ramën.

Media ka raportuar se Tahiri me shumë gjasa zotëron një informacion të shërbimeve sekrete të një vendi të fuqishëm evropian ku rezulton se Olsi Rama, vëllai i kryeminsitrit Rama, ka qënë pjesë i një bande të trafikut të kokainës dhe prodhimit të saj në një fabrikë në Xibra këtë Elbasanit.Dhe Tahiri e ka përdorur këtë informacion për të shantazhuar Ramën dhe siguruar mbështetjen e tij për mos pranuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të lejuar arrestimin e tij.

Këto fakte tregojnë lidhjet e fuqishme të klaneve mafioze me kupolën e lartë shtetërore, konkretisht me ish-ministrin e brendshëm, me kryeminstrin Rama dhe zyrtarë të tjerë shumë të lartë të qeverisë dhe natyrisht edhe të policisë së shtetit. Për me tepër këto lidhje janë përdorur jo vetëm për pasurimin e tyre individual por për të manipuluar zgjedhjet sicc ka rezultuar edhe nga interceptimet e fundit nga autoritetet italiane që implikojnë klanin mafioz të Habilajve dhe ish-minsitrinTahiri.

Pyetja që shtron publiku është: Përse hesht ambasadori Lu që ka qënë shumë aktiv gjatë të gjithë periudhës që përgatitej reforma e drejtësisë? Përse hesht ambasadori Lu kur një vend i BE si Italia prej më shumë se 4 vjetësh ka grumbulluar informacione profesionalisht të besueshme që kanë ccuar në arrestimin e një numri shumë të madh trafikantësh por që evidentojnë edhe lidhjet e bandës së Habilajve me ish-ministrin e brendshëm Tahiri? A do të flasë ambasadori për lidhjet e klaneve mafioze me kupolën e lartë të qeverisjes së vendit?

Syri.net

21 tetor 2017

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco