Tahiri, prova e parë e Reformës në Drejtësi. A do t`ja dalë Edi Rama, ta sabotojë?

Tahiri, prova e parë e Reformës në Drejtësi. A do t`ja dalë Edi Rama, ta sabotojë?

Nga SYRI.net - 20/10/2017

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa, vetëm pak përpara mbledhjes së Komisionit të Mandateve për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, paralajmëroi se prokuroria nuk ka dorëzuar në Kuvend prova të duhura ligjore, që çojnë në heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm.

Madje Xhafa shkoi edhe më tej, duke i nxjerrë kokën planit për të penguar vijimin e procesit ndaj Tahirit. Duket se mazhoranca po përdor taktikën e sabotimit të kësaj çështje teje të nxehtë, duke e futur  në hullinë e politizimit;

"Ajo çfarë është shkruar nga Prokurorët e Krimeve të Rënda, nuk është një gjë që shpreh vullnetin e ligjit dhe besueshmërinë në provë, që do të thotë se  sipas meje, segmente apo individë të Prokurorisë po përdoren politikisht në një situatë të nxehtë politike”

Me këto fjalë Xhafaj paralajmëroi, që skandalin e paprecedent të një ministri të Rilindjes të përfshirë direkt në veprimtarinë e trafikut të drogës ta devijojë nga një çështje e organeve ligjzbatuese dhe drejtësisë, në një betejë politike.

Vetëm pak minuta pas kësaj, për këtë deklaratë u pyet edhe kryeprokurori i republikës Adriatik Llalla.

“Zoti Xhafaj nuk është i qartë për ndryshimet ligjore. Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke ndjekur me vëmendje të veçantë, situatën e krimeve”, deklaroi ai.

Dhe ky plan që duket është thurur në minutat e fundit nga Rama, pas kërcënimeve nga vetë Tahiri dhe informacioneve se nëse ai nuk mbrohet sot dhe arrestohet, në shenjë vetëmbrojtje dhe hakmarrje, do të hapë “Kutinë e Pandorës”, brenda së cilë ndodhet edhe kryeministri, nisi të vihej në zbatim që në fillim të nisjes së Komisonit.

Gramoz Ruçi dhe më pas deputetë të tjerë socialistë kërkuan që të përdoren precedentë të mëparshëm edhe për këtë rast, duke këmbëngulur që seanca të bëhet në prani të medias, duke penguar kështu zbulimin e dokumenteve që përbëjnë sekret hetimor dhe votimi për heqjen e imunitetit të bëhet vetëm mbi shkresën formale të depozituar nga akuza.

Por sot jemi në kushtet e zbatimit për herë të parë me sukses (nëse do arrihet) të Reformës në Drejtësi, për të cilën mburret dhe bërtet aq shumë Edi Rama me të tijtë.

Pikërisht këtyre ndryshimeve në Kushtetutë në kuadër të Reformës në Drejtësi (Dispozita kushtetuese neni 73) dhe Kodit të ri të procedurës Penale për materiale sekrete që nuk duhen bërë publike, ju referua në seancë prokurori Hadarmataj.

 Edhe nëpër gjykata zbatohen rëndom seanca me dyer të mbyllura, e jo më në këtë moment që procesi i hetimit është në zhvillim intensiv dhe shumë delikat pasi bëhet fjalë për krim të organizuar që ka inflirtuar deri në kupolën e shtetit.

 Por duket se pala socialiste e ka ndarë mendjen për ta mbrojtur Tahirin, ose të paktën për ti dhënë atij mesazhin, se “ne bëmë gjithçka për ty...nuk e ke nga ne”

Është hera e parë që  Reformës në Drejtësi të vihet në zbatim me sukses dhe që një çështje të këtij niveli sipas ndryshimeve kushtetuese, nuk e ka në dorë Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë,  por ato të Krimeve të Rënda.

Çështja Tahiri po inauguron në realitet, zbatimin e Reformës në Drejtësi. Rama duket që po bën gjithçka për ta sabotuar duke rrezikuar që të krijoj që në krye të herës, që në gjenezë, një precedent që mund ta hedhë në erë projektin më të rëndësishëm që pas instalimit të demokracisë në Shqipëri.

SYRI.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Prape une...20/10/2017 21:07

Prova e pare nuk mund te jete denimi per kanabis, kur i madh e i vogel e din qe kanabisi prodhohet cdo vit! Edhe cdo politikan nga 91 e ketej duhet te futet ne burg per kanabisin.
Vetingu duhet te filloj nga pastrimi i Sistemit te Drejtesise, pastaj te kalojn me radhe politikanet, sipas peshes se krimeve qe akuzohen ,...ose sipas moshes. Nga te dyja anet ta kapesh i bie qe Saliu duhet te jete i pari! Rrotulloheni nga te doni. Sa te jete Sala ne politike gjith kjo cast politikanesh nuk zhduket. Sala i shpeton te gjithe me mos-largimin e tij.

Shto koment

Denonco