Tre të pavërtetat dhe tre 'armiqtë' që shpalli Tahiri

Tre të pavërtetat dhe tre 'armiqtë' që shpalli Tahiri

Nga SYRI.net - 20/10/2017

Në intervistën e mbrëmshme në emisionin Opinion, Tahiri ishte emocional deri në çoroditje. Gënjeshtar dhe i dobët në argumente. I frikësuar në ekstrem dhe nga frika jo rrallë herë shfaqej kërcënues, madje duke premtuar ne disa raste edhe për hakmarrje. Herë, herë shfaqej i tronditur psiqikisht, gati për tu përlotur nga pamundësia për tu mbrojtur dhe gabimet e rënda që ka bërë. Herë i dëshpëruar dhe i zhgënjyer, veçanërisht me miqtë e kolegët e tij. Jo rrallë herë gjatë emisionit shpërtheu duke lënë përshtypjen e të qenit me depresion e i destabilizuar. Herë i dërgonte mesazhe kërcënimi Ramës për tradhtinë që i kishte bërë dhe herë zbythej duke i kërkuar lëmoshë; në fund të emisionit ishte kujdesur ti servilosej Ramës, njëlloj si letrat e një të “vetëvrari”. Gjatë të gjithë kohës u përpoq të luante rolin e të tradhtuarit sepse kishte bërë detyrën dhe se ishte më i ndershmi nga politikanët. Gjatë të gjithë kohës e paraqiste veten ndryshe nga të gjithë të tjerët, i një “race” tjetër, më i miri, më i afti, më i pastri, duke u përpjekur të tregonte se po shkonte në burg se duke punuar fort e me ndershmëri kishte bërë më shumë armiq sesa miq, por e gjithë nga kjo shfaqje teatrale pa asnjë argument kuptohej lehtësisht se Tahiri po gënjente e mashtronte.

Tahiri nuk arriti të mbrohej as politikisht, as juridikisht dhe as moralisht. U paraqit shumë dobët dhe i paaftë. Gjatë të gjithë kohës për të shpëtuar kërkoi të luante rolin e viktimës duke përmendur djalin e vogël por duke u bërë i lodhshëm dhe i neveritshëm. Pavarësisht përpjekjeve të tij, të gjithë kuptuan lidhjet e Tahirit me klanin mafioz Habilaj dhe askush nuk dyshon më për to, madje edhe bashkëpunëtorët e tij apo ata që e mëshirojnë atë. Vëzhguesit e mbrëmshëm, në shumicë, mbështesnin argumentet e prokurorisë italiane dhe shqiptare dhe besojnë se Tahiri është ndërmjetësi mes bandës së Habilajve dhe Ramës. Të gjithë kuptonin se Tahiri, i ndodhur në situatë të vështirë dhe i tradhtuar nga Rama e anëtarët e Rilindjes, po mashtronte gjatë të gjithë kohës. Të gjithë e kanë të qartë se Tahiri do të shkojë pas hekurave dhe askush nuk sakrifikon për ta mbrojtur madje as nuk i kanë telefonuar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.

Por Tahiri gjatë të gjithë kohës tha tre të pavërteta ndërkohë që përpiqej ta orientonte të gjithë shfaqjen e tij si një betejë për të provuar të vërtetën e tij inekzistente. E para mohoi lidhjet e ngushta farefisnore e klanore me Habilajt duke i quajtur pa pikë turpi e thjesht kushërinj të “dhjetë”. Mohoi takimet me eksponentë të bandës së Habilajve si dhe udhëtimet e përbashkëta me ta si dhe darkat e drekat më eksponentë të kësaj bande. Mohoi të këtë marrë para apo dhurata nga Habilajt qoftë në favorin e tij personal qoftë për manipulimin e zgjedhjeve. Mesa duket Tahiri kishte zgjedhur rrugën e arritjes te e “vërteta” e tij duke mohuar gjithçka tjetër për të cilën akuzohet, duke thënë të pavërteta, duke sulmuar të gjithë kundërshtarët e tij, madje çuditërisht duke sulmuar jo vetëm Ramën por edhe deri ambasadorin amerikan.

Tahiri në përpjekjet e tij të dështuara për të “vërtetën” e tij nxori nga goja e tij edhe emrat e shumë armiqve nga “llumi i korridoreve të politikës”. Natyrisht më i rëndësishmi që edhe e ka frikë më shumë se kushdo tjetër ishte emri i Edi Ramës; ndërkohë që nga mungesa e përqendrimit emrin e Ramës e kuptuan të gjithë Tahiri herë pa here kur dilte nga depresioni tentonte ta maskonte duke i ngecur pështyma në grykë. Emri i dytë do të ishte Ilir Meta, presidenti i Republikës, të cilin në asnjë çast nuk hezitoi ta artikulonte qartë e pa mëdyshje dhe madje ta sulmonte për korrupsion duke lënë të kuptohej se ai ishte strumbullari i gjëmës së madhe që i kishte ndodhur. Emri i tretë i rëndësishme do të ishte ambasadori amerikan, për të cilin Tahiri si vërejtje kryesore kishte deklarimin e tij për prezencën e “klaneve mafioze” përfshi mesa duket klanin Habilaj ku bën pjesë edhe Tahiri. Çuditërisht Tahiri në asnjë moment nuk pati guximin ti cilësonte anëtarët e bandës së Habilajve si trafikantë por emërtimi që gjatë të gjithë kohës ishte “barbonë”…?! Dhe të vetmin gabim moral atë të shitjes së makinës së tij bandës së Habilajve..?!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ajo20/10/2017 12:02

Pashe vetem disa sekuenca nga dalja e Tahirit ne Opinion sepse jetoj larg. Sot do kem mundesine ta shoh te plote emisionin. Trimit Saimir qe krijoi policine qe duam i kishin rene puplat dhe per mua ishte ne nje gjendje psikologjike shume te renduar. Me goje te thate nga tmerri, me fraza qe nuk ishte ne gjendje ti artikullonte sic duhej, betohej e stebetohej per te verteten e tij te madhe. Si nuk i vjen turp kur perdor te birin per te mallengjyer shqiptaret. Edhe polici i ndershem dhe kurajoz, Zagani, ka tri vajza, por Tahirit as iu be vone fare ta njolloste dhe burgoste nje nga te paktet police te ndershem qe guzoi e foli edhe duke ditur lidhjet e Habilajve me vete ministrin e tij. Te erdhi fundi Tahiri, por do besh mire te tregosh te verteten sepse ne fund te fundit ti ishe vecse nje vegel ne duart e Rames, por ama nje vegel shume e demshme qe meriton te ndershkohesh njelloj si shefi yt.

neveri 20/10/2017 10:58

neveri totale edhe ma neveri e ma mashkull i ulet mas me te ta zan syni

Shto koment

Denonco