Pëlhura e Rilindjes po ç`thuret, kush e ka radhën?

Pëlhura e Rilindjes po ç`thuret, kush e ka radhën?

Nga SYRI.net - 19/10/2017

Edi Rama, hapur dhe prapa skene, po bën gjithçka  për ta kanalizuar si incident dhe vetëm te një emër i përveçëm, skandalin që plasi pas publikimit të dosjes së antimafies italiane, për klanin Habilaj.

 Edhe në statusin e publikuar për këtë çështje, ai flet “për përgjegjësi individuale” dhe shfaqet i zhgënjyer jo nga e gjithë piramida e organeve të Ministrisë së Brendshme, por vetëm nga “njohja e vjetër”, Saimir Tahiri.

Por dosja “Habilaj” është vetëm një rast gati ordiner i skemës gjigante, që ka instaluar krimi i organizuar në Shqipëri, gjatë qeverisjes së Rilindjes.

Vetëm nga ky përgjim ka rënë në rrjet një nga ish-ministrat simbol të qeverisë Rama, një shpurë drejtorësh policie dhe në vijim po mësohet se klani ka pasur njerëzit e vetë edhe në sistemin e radarëve që janë përgjegjësi e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ditë pas dite po dalin fakte tronditëse që tregojnë se milionat e këtij segmenti të trafikut ndërkombëtar të drogës, në pjesën e luanit kanë qenë të destinuara për blerjen e zgjedhjeve, edhe me shuma të frikshme deri në 20 milion euro vetëm për Tiranën.

Rama po bën gjithçka që të mos e lërë pëlhurën e sofistikuar të skemës shtet-krim të ç`thuret edhe më tej, duke futur në lojë Fatmir Xhafën i cili po na bëka “revolucion” e vetting në polici, duke tentuar ti  vënë kështu kapakun,  epokës “Tahiri”.

Por fijet që mbajnë gjallë rrjetën që ka lejuar Rama të kapë gjithë institucionet e shtetit këto katër vite, tashmë janë në duart e organeve të specializuar të vendeve të fuqishme perëndimore.

Dhe ata kanë filluar ti tërheqin, e duket nuk do të ndalojnë, deri sa të mbërrijnë te koka e merimangës.

Ç`thurja sapo ka nisur!

Dy javë më parë SYRI.net paralajmëroi se brenda muajit Tetor dy ministra të Ramës, do të detyrohen të japin dorëheqjen ose do të largohen për të mos u arrestuar “në krye të detyrës”. Saimir Tahiri gati e e kishte të shkruar në ballë dje gjatë konferencës vajtuese për shtyp, se nuk është vetëm.

Nëse e gjykojmë ftohtë deklaratën e tij se nuk kërkon as ndihmë e as mbrojtje nga partia, qeveria dhe kryeministri, mund të kuptojmë se ai nëpërmjet këtyre fjalëve ka hedhur në eter, një mesazh të koduar.

“Unë nuk jam vetëm, jam një nga ata…”

Por kush janë ata?!

Cili është deputeti tjetër i fuqishëm, pranë Ramës, që ka rënë në rrjetën e përgjimeve “Habilaj”, dalë në një qark ku socialistët kanë fituar 8 vende në parlament?

Si ka funksionuar sektori energjitik, koncesionet doganat, portet? Çfarë fshihet prapa privatizimit në terr të plotë të ARMO dhe a janë të shqetësuar vërtet amerikanët, për një infiltrim të financave të kontrolluara nga shërbimi inteligjent rus i jashtëm, në Shqipëri?

Në fakt shumë njerëz me informacion të dorës së parë gjatë kësaj periudhe kanë qenë me sytë përtej oqeanit, nga pritet që dita ditës të mbërrijnë dy dosje mjaft të nxehta për qeverinë Rama.

Fija e parë u ç`thur nga hetimi gjigant i antimafias italiane duke ndriçuar vetëm një kënd të errët të odeonit pa dritare të Ramës. Atë ku ishte komanduar të qëndronte, Saimir Tahiri.

Kush e ka radhën?

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Saliu do merzitet, pse Saja i pari?20/10/2017 21:10

Kanabisimi i Shqiperise ndodh cdo vit, te pakten qe nga 1991 e ketej. Ishalla kesaj radhe i hyjn deri ne fund edhe e denojne Saimirin. Mgjth te flasim hapur Saja po hyn cik pa radhe. Radhen edhe "nderin" per tu fut i pari ne burg e ka eskluzivisht Sali Berisha edhe femijet e tij. Por ska problem te fillohet nga Saje Qorri, pastaj urgjentisht Saliun e sorrop!

Metra 8519/10/2017 20:08

Pyetjen duhet ta besh keshtu:Kujt i ka hy pa radhe STahiri?!

krasasi tp19/10/2017 19:27

Kanabizimi i vendit ka qene nje projekt politik.Ministri Tahiri ka qene "Drejtori Ekzekutiv"i projektit.Institucionet ligj zbatuese kane heshtur si fija e barit, perderisa avionet e droges etiketoheshin si avion qe sherbenin per sperkatjen e pishave ne Divjake.Ky projekt politik ka edhe heronjte e vete.Skafistet ne pergjithesi, ata qe kane lene edhe koken ne vecanti, "ushtaret"e zene rob nga "armiku", ca fshatar e te rinj qe jane rrasur ne burg si alibi se po luftojme drogen.Ky projekt politik ka pasur edhe mbeshtetje ambasadoriale sigurisht.Ne kushtet kur m..i eshte bere mullar, askush nuk di si t'ja jape nje drejtim.

Eri19/10/2017 19:14

Radhen e ka zonja Mimi mesa kuptohet se nuk u konfirmua si ministre e kabinetit Rama2 dhe sikur po rri urte kohet e fundit, sikur su pergjigjet akuzave ne parlament si bente dikur gjithe aktrim.

Shto koment

Denonco