Mediat duhet të monitorojnë lëvizjet e Tahirit…

Mediat duhet të monitorojnë lëvizjet e Tahirit…

Nga SYRI.net - 19/10/2017

Tani që Prokuroria ka kërkuar heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit mediat duhet të monitorojnë natë e ditë tre shtëpi, të Tahirit, të prindërve te Tahirit dhe prindërve të gruas së Tahirit.

Sepse  Tahiri me njerëz të bandës së Habilajve do të përpiqet të fshehë materiale sekrete që mban të fshehura dhe të zhdukë gjurmë që e komprometojë rëndë atë. Ka edhe një mundësi tjetër që Tahiri ti ketë fshehur më parë këto materiale sekrete komprometuese për të dhe bandën e Habilajve.

Po ashtu duhet Tahiri mund të bëjë edhe lëvizje të parave që ka fshehur. Ndërkohë nuk është aspak çudi që Tahiri të fshijë nga kompjuteri edhe dokumente sekrete, por këto të fundit janë të te lehta për tu zbuluar.

Tahiri me shumë gjasa do të ketë fshehur tri lloj materialesh komprometuese. Materiale që ka menduar ti përdorë kundër Ramës dhe kundërshtarëve të tjerë, si brenda ashtu edhe jashtë partisë, regjistrime me zë e figurë të kryera gjatë kohës që ka qenë ministër.

Materiale për anëtarët e bandës së Habilajve. Si dhe materiale sekrete për tu mbrojtur në rast arrestimi.

Tahiri po ashtu në një nga vendet sekrete, shtëpinë e tij, të prindërve të tij dhe të prindërve të bashkëshortes së tij, mund të ketë fshehur edhe shumë para, vendase dhe në monedhë të huaj.

Po ashtu duhet të kontrollohen të gjithë lëvizjet e Tahirit prej sot deri ne momentin e arrestimit se ai mundet me anëtarë të bandës së Habilajve apo të tjerë të kërkojë të zhdukë prova që e komprometojnë rëndë apo që mund të shërbejnë për të hapur pista të reja hetimi.

Media ka një rol të paimagjinueshëm në këto momente për të mos lejuar fshirjen e gjurmëve të cilat Tahiri në këto momente po përpiqet ti fshijë sa është e mundur.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Tahirovski19/10/2017 17:20

Nuk keni pare gje akoma- u shpreh Krimineli Saimir Tahiri perpara mediave ne deren e supervetures se tij! Vonesat po sherbejne per te marre masat e manipulieve dhe mbase largimin e tij ne monte negro!

Shto koment

Denonco