Tahiri një gurë i rëndë në qafën e Ramës….?!

Tahiri një gurë i rëndë në qafën e Ramës….?!

Nga SYRI.net - 18/10/2017

Dosja prej 400 faqesh nuk është një rastësi. As që lidhet me grumbullimin e fakteve. As që ka të bëjë me implikimin e ish-ministrit të brendshëm, njeriut më të besuar dhe bashkëpunëtorit më të ngushtë të Ramës për të provuar lidhjet e qeverisë Rama me trafikantët, me drogën dhe kanabisin. As që momenti i nxjerrjes së këtyre fakteve tronditëse është i rastësishëm.

Tahiri është simboli i lidhjes së klaneve mafioze me Ramën dhe anëtarët e kabinetit të tij. Tahiri është simboli i implikimit të policisë në trafiqet e drogës dhe të armëve. Tahiri është simboli i ndërmjetësit mesa klaneve mafioze dhe kryetarit të qeverisë. Tahiri është simboli i lidhjes së shtetit me bandat e krimit. Por nuk është vetëm Tahiri….

Tahiri është një prej gurëve të rëndë në qafën e Ramës. Bisedat e qëmtuara më shumë kujdes nga autoritetet italiane nxjerrin zbuluar edhe Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila po ashtu e nxjerrë jashtë qeveri nga Rama, po ashtu si Tahiri më parë; është një gurë që partnerët ja kanë varur në qafë Ramës. Natyrisht për afera të tjera korruptive do të ketë edhe personazhe të tjerë që do të rezultojnë të implikuar në afera korruptive e kriminale.

Rama po tenton të heqë prej qafës së tij Tahirin por ndërkohë është në dilemë. Rama nuk është i sigurtë se heqja e këtij guri të rëndë do ta lehtësonte apo shpëtonte, sepse me shumë gjasa bërja kurban e Tahirit do të pasohej nga ndonjë aferë tjetër më e rëndë se kjo e këtyre ditëve ku do të zbuloheshin edhe lidhjet e vetë Ramës me rrjetin e klientelës së tij të përbërë nga politikanë të korruptuar, biznesmenë klientelistë, manjatë të medias të lidhur me fije të dyshimta me drejtuesin e qeverisë, trafikantë, individë me rekorde kriminale, e tjerë.

Ndërkohë nga ana tjetër Rama nuk është po ashtu i sigurt nëse do të mund ta shpëtonte Tahirin pa rënë në sy të ndërkombëtarëve. Për më tepër Rama e ka shumë të qartë se shpëtimi i Tahirit është i pamundur dhe që kosto e kësaj manovre do të çonte goditjen te vetë Rama.

Rama është në dilemë po ashtu edhe për faktin se nuk e ka të qartë rolin e Tahirit i cili për ti shpëtuar kësaj goditje që ka filluar ta ndjejë prej kohësh që kur ishte ministër apo edhe si revansh i tij ndaj abandonimit që Rama i ka bërë në rastin e moskandidimit në krye të bashkisë së Tiranës, mund të ketë bashkëpunuar me zyrtarë të huaj duke dhënë të gjithë informacionet që zotëron për të gjithë bëmat e Ramës.

Pra Tahiri është një gurë i rëndë në qafën e Ramës të cilin Rama nuk e di nëse duhet ta heqë apo ta mbajë. Aq më tepër që përveç Tahirit në aferat e narkotrafiqeve me shumë gjasa do të dalë e implikuar (gjë që indirekt rezulton nga dosja Habilajve kur flitet për cështjne e radarve) edhe Mimi Kodheli. Në fakt nuk janë as Tahiri, as Mimi, dhe as ministra të tjerë që që rëndojnë në qafën e Ramës apo thënë ndryshe që janë në shënjestër.

Në shënjestër është Rama dhe vetëm Rama. Laku ka filluar të shtrëngohet pavarësisht se Rama po përpiqet ta perceptojë si një gurë të rëndë në qafën e tij, herë me emrin e Tahirit, herë me emrin e Mimit, herë me emrin e Ilir Beqes, e kështu me radhë. Apo pavarësisht pirueteve që Rama po përpiqet të bëjë në sytë e publikut…Sa më shumë Rama të vonohet me këtë lloj vetëndjesie, apo sa më shumë të tentojë ti shpëtojë lakut, aq më i tmerrshëm do të jetë fundi, momenti kur laku do të shtrëngohet për herë të fundit në qafën e tij për të mos e lejuar të marrë frymë…

Atëherë edhe Tahiri, edhe Mimi, edhe ilir Beqaj do të jenë fundosur së bashku me të.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku18/10/2017 22:47

Guri i rëndë në vendin e vet, dmth në fundin e pusit me gur në qafë Tahiri dhe me Tahir në qafë Rama bashkë me shokët komunistë të ridhjerjes.

Naltgjatesia18/10/2017 20:01

Sa dritare ne Vilen e Surrelit ke bere me leket e Habilajve o i Gjate...

Shto koment

Denonco