Sot Tahiri duhet të flasë për bëmat e Ramës, nesër do të jetë shumë vonë…

Sot Tahiri duhet të flasë për bëmat e Ramës, nesër do të jetë shumë vonë…

Nga SYRI.net - 17/10/2017

Saimir Tahiri rezulton sipas të dhënave të fundit tërësisht i zhytur në trafikun e kanabisit.

Lidhjet e tij si Ministër i Brendshëm me krimin janë evidente. Paratë e krimit kanë shkuar në xhepat e tij, të bandës së kushërinjve të tij, në xhepat e drejtuesve të lartë të shtetit dhe ajo që është më e rënda për manipulimin e zgjedhjeve. Nuk ka asnjë një dyshim që Tahiri do të vendoset në bankën e të akuzuarve dhe do të marrë dënimin e rëndë.

 Rama nga çfarë ka deklaruar sot dhe më parë duket e ka shitur Tahirin. Në realitet Rama e ka shitur Tahiri kur e largoi nga posti i Ministrit të Brendshëm dhe  me formimin e qeverisë së re nuk i dha asnjë detyrë në ekzekutiv.

Madje Rama e braktisi Tahirin në momentin kur për bashkinë e Tiranës caktoi Erjon Veliajn. Rama i ka të gjithë provat nga partnerët se Tahiri është i implikuar rëndë në trafiqet e lëndëve narkotike. Se Tahiri është i lidhur ngushtësisht me bandat më të rrezikshme të krimit të organizuar.  Këto janë arsyet që Rama gjatë kohëve te fundit është përpjekur ta largojë Tahirin.

Tahiri nga ana e tij e ka kuptuar braktisjen e Ramës. Ai gjatë të gjithë kohës ka qenë në dilemë. Të heshtë me shpresën se kështu Rama mundet edhe të mbrojë aq sa do të ketë mundësi.

Apo të tregojë lidhjet e vërteta me Ramën. Gjithcka kanë bërë së bashku. Ose më saktë se me çfarë devocioni ai i ka kryer të gjithë porositë e Ramës. Se si kanë ndarë së bashku paratë e trafiqeve. Si kanë përdorur së bashku kriminelët. Si kanë organizuar së bashku kërcënimin e bandave kundërshtare. Si kanë bërë së bashku plane dhe kanë realizuar blerjen e votave dhe kërcënimin e votuesve. 

 Tahiri ka vetëm një mundësi tani. Të flasë? Heshtja do ta “varrosë” në gjumë duke e nxirë në sytë e të gjithëve. Rama po i  kërkon të heshtë sepse kështu shpëton lëkurën e tij. Ndërgjegjja e brendshme i thotë Tahirit se duhet të flasë, ta thotë të vërtetën. Në realitet Tahiri është vetëm maja e ajsbergut. Ai është viktimë e karakterit të tij dhe nxitjes që Rama i ka bërë duke e zhytur në botën e errët të krimit, të trafiqeve, të korrupsionit, të kanabisit.

Tahiri është vetëm njëri prej anëtarëve të kësaj qeverie kriminale.

Të tjerët me siguri ndjejnë se koha e ndëshkimit po afron. Frika po i  tmerron…Nuk do të vonojë dita kur ata do të ndëshkohen ose vendet e fshehta ku kanë vendosur paratë e pista do të sulmohen…Por ai që po ndjen më shumë se kushdo frikën e tmerrin është Rama. Gjumi më siguri i është prishur…. Laku po i  shtrëngohet.

Edhe Tahiri ka rolin e tij… sot ... nesër do të jetë vonë…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Adi18/10/2017 10:57

Rama, ky shperdorues i aseteve njerezore te ketij populli trim e liridashes. Shume keq.

komisari17/10/2017 17:38

Mirembrema, o turem njerzish me emberin kope a e zgjodhe EDVININ per me u be bej. Dale prisni se sa ka filluar e kushedi se ku ka per te shkuar. O popull me embrin kope, daleni se skenipar gje more.

liridona17/10/2017 17:31

Mire Sajmja, po Mimi?!!! Do flase ajo per helikopteret e rrezuar?????

Shto koment

Denonco