Sot qeveria bëka protesta për vendosjen e TVSH tek biznesi i vogël!

Sot qeveria bëka protesta për vendosjen e TVSH tek biznesi i vogël!

Nga Jorida Tabaku - 12/10/2017

Dikur Fronti Demokratik dërgonte ankesa në Komitetin Qendror se beteja kundër kulakëve nuk qe në nivelin e duhur, sot shoqatat qeveritare të bizneseve angazhohen gjoja në protesta edukative për të shtyrë qeverinë në vendosjen e masave anti-informalitet. Një vijë e hollë ndan hipokrizinë e djeshme me atë të sotmen.

Që të kuptohemi, Partia Demokratike është kategorikisht kundër informalitetit por ne problemin nuk e shohim tek biznesi siç qeveria dhe shoqatat e qeverisë e shohin. Për ne informaliteti në ekonomi lindi dhe erdhi si rezultat i rritjes së taksave, represionit policor, korrupsionit e ndryshimit të shpeshtë të ligjeve që vështirësojnë rregullat tatimore. Të gjithë këto faktorë mbyllën bizneset, ulën konsumin, larguan investitorët dhe prodhuan besimin më të ulët të bizneseve në rajon. Ndryshe nga ne dhe shumica mendon qeveria socialiste e cila ka gjithë këto ditë që përpiqet të na bindë që taksat e larta dhe shtrëngimi tek bizneset e vogla do të prodhojë parajsën ekonomike që ajo propagandon.

Duan t’i vendosin TVSH-në biznesit të vogël, një kioske që mban me jetë dhe me para një familje apo më saktësisht 100 mijë bizneseve të vogla që ofrojnë produkte dhe shërbime që sot për sot janë përjashtuar nga TVSH. Në kundërshtim me çdo vend të rajonit, qeveria dëshiron të ulë pragun e TVSH-së në 0 lekë për biznesin e vogël që prodhon 0.5% të ardhurat e PBB-së. Duan t’i heqin bukën e gojës 40% të punësuarve në vend vetëm e vetëm për të kënaqur një sektor të caktuar të bizneseve.

Ne nuk jemi dakord! Kjo nuk është një masë formalizuese dhe as nuk do të prodhojë më shumë të ardhura për buxhetin e shtetit, në të kundërt do të rrisë më shumë shpenzimet administrative për Drejtorinë e Tatimeve. Gjithashtu do të rëndojë edhe xhepat e qytetarëve të cilët do të duhet të paguajnë më shtrenjtë për produktet e tyre që do të blejnë. Por, mbi të gjitha, kjo taksë deformon tregun dhe nuk lejon incentivën e lirë të qytetarëve.

Beteja e qeverisë Rama ka qenë përherë e drejtuar jo ndaj informaliteti por ndaj biznesit të vogël. Beteja e tij ka qenë e fokusuar në interesa të ngushtë personalë që janë fshehur përherë nga gjoja kauzat e drejta, pretendimi se kjo masë do të rrisë mbledhjen e të ardhurave është gënjeshtra e radhës e një staliniste me petkun e liberalit i cili në katër vite i rriti taksat me 1.5 mld USD për shqiptarët dhe mblodhi të ardhura njësoj sa qeverisja e taksës së sheshtë, 26% e PBB. Duke qenë niveli më i ulët i mbledhjes së taksave në rajon edhe sipas FMN-së.

Asnjë vend nuk ka mundur ta formalizojë ekonominë me dhunë e me dajak! Biznesi i vogël duhet konsideruar si bashkëpunëtor dhe jo si armik, si punëdhënës dhe jo si ilegali i radhës që duhet zhdukur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Joni13/10/2017 11:50

e ke qare fare o Jorida, bie era ushtarllek!
Nje pyetje kisha: A i rregullove hallet me farefisin moj qe ua vodhe pronat??? Se mbase duhet te shohesh hallet e shtepise tende qe bere po vete?
Ik e thur çorape se nuk di gje tjeter ti

Pafillo13/10/2017 11:47

Gallate kush del e ciceron...Jorida qe iu fut politiçkes per te rregulluar ca muhabete pronash dhe beri lesh e li fisin. Ik mos goce rregullo çorapin qe ke bere me kusherinjte se nuk je per politike ti!
Po nxirr ca emra institucionesh qe ishin dje! Ta besojme!
Se pame vetem kompani private, qe mire a keq paguajne. Ndersa ti vazhdon dhe i mban kengen Lulit me porosi. Vazhdoni keshtu se nga 2037 ben vaki dhe kebi shanse te qeverisni. Ti jo e jo, po ndokush me i hajrit

Zani13/10/2017 11:43

Jorida e Tabakllareve te rregulloje problemet me fisin qe i shkaktoi duke ua vjedhur tokat e pasurite duke u fshehur pas fustanit te Lulit dhe perdes se politikes.
Mire qe ske moral te besh statuse veresie, po te paktrn a i kupton ato qe te kane dhene????
M tyryfyçka si puna jote shkoi per lesh PeDeja

Daj Jaku13/10/2017 00:35

Që populli të protestojë kundër qeverive është një nga tiparet e demokracisë. Që të protestojë qeveria, kjo është shpikja e rradhës e EDramës. Nuk keni parë gjë akoma. Në mëndjen e tij është gjithçka përmbys. Ç'thotë partia/edveri bën populli, çdon populli bën partia/edveri.

Shto koment

Denonco