7.5 miliardë njerëz, të gjithë vijmë nga një grua e vetme

7.5 miliardë njerëz, të gjithë vijmë nga një grua e vetme

13:31, 10/10/2017
A+ Aa A-

Ne nentor 2008, nje studim i rendesishem i drejtuar nga Luigi Cavalli-Sforza, Marcus Feldman, dhe Richard Meyers nga Universiteti i Stanford-it analizoi 642,690 variante genetike nga 938 individe nga 51 grup popullatash neper gjithe boten.

Konkluzioni i pare ishte se njerezit jane qenie shume me te reja se shimpazete, dhe jane shfaqur vec afro 100 -200 mije vjete me pare, qe nuk eshte asgje ne shkallen e evolucionit.

Rezultati i dyte ishte se njeriu i sotem vjen ekskluzivisht nga nje zone e vogel e botes, diku ne Afriken Sub-Sahariane. U shfaqen rreth 100 mije deri 200 mije vite me pare, dhe me pas emigruan dhe populluan rajone te tjera. ‘Ka gjithmone e me pak variante sa me shume largohesh nga Afrika,’ shkroi Feldman…Cdo grup i vogel njerezish qe u larguan te gjenin nje rajon te ri, moren me vehte vetem nje moster te shumellojshmerise se materialit gjenetik te prinderve. ‘Kjo teori e origjines njerezore dhe migrimit, e mbeshtetur nga specimene fosilesh, te dhena gjeologjike, mjete nga germimet arkeologjike, dhe modele gjuhesore eshte pranuar ne mase te madhe nga gjeneticistet. Njihet si teoria ‘Nga Afrika’…

By Pdeitiker – Own work, Public Domain.

Rezultati tjeter kerkon nje sqarim konceptesh. ‘Materiali gjenetik i embrionit vjen nga dy burime: genet e babait dhe genet e mamase….Me perjashtim te proteinave, membranes, etj, veza e pajis embrionin dhe me disa struktura te specializuara te quajtuara mitokondri. Mitokondria prodhon energji per qelizen…Te gjitha qeniet- meshkuj e femra- e kane trasheguar mitokondrine nga mamate e tyre, te cilat e trasheguan nga mamate e tyre, dhe keshtu me rradhe ne nje vije te pathyer trashegimie qe shtrihet pafundesisht ne te shkuaren. “

“Tani imagjinoni nje fis te lashte prej 200 grash, secila nga te cilat do sjelle ne jete nje femije. Nese femija ndodh te jete vajze, gruaja ka kaluar mitokondrine e saj ne brezin tjeter, dhe nepermjet vajzes se vajzes ne breznine e trete. Por nese ajo ka vec nje djale dhe asnje vajze, mitokondria e saj arrin ne nje fund qorr dhe shuhet…”

“Dhe ketu eshte kyci: nese popullata e specieve eshte e vogel, dhe nese ka kaluar mjaftueshem kohe, numri i vijave mitokondrike do vazhdoje te tkurret e tkurret, derisa te ngelen vetem pak. Nese gjysma e grave te fisit kane djem, dhe vetem djem, atehere 100 trashegime mitokondrike do te zhduken ne gjeneraten tjeter. Nje gjysem tjeter do arrije ne qorrsokak ne gjeneraten e dyte e keshtu me rradhe. Nga fundi i disa gjeneratave, te gjithe trashegimtaret e fisit, meshkuj ose femra, mund te gjurmojne prejardhjen e tyre mitokondrike vetem ne disa gra.”

“Per njerezi e sotem, ky numer ka arritur ne nje: secili prej nesh mund te gjurmoje linjen e vet mitokondrike ne nje grua te vetme e cila ekzistonte ne Afrike rreth 200,000 vjet me pare. Ajo eshte mamaja e perbashket e species sone. Ne nuk e dime sesi ajo dukej, megjithese te afermit e saj me te aferm sot jane grate e fisit San ne Botswana ose Namibi.”

“Ideja e mamase se njerezimit me duket pafund terheqese. Ne gjenetiken e sotme, kjo grua njihet me nje emer te bukur – Eva Mitokondrike.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco