Zbulohet misteri i mijëra viteve, ja si janë ndërtuar piramidat e Egjiptit

Zbulohet misteri i mijëra viteve, ja si janë ndërtuar piramidat e Egjiptit

15:18, 24/09/2017
A+ Aa A-

Arkeologët kanë gjetur fakte mahnitëse, të cilat zgjidhin njërin nga misteret më të mëdha në botë-se si shoqëria nga periudha e bronzit, e cila nuk ishte e zhvilluar nga ana teknologjike, arriti të zhvendosë blloqe të mëdha graniti dhe gurë gëlqerorë me të cilat janë ndërtuar piramidat në Giza.

Zbulimi i fundit i mbishkrimit në papirusin antik, anijes së drurit dhe sistemit gjenial të sistemeve të kanaleve të ujit, ka hedhur një dritë të re mbi infrastrukturën impozante, të cilën e kanë krijuar ndërtuesit e Gizës.

Në papirusin e  gjetur në portin Vadi el-Jarf, përshkruhet në detaje se si 170.000 ton gurë gëlqereje janë bartur nga lumi Nil deri në Gizë.

Punëtorët vendosën blloqet në anijet prej druri, që ishin të ndërlidhura me litarë, dhe pastaj anijet lundronin nëpër kanale deri në portin e brendshëm, i cili ndodhej vetëm pak kilometra larg piramidës. Punëtorët përmes rrugës së kanalit ndryshuan edhe kahun e lumit Nil.

Edhe pse prej kohësh ishte e njohur se blloqet e granitit janë furnizuar nga Asuani, 855 metra në jug të Gizës, dhe blloqet e gurit gëlqeror nga Tura, tetë kilometra më tej, arkeologët nuk kishin rënë dakord për faktin se si materiali ishte transportuar saktësisht.

Mbetjet e kanalit u gjetën nën platonë e pluhurosur në Giza. Po ashtu është gjetur edhe pishina kryesore, ku kryheshin dërgesat kryesore.

Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në realizimin e  projektit, transmeton Daily Mail.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco