Princa dhe biznesmenë/ Njihuni me 10 familjet më të pasura që ‘kontrollojnë’ botën

Princa dhe biznesmenë/ Njihuni me 10 familjet më të pasura që ‘kontrollojnë’ botën

23:06, 20/09/2017
A+ Aa A-

Secila familje vlen të paktën 34 miliardë dollarë.

10-Familja Slim, Meksikë

Vlera e pasurisë: 77.1 miliardë dollarë

Carlos Slim,  ishte personi i katërt më i pasur i revistës “Forbes” për 2016-ën. Ai u rendit i pari nga 2010-ta dhe 2013-ën. Slim themeloi “Grupo Carso”, një konglomerat që kontrollon afërsisht 40% të vlerës së kapitalit në bursën e Meksikës. Ai e drejton perandorinë me ndihmën e djemve të tij.

9-Familja Cargill-MacMillan, SHBA

Pasuria: 45 miliardë dollarë

E vetmja kompani private me vlerë më shumë se “Koch Industries” është “Cargill Inc”, e themeluar nga Ëilliam Ëallace Cargill në 1865. Tetëdhjetë e tetë përqind e kompanisë është në pronësi të familjes Cargill-MacMillan. Kjo familje krenohet me miliarderë më të njohur, sesa çdo familje tjetër në botë.

8-Familja Bettencourt, Francë

Pasuria: 42.7 miliardë dollarë

Në vitin 1909, një kimist i ri, Eugene Schueller, krijoi një formulë unike të bojës së flokëve. Parisi ishte kryeqyteti i modës në botë në atë kohë dhe Eugene gjeti një treg midis Parisianëve të pasur dhe salloneve të flokëve, duke krijuar kështu kompaninë gjigante të kozmetikës “ L’Oréal”.

Vajza e tij, Liliane,  mori kontrollin mbi kompaninë pas vdekjes së babait të saj dhe burrit Andre Bettencourt. Që nga viti 2016, Liliane Bettencourt është gruaja më e pasur në botë.

7-Familja Arnault, Francë

Vlera neto: 37.7 miliardë dollarë

Një tjetër familje miliardere franceze, e cila është e njohur për markat luksoze si Louis Vuitton (OTC: LVMUY), ose LVMH, dhe Christian Dior. Patriarku i familjes, Bernard Jean Etienne Arnault, është ende kryetar dhe shef ekzekutiv i LVMH. Dy fëmijët e tij, Antoine dhe Delphine, janë gjithashtu aktive në kompani.

6-Familja Cox, SHBA

Pasuria: 34.5 miliardë dollarë

Familja Cox mësoi se si ta transformonte qasjen në qeveri në pasuri gjeneruese. James Middleton Cox shërbeu dy mandate si guvernatori demokrat i Ohajos dhe zhvilloi një fushatë të dështuar për president në vitin 1920. Pas politikës, ai krijoi disa gazeta dhe u bë manjat mediash, duke i qëndruar pranë krijimit të partisë demokratike dhe Franklin D. Roosevelt. Që nga viti 2016, Cox Enterprises udhëhiqet nga dy nipërit e Cox.

5. Familja Mars

Vlera e pasurisë: 78 miliardë dollarë

Familja Mars ka në pronësi kompaninë më të madhe të çokollatave në botë. Nën këtë brend prodhohen çokollatat e famshme si M&M, MilkyËay, Mars e shumë të tjera..

4. Familja Koch

Vëllezërit Koch janë të njohur në SHBA për ndikimin në politikën amerikane. Ata kanë pasuri prej rreth 82 miliardë dollarëve.

3. Familja Walton

Kjo familje ka në pronësi rrjetin e supermarketeve në Amerikë, Ëalmart. Familja është më e pasura në Amerikë dhe ka 130 miliardë dollarë.

2. Familja Rothschild

Mayer Rothschild kishte zhvilluar një biznes bankar në vitet e vonshme 1700. Që nga atëherë, ata kanë qenë të suksesshëm në biznes dhe kanë grumbulluar pasuri prej 350 miliardë dollarësh.

1.Familja mbretërore e Arabisë Saudite

Kjo familje ka dhjetëra anëtarë, princa e mbretër. Shumica e pasurisë së tyre vjen nga nafta, që e bën këtë familje më të pasurën në botë me pasuri prej 1.4 trilionë dollarësh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco