VIDEO/ Epike! ‘Hajduti’ i dritave: E lidha energjinë se s’kisha bateri në telefon, ku ta karikoja

VIDEO/ Epike! ‘Hajduti’ i dritave: E lidha energjinë se s’kisha bateri në telefon, ku ta karikoja

20:26, 14/09/2017
A+ Aa A-

I arrestuar për herë të tretë për rilidhje të paligjshme të energjisë, 52-vjeçari Luan Komani iu lut në muajin gusht gjyqtarit të gatshëm ta linte në burg, sepse sipas tij, ai nuk ka asnjë mundësi ta paguajë detyrimin prej 200 mijë lekësh.

Tani ai flet për Fiks Fare dhe tregon arsyet se përse e rilidhte energjinë.

“Unë nuk kam vjedhur! I lidha për të parë televizorin dhe karikuar celularin. Fatura kishte vajtur 1.5 mln për 10 vjet. Burgun nuk e kisha provuar ndonjëherë! Qejf nuk kam të qëndroj në burg, por…”, thotë Luan Komani.

Ai rrëfen për mikrofonin e Fiksit se edhe ato pak të ardhura që ka i shfrytëzon për të shkruar ndonjë libër.

“Kam bërë 22 libra! I kam të pabotuara! Aty kam hedhur mendimet e mia për bankën, punën, fshatin në përgjithësi. Jam financier dhe kam punuar bankier tek ish-banka e Kursimeve”, shton ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco