Mësoni si të shikoni në filxhanin e kafesë turke!

Mësoni si të shikoni në filxhanin e kafesë turke!

21:36, 13/09/2017

Shikimi në filxhan apo aftësia e parashikimit të së ardhmes me shikim apo lexim të filxhanit rrjedh qysh nga Kina e vjetër. Gjegjësisht, në kohët e lashta, kinezët kanë lexuar të ardhmen nga filxhani, por jo nga filxhani i kafes por nga filxhani i çajit. Në Europë vëmendje të veçantë shikimit në filxhan i kanë kushtuar Romakët e vjetër, por edhe në Itali kjo traditë ka mbetur deri në ditët e sotme. Në historinë më të re, kafja po bëhet pija më e përhapur dhe po e zëvendëson çajin, ashtuqë tani gati në të gjitha pjesët e botës e ardhmja lexohet nga kafja.

Por, ne konsiderojme që shikimi i kafesë duhet të bëhet vetëm për argëtim , dhe të mos preokupohemi shumë se çda do të ndodhë në të ardhmen, sipas shenjave dhe figurave në filxhanin e kafesë!

Për fillim duhet të mësojmë se si përgatitet kafe e vërtetë dhe çka na duhet për ‘parashikimin e së ardhmes’ :

Nevojitet

filxhan (xhezve)
gotë ovale pa dorezë
kafe turke

Na duhet kafe e fortë dhe e zier freskët. Sheqer, qumësht apo disa shtojca tjera janë të NDALUARA! Kafja pihet e nxehtë, deri sa nuk është fundërruar. Kur ta pini kafën dhe në filxhan mbetet pak fundërrinë, me dorë të majtë sillni filxhanin në mënyrë që fundërrina të shtrihet sa më mirë. Me rëndësi është që këto lëvizje ti përsëritni 3 deri 7 herë. Filxhani rrotullohet i përmbysur me grykë poshtë (drejt tabllës) dhe ashtu lihet deri sa fundërrina të thahet pak. Nuk guxoni të jeni i padurueshëm dhe të ngritni filxhanin çdo moment, sepse mundë të prishni formën e figurave të mëparshme.

Ditët ideale për shikimin në filxhan janë e martë dhe e premte, kurse e diela dhe festat nuk janë të përshtatshme.

Keni të drejtë në tri dëshira. Për ato të dashurisë është përgjegjës gishti i unazës, kurse për ato të punës ekskluzivisht gishti tregues.

VËREJTJE: Për simbolet që në këtë listë nuk paraqiten duhet të shfrytëzoni aftësitë tuaja intuitive.

Për shikim në filxhanin e kafesë, ju nevojitet edhe përvojë, sepse ekzistojnë simbole të cilët interpretohen ndryshe, në varshmëri nga ngjyra dhe pozita në filxhan!

Këtu po ju japim udhëzimin e shkurtër  se si të shikojmë gjegjësisht, lexojmë nga filxhani.

Që të bëheni lexues i mirë i simboleve që përshkruhen nga kafja nëpër filxhan, ju nevojitet:

intuitë e mirë,
njohje e mirë e simboleve dhe natyrisht
pamje e mirë. Gjithashtu, duhet të njihni edhe ritualin e përgatitjes që në filxhan “të pasqyrohet” e tërë e ardhmja e juaj.

Filxhanin duhet mbajtur në dorën e djathtë përderisa e pini kafën. Nevojitet që pjesa e mbrendshme të jetë e bardhë ashtuqë të dalloni më lehtë simbolet që formon fundërrina e kafes, të prisni pesë deri në dhjetë minuta që fundërrina të thahet. Në filxhan nuk guxon të shtohet sasi e re e kafes që të forcohen larat dhe as të preken.
Sipas disa metodave “për përgatitjet për leximin nga filxhani”, kafja duhet të pihet në tre apo shtatë fyta. Kjo varet nga përzgjedhja e juaj – mundeni por jo edhe patjetër të veproni ashtu (figurat në fund të filxhanit paraqesin personin apo shtëpinë e personit të cilit i lexohet filxhani. Figurat afër majës së filxhanit flasin se gjërat gati do të përmbushen. Figurat që dalin në vetë rrethin e filxhanit, tregojnë udhëtim apo ndërrim vendbanimi). Pasi ta pini, filxhanin kurrsesi mos e rrotulloni që fundërrina të mbulojë të gjizha pjesët e mbrendshme të filxhanit, por duhet të bëni vetëm lëvizje nga e djathta në të majtë dhe pastaj filxhanin ta përmbysni. E leni disa minuta që pikat e mbetura të kafes të kullohen në tabëll, letër apo tekstil.
Asnjëherë mos e thani filxhanin duke e shtypur disa herë në bazën thithëse, me këtë do të prishni formimin e figurave dhe linjave në skajin e jashtëm të filxhanit të cilat janë shumë të rëndësishme për parashikim.
Lexuesi filxhanin e mbanë ashtu që dorëza të jetë nga ana e djathtë.

GJEOGRAFIA E FILXHANIT

Pjesa rreth dorëzës dhe ana e majtë nga dorëza paraqet personin të cilit i lexohet.

Ana e majtë nga dorëza deri te gjysma e anës së majtë të filxhanit është koha e cila aktualisht po kalon, çereku tjetër i anës së majtë nga dorëza është koha e cila aktualisht vjen, ana e djathtë nga dorëza është i dashuri, burri, gruaja. Më afër skajit të jashtëm të filxhanit janë e tanishmja dhe e ardhmja e afërt, kurse drejtë fundit të filxhanit është e ardhmja e largët. Vetë fundi i filxhanit paraqet zonën e pafatë.

KARAKTERISTIKAT E PËRGJITHSHME DHE PAMJA E FUNDËRRINËS SË KAFES

Nëse filxhani është i mbushur me figura të qarta të cilat formojnë reliev të pasur, do të thot se bëhet fjalë për personin i cili ka jetë mjaft dinamike apo është, ndoshta, në fazën e ngjarjeve të shumta.
Nëse filxhani është i mbushur me figura të imta dhe shumë precize, bëhet fjalë për person mendjemprehtë i cili e din saktë se çka bën. Çdo lëvizje e tij është e planifikuar.
Simbolet që gjenden në afërsi të dorëzës paraqesin ngjarjet të cilat do të ndodhin në shtëpinë e personit të cilit i lexohet. Disa lexues i shpjegojnë të gjitha figurat të cilat janë në anën e majtë të dorëzës si e kaluar e afërt në lidhje me shtëpinë, kurse figurat në anën e djathtë si e ardhme e afërt, gjithashtu në lidhje me shtëpinë.
Kurrsesi nuk guxoni të anashkaloni madhësinë e simboleve. Simboleve më të mëdha dhe të qarta duhet ti kushtoni më tepër rëndësi se atyre të imëta dhe vështirë të dukshme.
Nëse fundërrina e kafes në filxhan ngjyrë e kaftë e mbyllur, është e dendur, bëhet fjalë për person me vetëbesim.
Nëse fundërrina e kafes në filxhan ngjyrë e kaftë e çelë është e rrallë (tejdukshme), personi është sigurisht i shqetësuar dhe i pakënaqur. Në aspekt psikologjik, ai është tepër emocional dhe i ndjeshëm.
Nuk duhet të shqetësoheni nëse nuk do të keni sukses menjëherë në “shikimin në filxhan” – për ta përvetësuar këtë aftësi ju duhet kohë, durim dhe mjaft përvojë.
Është shumë e rëndësishme ti lidhni figurat të cilat paraqiten në filxhan, natyrisht, varësisht nga rëndësia e tyre. Duhet të ushtroni, por nëse keni intuitë të mirë shumë shpejtë do të bëheni lexues i mirë i së ardhmes.

Në vazhdim të këtij teksti po ju japim një listë më të mirë, më të përhapur, më të gjatë dhe më të madhe figurash si dhe domethënien e tyre:

Ajsberg – rrezik
Akrobat – rrezik, tensionim, duhet gjetur siguri dhe mbrojtje më të madhe
Akuarium – pakënaqësi me personin e dashur, ndonjë nga sëmundjet sezonale (ftohje, grip)
Akullnajë – keni kujdes, para jush gjendet rrezik i madh
Anije – pasuri, përfitime, udhëtim i suksesshëm
Antenë – përmirësim i shpejtë i gjendjes shëndetësore të personit për shëndetin e të cilit interesoheni
Arkivol – do të afroheni me një person të padëshiruar
Armë – rrezik apo zë
Avion – ky simbol nuk interpretohet si paralajmërim për udhëtim por si përparim, trashëgimi të pasurisë. Nëse avioni është i shtypur, bëhuni i kujdesshëm – ju kërcënohet rreziku

Bager – në javën e ardhshme do të zgjidhen shumë dilema. Figura është mjaft e ndërlikuar dhe shumë rrallë mundë të zbulohet në filxhan.
Bajonetë (thikë)– pafatsi e vogël
Bletë – sukses në shoqëri, takim, lajme të mira
Breg – paralajmërim i keq, vështirësi dhe pengesa në rrugën drejtë qëllimeve
Breshkë – dikush ju punon pas shpine. Rrugë e gjatë deri tek qëllimi
Bretkocë – ndryshime në punë. Keni shumë armiq
Bri – bollëk, përfitim i papritur
Brirë– rrezik në afërsi
Buf (hut) – skandal, gabim, në fund të filxhanit – shqetësim për para, pranë dorëzës së filxhanit – probleme, telashe në shtëpi
Buqetë lulesh – gëzim dhe kënaqësi, dashuri e gjatë
Burgi (turrjelë) – ju mungon pak këmbëngulje për të përfunduar punën që e doni shumë.
Burim uji, çeshme – shëndet të mirë

Çajnik – takim me miqtë, shoqërim
Çantë e hapur – mund të ikni, nëse është e mbyllur – do të kapeni
Çekan – brengë, halle. Vëshirësi të mëdha në jetë
Çelës – zgjidhje, hapje të mundësive të reja, sukses në fillim të punës
Çizme – mbrojtje nga dhimbja, fatkeqësi, shkatërrim – do të bëni gabim. Mbrojtje, sidomos nga lodhja fizike dhe dhimbja

Dardhë – comfort, sukses financiar, do të trashëgoni pasuri
Dele – lumturi
Demi – gruas: joshje e dhunshme; mashkullit: përleshje me shoqen
Derë – keni mundësi të reja, shfrytëzoni ato
Derr – në fund të filxhanit – sëmundje e rëndë në familje, në pjesën e sipërme – telashe të mëdha
Dërrguc – fitime, mirëqënie, lakmi e mundshme
Deve – udhëtim i suksesshëmshpejtësi, lajme të mira
Dhelpër – shok i pasinqertë, jo besnikëri
Dhëmb – do t’ju prijë e keqe në të ardhmen
Diell – sukses në fillim të punës, siguri, lumturi, pushtet. Fat i madh
Dimër – mjerim, sëmundje
Dorë – shoqëri. Nëse dora është e hapur – shoqëri, nëse është e mbyllur – grindje
Dorëza – sfidë e madhe
Dragua – e kaluara nuk ju len rehat. Është koha për zgjidhjen e problemeve të cilët janë fshehur kohë të gjatë
Dritare – e hapur, lumturi ndërmjet shoqërisë, e mbyllur – dëshpërim nga shoqëria
Drunj – keni shokë të mirë, do të ju plotësohet dëshira
Dry – i hapur – befasi, i mbyllur – brenga
Dylbi – probleme për shkak të fshehjes, për ndonjë sekret

Elefant – përfitim i madh, vonesë në sukses. Jeni shumë të dashuruar dhe kjo dashuri do t’ju kthehet me të mirë
Enë – dasëm
Engjëll – ngjarje e gëzuesshme në shtëpi, lajme të mira

Falkua – gjykim
Femër – kënaqësi, pjellori, moral, mirëqënie, shumë femra- armiqësi, thashetheme, xhelozi. Femër e zhveshur – turp
Fëmijë – pagëzim. Në fillim të filxhanit – shoqëri e re, ndërsa në fund të filxhanit – periudhë plot me probleme
Fener – do të zbuloni kush ju ka vjedhur
Fes, qeleshe – lajm i këndshëm zyrtar
Fletë – mirëqënie, sukses
Flutur – jostabilitet. Mendjëlehtësi, ndokush në jetën tuaj nuk është i përgjegjshëm. I besoni njerëzve që nuk ua duan të mirën, naivë.
Fole – lumturi në familje
Fortesë – punë e kotë
Foshnje – brenga të vogla, por serioze, ndoshta do të fitoni ndonjë fëmijë apo lajm të mirë, e mundshme probleme të vogla, nëse ndodhet afër fundit të filxhanit, vështirësi për shkak të përgjigjeve të pamatura
Fshesë – do të zgjidhni me shumë sukses problemet e juaja
Fushë – begati
Fytyrë – ndryshim, aheng

Gaforre – armik
Gardh – vështirë do ti realizoni dëshirat dhe planet tuaja
Gëlltitje – mos merrni vendime të shpejta
Gërshërë – është koha të dorëzoheni në lidhjen që nuk ju ka shkuar mirë
Gjarpër – armik
Gjeth druri – lot
Gjeth tërfili – lumturi
Gjysëm muaj – ndrrim i punës
Gjyshe – “zi” në shtëpi
Gotë – stabilitet, siguri. Pavarësi, integritet.
Gozhdë – bëhuni të vëmendshëm. Shpirtligësi, padrejtësi
Grep – dikush dëshiron t’ju lidhë apo t’ju mbështjellë, t’ju mbajë peng apo në kurth
Grup njerëzish – gëzim i mirë
Guaskë – lajme të mira
Gur – vështirësi të mëdha

Hallka – duhet të ketë sa më shumë. Nëse janë dy, harxhoni të holla. Mbledhje familjare në ndonjë festim (ditëlindje, festa fetare, por jo edhe darsëm, lindje fëmije)
Hap – dëshmi në jetë
Harpë – romantikë, harmoni në raport me personat që i doni, simbol i përparimit dhe lumturisë emocionale
Hekurudhë – udhëtim i gjatë
Hudhër – takim me person që do t’ju garantojë bashkëjetesë të gjatë
Hundë – ndokush pyet për ju

Ibrik – përfitim i rëndësishëm, shëndet i mirë
Iniciale – person që do ta njoftoni
Insekt – do të keni halle dhe brenga më pak
Insekte – vjedhje apo dëm i vogël

Kafshë të egra dhe gjakpirëse: ujku, dhelpra, tigri, luani etj. – kujdes shokët
Kalë – duke vrapuar – lajme të mira të dashurisë, duke ndenjur në vend – romancë
Kalorës – sukses në punë
Kamxhik – dhunë, agresivitet seksual
Kapele – gjithçka të ikë nga duart. Fatkeqësi e vogël, ndryshime, në fund të filxhanit – rivalitet, në fillim të filxhanit – harmoni dhe përmirësim i përgjithshëm
Kaproll – do të keni shoqëri me persona me pozicion të lartë
Karkalec – lajme nga miq që janë në rrugëtim
Karrige – mysafir i papritur, probleme financiare. Stabilitet
Karrocë – dëshpërim
Katror –apati, mërzitje, depresion
Këmbë – do të shtyni apo humbisni lajmet e mira
Kengur – qetësi dhe lumturi në familje
Këpucë – ndryshim për të mire, shkuarje në rrugëtim apo ardhje e ndokujt. Mashkulli (këpuca) – udhëtim i suksesshëm, femrore – mysafir në shtëpi
Kitarë – momente romantike me personin e dashur
Klerik – përparim, sukses
Kokë – befasi në realizimin e qëllimeve
Kometë – visitor i papritur
Krahë – porosi
Krimba – inatë, përleshje
Krokodil – telashe, fatkeqësi dhe ftohje mes disa raporteve tuaja
Kryq – sacrifice, probleme me shëndetin
Kufer – ju arrijnë mysafirë të papritur, do të merrni një letër
Kuletë – përfitim, në fund të filxhanit – humbje, harxhim
Kullë – jetë të gjatë dhe të lumtur
Kala – mirëqënie financiare para martesës
Kullotë – besnikëri, shoqëri, mirëqënie, ndihmë nga ndonjë shok. Shoqëri e sinqertë
Kulme – shtëpi e re
Kurorë – sukses në secilën sferë të jetës

Lak – veprim i paparamenduar që sjell probleme
Lakër – xhelozi dhe komplikime në punë
Lejlek – nëse është në fund të filxhanit – blerje në shtëpi, lindje, anësh filxhanit – humbje e shokut
Leopard – të reja për rrugën në vende tjera
Letër – zë i këndshëm
Letra – arrijnë lajme të reja, nëse letra ka pika- do të fitoni para
Libër – e hapur – ju pret një punë e mirë ku do keni sukses, libër i mbyllur – vështirësi në jetë
Lis – sukses, lavdi
Litar – i gjykuar pa faj
Llambë pranë dorëzës së filxhanit – para, festim, në fund të filxhanit – humbje personale, dy llamba- dy martesa
Lodër – nostalgji për kohën e kaluar, më së shumti për fëmijërinë
Lojtar – dëshpërim
Lopatë – duhet të mundoheni shumë për ti realizuar planet e juaja.
Luan – keni përparim në punën tuaj
Lule – dëshira të plotësuara. Shenja të mira, realizim i dëshirave, nëse fletat janë në fund – vështirësi rreth realizimit të ideve dhe dëshirave,
Lum – rrjedhë dredha-dredha – nëse të pamartuar – ndarje të fejesës, nëse të martuar – dyshim në sinqeritet mes partnerëve

Macë – mospajtim me shokët, shpirtligësi. Keni kujdes, ndonjë i afërt do t’ju tradhëtojë, do të keni shokë të rremë dhe shoqëri të rrejshme.
Majmun – ndokush do të tentojë të ju mashtrojë
Mal – ambicie e madhe. Do të keni sukses, takime të reja, shpërblime. Telashe apo probleme të mundshme
Maskë – tradhëti. Keni kujdes, një i afërt do ju mashtrojë – shokë të rremë. Nuk do të keni sinqeritet me personin e afërt, mashtrim, thashetheme, paqartësi.
Mbret- fuqi e pabesueshme, forcë, sukses
Medale – shpërblim
Merimangë- tregon se paratë janë në ardhje (mund të ndodhë që nga disa rrethana ndokush t’ju vendos rrjet rreth juve). Ju pret lumturi e madhe
Mi – tradhëti, humbje e madhe
Milingonë – do të ballafaqoheni me punë të vështira
Mizë – brengë, halle
Mjegull – gjithcka do t’ju shkëlqejë, rmjegulla të vogla – thashetheme, mjegulla të rralla – përfitim parash. Para jush keni probleme, nëse mjegullat kanë pika – do të keni probleme financiare. Po ju mundojnë mendime të rënda
Mjek (motër medicinale, infermier) – sëmundje, shkuarje në spital
Mjellmë – përparim i madh pa probleme. Sukses në tërë sferat.
Model – parregullësi në fund të filxhanit – ndryshim i gjendjes material
Mollë – sukses në punë, takime të reja dashurie, do t’ju vie një ofertë e mirë. E keni patjetër të rrezikoni deri sa të arrini qëllimet.
Monedhë – sukses financiar, përfitime, pagesë të borxheve
Monstrum – terror, dhunë
Motor – lajmet e reja do t’ju vijnë shumë shpejtë
Muaj – lumturi në dashuri, në gjysmën e parë të muajit – punë e re, gjysma e dytë e muajit – depresion, martesë për shkak të pasurisë

Ndërtesë – largim dhe zhvendosje
Ngarkim – gjëra të reja
Njëbrirësh – ndokush ju do në mënyrë të fshehtë dhe është i dashuruar tek ju
Njeri – përballja në pjesën e poshtme të filxhanit – besnikëri, martesë. Përballja në fund të filxhanit – ndarje, tradhëti
Njeri i gjymtuar – sëmundje e shokut
Numra – luaj loto me ato numra, tresh i bardhë seks

Oktapod – rrezik
Ombrellë – dashuri e re
Orë – së shpejti do të keni takim të rëndësishëm

Paketë – befasi
Pallua – pasuri, trashëgim, jetë luksoze. Përfitime financiare
Palmë – sukses, festë, lumturi, dashuri.
Papagall – skandal rreth udhëtimit
Parashutë – do të largoheni nga problemet
Patë – zgjidhje për vendime të mira
Paterica – ndihmoni një mik të ngushtë
Pëllumb – mirëqënie përmes sacrifices. Prisni lajme të mira, lumturi
Pemë – ndryshim në të mirë, plotësim i ambicieve. Ju pret periudhë e mirë, përmirësime të gjithanshme. Simbolizon stabilitet, fillim të ri, shpresë dhe realizim të dëshirave
Pendë – dëshirat dhe planet tuaja do ti pengojnë prindërit apo vëllezërit dhe motrat tuaja.
Pesëkëndësh – barazpeshë intelektuale
Peshk – fat i mirë në punë. Lajme të shkëlqyera, mundësisht nga largësia, lumturi dhe sukses. Shqetësim, sa më shumë peshq, aq më shumë shqetësime. Tradhëti
Peshkaqeni – keni apetite dhe ambicie të mëdha, por ato, për fat të keq nuk do të realizohen as përafërsisht.
Peshore – drejtësi
Pikë në fundërrinë – pike e bardhë – thashetheme, pike e zezë – letër e kaëndshme, më shumë pika të zeza – dhuratë
Pishë – ngjarje e rëndësishme në dimër
Plep – fëmijët tuaj do të kenë sukses
Polic – armik i fshehtë
Pompë – bujari
Port – dinjitet
Profil – shok i ri, njoftime dhe shoqëri e re
Proshutë – armiqësi me rrethin
Pullë – do të ju plotësohet dëshira për realizimin e së cilës keni pritur mjaft gjatë
Pullë postale – kushtoni rëndësi shenjave apo simboleve para tij
Pus – kurth, dredhi
Pushkë – do të ketë probleme, telashe, keqkuptime

Qafore, gjerdan – lumturi, ndërprerje të lidhjes
Qen – lajme të mira dhe të këndshme
Qiri – ndihmë nga të tjerët. Momente romantike me personin e dashur

Rosë – paratë që po i prisni po ju arrijnë
Rubinetë – zgjidhje e problemit, thellësi

Rrathë – pasiguri, vdekje
Rrem – fatkeqësi
Rreth – sukses, martesë, fëmijë. Fat shumë i mirë
Rrjet – keni kujdes do të bini në kurth. Bëhuni vigjilent para jush po ndodhin mashtrime
Rrotë – mosinformim
Rrush – harmoni, lumturi në dashuri. Jetëgjatësi

Sediment në fund të kodrës – përfitim i madh, trashëgim, ky sediment apo fundërrinë e prerë në vija – ndarje të çiftit bashkëshortor ose të fejesës
Sëpatë – do të keni paralajmërim rreth parave dhe dashurisë. Nëse është në fillim të filxhanit – vështirësitë shpejtë do të mënjanohen. Do t’ju kaplojnë problemet, është koha të mbani llogari për vete
Sirenë – duhet të mbroni qëndrimet e juaja
Skelet – humbje të parave ose probleme me shëndetin
Slitë – përvetësim i padëshiruar
Spirancë – udhëtim që do të kryhet me sukses, nëse është në krye të filxhanit – sukses, nëse është në fund të filxhanit – sukses në punë apo në romancë, në mes të filxhanit – udhëtim i suksesshëm
Struc – udhëtim
Sy – do të vijnë vështirësi më të mëdha, bëhuni syhapur. Jeni të rrethuar me armiq.

Shati – puna e lodhshme jus jell suksesin
Shenjtor – mirëqënie në shtëpi
Shigjetë – dashuri e lumtur dhe harmonike. Lajme të këqija. Do të zgjidhni vet problemet.
Shishe – jetë shoqërore mjaft aktive
Shishe – një shishe – kënaqësi, lajme të mira, më shumë shishe – sëmundje
Shkëmb – probleme të vogla që shpejtë do t’i tejkaloni
Shkop – visitor
Shkronjë në fundërrinë – do të krijoni lidhje me një person që ka shkronjën tuaj të parë
Shpatë – dëshpërim, mosmarrveshje, përleshje, grindje
Shportë – sukses i madh në punë, përfitime financiare
Shqiponjë – ndryshim shumë i madh, bëhuni të kujdesshëm
Shtëpi – siguri, në krye të filxhanit – sukses në dashuri, në fund të filxhanit – mosmarrveshje në martesë, ndarje
Shtrat – probleme të vogla të natyrës personale. Shtrat i bardhë dhe i zbrazët në fund të filxhanit – tregues i një periudhe të rëndë, sëmundje
Shtyllë – promocion, sukses
Shtypje – mundësi e mirë për punësim

Teleskop – avanturë
Tendë – udhëtim
Tenxhere – ndihmë në shoqëri
Therrje – kujdes, rrezik! Ruajuni
Thikë – ndërprerje të lidhjes, ndarje, gjykim. Keqkuptime të mëdha, hidhërim
Thonj – padrejtësi, pakënaqësi, mossukses
Thua – shokë të fshehtë, shenjë për rrezik të madh, kujdes me kë shoqëroheni
Top – lajme nga ushtar ose persona me uniformë
Top futbolli – sukses, realizim i qëllimeve
Torbë, çantë – sekreti që fshihni do t’ju zbulohet
Trekëndësh – diçka e papritur, shikimi sipër filxhanit – sukses, shikimi poshtë – mossukeses
Trëndafil – famë, shëndet i mirë dhe lumturi.
Tupan – skandal, sigurisht në punë, jokëndshëm për fillim
Tym – gjykim

Udhë, rrugë – udhëtim, nëse është rruga e drejtë – gjithcka është në rregull, nëse është e lakuar – ka kuptim të kundërt
Ujk – armiqësi, xhelozi, egoizëm
Unazë – lumturi emocionale, nëse është në krye të filxhanit – do të ketë martesë, nëse është në fund të filxhanit – do të ketë fejesë të papritur
Urë – ekziston barrier në sukses, do të keni komplikime të pakëndshme
Ushqim – sukse i madh në punë, sa më shumë ushqim aq më tepër sukses

Varkë – do të mbeteni i/e ve. Jeni të sigurtë, jeni nën mbrojtje, do t’ju vizitojë mik i juaj
Varr – vdekje e të afërmve
Vazo – martesë
Veturë – e mbushur – vdekje e një shoku, veturë e zbrazët – udhëtim i papritur
Vezë – përparim, mirëqënie, rehati. Peridhë e volitshme që do t’ju sjell sukses në çdo sferë
Vijë – e drejtë dhe e qartë – udhëtim, përparim, sukses, vijë e lakuar – dëshpërim, vijë e pjerrët – gabim në punë
Vishnje – lumturi në punë,
Vrapues – nuk veni baste

Xhami – para të papritura. Përparim i jashtëzakonshëm në çdo aspekt
Xhip – sukses i madh në punë
Xhirafë – mendoni më herët se sa flisni

Ylberi – gëzim, sukses i madh, përparim
Yll – sukses i madh në punë, shëndet i mirë, lumtrui e plotë

Zambak – lumturi, jetëgjatësi
Zebra – avanturë, jetë jo e rregullt
Zemër – ngazëllim në jetën emocionale, kënaqësi, martesë, lumturi, shoqëri. Nëse është në fund të filxhanit – njoftim i ri, shoqërim me dike
Zile – lajme të papritura, një zile – kënaqësi, dy zile – martesë
Zinxhir – martesë ose fejesë, sukses i madh. Duhet tëmundoheni më shumë në punë
Zog – lajme të mira
Zogj – shoqëri, lajme të mira
Zvarranik – dëshpërim në shoqëri, do t’ju mashtrojë shok i juaj – rrezik

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment