Vullneti dhe pasioni duhen ndjekur gjithmonë: Njihuni me 10 njerëzit e famshëm, talentet e të cilëve fillimisht janë nënvlerësuar

Vullneti dhe pasioni duhen ndjekur gjithmonë: Njihuni me 10 njerëzit e famshëm, talentet e të cilëve fillimisht janë nënvlerësuar

09:35, 21/08/2017
A+ Aa A-

Përgjatë historisë, disa nga njerëzit më inspirues dhe më të suksesshëm që ka njohur bota, kishin nisur karrierën e tyre nga pika e dëshpërimit. Pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për shkencetarë, këngëtarë, aktorë… (të gjallë apo të vdekur), atyre u kishin thënë se ata nuk janë njerëz që premtojnë në  punën e tyre..

Fatmirësisht, ata nuk qenë dorëzuar dhe koha dëshmoi se, eprorët e tyre jo vetëm që kishin gabuar në gjykimin e talentit të tyre – por, kanë mundur të shuajnë karrierën e disa prej njerëzve më të talentuar që ka njohur bota.

Këta të famshëm janë shembulli më i mirë për të gjithë njerëzit se, në jetë duhet të udhëhiqemi nga vullneti dhe jo nga dëshpërimi. Të shohim kush janë këta përsona.

Albert Einstein

Image

 

Ndoshta një prej shkencëtarëve më të famshëm dhe më me ndikim në histori të njerëzit, e të cilit në shkollë i patën thënë se nuk vlente “pesë pare”. Megjithatë, mund të paramendoni ndjenjën e atij personi që e kishte përçmuar Einsteinin, kur ky i fundit ishte shndërruar në yll botëror.

Michael Jordan

Image

Sot Jordanin e njohim si legjendë të basketbollit – por, nuk ishte gjithmonë i tillë. Paramendojeni, në shkollën e lartë, atë e patën përjashtuar nga ekipi shkollor i basketbollit.

Marilyn Monroe

Image

Para se të pushtonte Hollywoodin dhe të fitonte famën e ikonës botërore, Marilyn Monroe ishte përpjekur të depërtonte në pasarelat e modës. Fatmirësisht, apo fatkeqësisht, disa agjenci modelingu e kishin nenvleresuar  Monroe duke i thënë se nuk ishte mjaftushëm e bukur për këtë punë dhe se asaj do t’i shkonte mirë një punë si sekretare.

Richard Branson

Image

Në shkollë, Branson nuk shihte mirë dhe vuante nga sëmundja e dyslexias (personat që e kuptojnë botën përmes figurave dhe jo shkrim-leximit) – dhe këtë fakt nuk e dinte askush. Mësuesit e tij thjeshtë mendonin se ai ishte një nxënës përtac.

Elvis Presley

Image

Pas përformancës në Grand Ole Opry, në Nashville – Tennessee, Elvisit i thanë që për të më mirë do të ishte të kthehej në Memphis dhe të vazhdonte karrierën si shofer kamioni. Çfarë ndodhi më pastaj, sigurisht e dini.

Stephen Fry

Image

Teksa vijonte shkollën, komiku britanik ishte i sëmurë nga dyslexia – ndërsa, mësuesit e tij mendonin se ai kishte probleme mendore. Më vonë, ai kishte deklaruar se, “është ndjenjë e vështirë kur njerëzit mendojnë se jeni të marrë – ndërsa ju e dini që nuk jeni të tillë”.

Walt Disney

Image

Ai ishte kreatori i personazhit ikonik, Mickey Mouse, dhe inxhinier i perandorisë “Disney”. Sidoqoftë, në vitin 1919, Disney ishte përjashtuar nga City Star, sepse, siç  i'u tha: “i mungonte kreativiteti dhe nuk kishte ide të mira”.

Oprah Winfrey

Image

Gati në fillim të karrierës së saj, mbretëresha e televizionit, ishte ndeshur me një vlerësim aspak të këndshëm. Asaj i kishin thënë se është e papërshtatshme për të punuar në televizion dhe se nuk është në gjendje t’i ndajë emocionet nga puna.

Harrison Ford

Image

Aktorit që ka luajtur personazhe si, Han Solo apo Indiana Jones, dikur i patën thënë se ai nuk i posedonte tiparët e nevojshëm për t’u bërë një yll filmi. Ford ndërkaq, që disa dekada me radhë, ka dominuar me rolet e spikatura në kinematografi.

Vincent Van Gogh

Image

Piktori i famshëm,kishte arritur të shiste një pikturë të vetme – të cilën ia kishte shitur një shoku të tij për një shumë të papërfillshme parashë. Sot, ndërkaq, punimet e tij vlerësohen miliona dollarë. Për shkak të skamjes, ai shpeshherë kishte punuar edhe i uritur, por krijoi mbi 800 vepra të papërsëritshme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco