Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Zgjidhet përfundimisht dilema/ Meshkujt apo femrat? Ja kush janë më inteligjentët

Zgjidhet përfundimisht dilema/ Meshkujt apo femrat? Ja kush janë më inteligjentët

17:44, 09/08/2017
A+ Aa A-

Truri i femrave është më aktiv se ai i meshkujve, sidomos në zonën ballore, e cila është e lidhur me vetëkontrollin dhe arsyetimin, por edhe me emocionet.

Është kjo ajo që është zbuluar nga një studim amerikan i botuar në revistën shkencore “Journal of Alzheimer’s Disease”.

Studimi u drejtua nga Daniel Amen, themelues i ‘Amen Clinics’, ku u përfshinë 19 vullnetarë dhe 26 mijë pacientë, me gjendje të ndryshme psikiatrike, si traumë, çrregullim bipolar, luhatje humori, skizofreni, hiperaktivitet dhe vështirësi në përqendrim.

Studiuesit analizuan 128 zonat neutrale duke përdorur teknika imazherike, për të parë aktivitetin cerebral tek secili prej tyre.

Rezultoi se truri i femrave ishte shumë më aktiv se ai i meshkujve, bazuar në fluksin e gjakut në zona specifike të trurit, të lidhura me vetëkontrollin dhe sferën emocionale.

Ndërkohë, truri i meshkujve rezultoi më aktiv vetëm në zonën e të parit dhe koordinimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco