Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

FOTO/ Zbulohet lulja biseksuale, ja çfarë thonë shkencëtarët

FOTO/ Zbulohet lulja biseksuale, ja çfarë thonë shkencëtarët

21:51, 03/08/2017
A+ Aa A-

Shkencëtarët ia kanë dalë të rindërtojnë të asaj që ata besojnë se është lulja e parë në tokë dhe i ngjan një zambaku ose magnolia. Në një studim të botuar në revistën shkencore “Nature”, hulumtuesit nga Universiteti i Paris-Sud dhe Universiteti i Vjenës tregojnë punën e tyre në gjetjen e origjinës së luleve.

Duke ndërtuar një prejardhje komplekse dhe duke përdorur “grupin më të madh të të dhënave të tipareve të luleve të mbledhura ndonjëherë”, autorët e studimit thonë se evolucioni i vegjetacionit që lulëzon mund të gjurmohet në një “floret angiosperm”.

Ndërsa lules nuk i është dhënë një emër, një rikonstruksion i figurës specifikon tiparet fizike të saj. Ngjyrat u shtuan për qëllime artistike.

Të dhënat gjenetike janë mbledhur nga rreth 792 lule, ku autori kryesore Herve Sauquet konkludoi se paraardhësi i përbashkët i të gjitha luleve ka shumë gjasë të jetë “biseksuale” dhe ekzistonte midis 140 deri në 250 milionë vjet më parë.

Sipas studimit, lulja kishte dy karakteristika riprodhuese androecium dhe gynoecium, me 10 “thekë” meshkuj dhe pesë organe karpele femër.

Ndërsa mund t’i ngjajë specieve që gjenden aktualisht në mbarë botën, nuk duket të jetë një lule me përbërjen e saktë fizike sot.

“Nuk ka lloje të gjalla që ndajnë këtë kombinim të saktë të karaktereve”, thuhet në studim. “Kjo nënkupton që të gjitha lulet ekzistuese, duke përfshirë ato të linjave më të hershme divergjente të angiospermave, rrjedhin në disa aspekte.”

Zbulimi është takuar me entuziazëm, por gjithashtu vjen me disa paralajmërime, pasi autorët pranojnë se metoda e tyre ka kufizimet e saj, duke qenë se fosilet e luleve nuk janë gjetur ndonjëherë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco