FOTO/ Futi tri kobra vrasëse në kuti patatesh, befason kontrabandisti me deklaratën

FOTO/ Futi tri kobra vrasëse në kuti patatesh, befason kontrabandisti me deklaratën

21:28, 26/07/2017
A+ Aa A-

Tre kobra vdekjeprurëse u transportuan në mënyrë të paligjshme teksa ishin futur në një kuti të patateve “Pringels” dhe kalonin nëpërmjet postës.

Agjentët Federalë kanë arrestuar një qytetar në Kaliforni për kontrabandë të zvarranikëve vrasës duke përdorur Shërbimin Postar Amerikan.

Gjarpërinjtë u zbuluan nga agjentët e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit që inspektuan kutinë dhe zbuluan 3 kobrat disa centimetra të gjatë. Kobrat mund të rriten deri në 18 metra të gjatë.

I arrestuari ka pranuar që kishte trafikuar edhe 20 kobra të tjera në mënyra të ngjashme më parë.

Ai është akuzuar të martën, dhe mund të përballet me 20 vjet burgim.

Sa i përket kobrave, dy prej tyre janë dërguar në Kopshtin Zoologjik në San Diego, ndërsa e treta ka ngordhur./TMZ/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco