Femrat, pasuria, frika, Bruce Lee: 10 fakte të panjohur për Jackie Chan

Femrat, pasuria, frika, Bruce Lee: 10 fakte të panjohur për Jackie Chan

16:09, 16/07/2017
A+ Aa A-

Jackie Chan, i lindur më 7 prill 1954 në Central and Western District në Hong Kong, është një aktor i famshëm i filmave me kung fu. Filmat e tij, të shfaqur në të gjithë botën, kanë fituar mbi 40 miliardë dollarë. Chan është një nga aktorët më të njohur, megjithatë edhe ai ka sekretet e tij. Ja dhjetë fakte që ndoshta nuk i dinit:

1. Jackie Chan ka pasur lidhje romantike me shumë femra në jetë. Gruaja e tij është Joan Lin, e cila ishte një aktore e famshme në Hong Kong para se të martohej me të. Ajo hoqi dorë nga filmat pas martese dhe tani kujdeset për fëmijët. Megjithatë, gruaja më e dashur për Jackie Chan është Teresa Teng, e cila ka qenë këngëtarja më e famshme e Kinës.

2. Jackie ka frikë nga gjilpërat. Në një intervistë tha se për të ishte gjë e pabesueshme dhe e tmerrshme të shihte gjilpërën teksa hyn në lëkurë.

3. Filmi i parë ku ka marrë pjesë është “Shtatë luftëtarë të vegjël trima”, dalë më 1962.

4. Kur doli filmi “Gjarpri nën hijen e shqiponjës”, Jackie u padit nga disa shoqata për mbrojtjen e kafshëve, për shkak të një skene ku një mace lufton me një gjarpër.

5. Jackie flinte mesatarisht dy orë në rininë e tij, për shkak të filmimeve intensive.

6. Ai ka qenë bodyguard i Bruce Lee në Hong Kong.

7. Jackie thotë se është tip i qetë. Kur nuk ka xhirime, ai qëndron në bazën e fshehtë në Hong Kong dhe e kalon kohën duke lexuar, në shoqërinë e miqve dhe duke luajtur ping pong.

8. Emri i tij origjinal është Chen Gangsheng, ndërsa mbiemri i vërtetë është Fang. Djali i tij mban mbiemrin e vërtetë.

9. Babai i tij ka shpërbyer si spiun për Guomindanin, Partia Nacionaliste Kineze, armike e Partisë Komuniste të Mao Ce Dunit. I dha fund karrierës me vendosjen në Hong Kong.

10. Jackie Chan ka bërë të ditur se pasuria e tij shkon rreth 400 milionë dollarë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco