FOTO/ Ky është qyteti që u ndërtua nga austriakët dhe u shkatërrua nga shqiptarët

FOTO/ Ky është qyteti që u ndërtua nga austriakët dhe u shkatërrua nga shqiptarët

23:58, 08/07/2017
A+ Aa A-

Fieri është qyteti që u ndërtua nga austriakët. Shumë pak e dinë se në këtë qytet ndodhen gjashtë ura dhe se kjo u ideua nga arkitektët austriak duke qenë se lumi Gjanica e përshkon mes për mes.

Shtëpitë e bardha, me dy kate, me dritare të mëdha dhe parvazet me lule kanë mbetur vetëm në kujtesën e të moshuarve. Ato nisën të zhdukeshin pas viteve 2000 për t’ua lënë vendin pallateve me shumë kate.

Shtëpia e vetme që e dëshmon këtë ndodhet midis rrugëve “Karafil Muskaj” dhe “Rauf Nallbani”. Ajo është gati e rrënuar duke dhënë shpirt nga dita në ditë. Ama në katin e saj të dytë të kanë mbetur ende disa vazo me lule.

Ndërsa kallamat e peshkimit janë zhdukur, në Gjanicë nuk peshkohet më. Peshku dhe çdo gjallesë tjetër që jetonte në atë lum u vra nga mbetjet e naftës që derdhen prej më shumë se 25 vitesh.

Fierakët e shmangin sa më shumë kalimin afër urave sepse afër tyre është e vështirë të marrësh frymë. Nafta që gjendet në ujin e Gjanicës ta vështirëson procesin e frymëmarrjes. E, nëse bën një  xhiro në këtë qytetet nuk do të gjesh  asnjë gjurmë nga ajo që ndërtuan austriakët.

Edhe dy anët e lumit janë mbushur me pallate, për të cilët ka vite që thuhet se do prishen. Por, jo ata vazhdojnë të qëndrojnë hije rëndë dhe të bëhen shkaku kryesor që sa herë bie shi Gjanica të dali nga shtati dhe të përmbysi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco