Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Olivia de Havilland dhe Joan Fontaine, një histori e errët mbi marrëdhënien e dy motrave të famshme

Olivia de Havilland dhe Joan Fontaine, një histori e errët mbi marrëdhënien e dy motrave të famshme

13:37, 18/06/2017
A+ Aa A-

Jetët e Olivia de Havilland dhe Joan Fontaine u shënuan nga një grindje e përjetshme që nuk u zgjidh kurrë.

Periudha nga fundi i viteve 1920 deri 1960 njihet si Epoka e Artë e Hollivudit.

Shumë filma që u bënë gjatë asaj kohe konsiderohen si kryevepra unike dhe të papërsëritshme të estetikës dhe vazhdojnë të frymëzojnë artistë, regjisorë dhe auditorë në mbarë botën. Yjet e kinemasë klasike të Hollivudit zakonisht trajtoheshin si mbretër, ndërsa revistat e lajmeve dhe tabloidët ishin të mbushura me tregime të cilat u përqëndruan në detaje të paqarta nga jeta e tyre private.

Mes yjeve të shumë që kanë lënën gjurmë  suksesesh në kienamtografinë eatyre viteve janë edhe motrat e famshme Joan Fontaine dhe Olivia de Havilland.

Por cila ishte jeta  e tyre përtej ekranit, dhe raporti mes dy motrave të njohura.

Artikujt të panumërt gjatë viteve të karrierës artistike, por edhe më pas kanë zbuluar detaje mbi raportin e tyre, që në fakt nuk ishte aspak ashtu siç dukej. Joan Fontaine dhe Olivia de Havilland luajtën të dy në filma të famshëm klasik dhe ata të dyja morën Academy Awards për shfaqjet e tyre. Ata mbeten motrat e vetme në historinë e kinemasë, të cilat fituan ‘Academy Awards  në të njëjtën kategori.

Olivia, motra më e madhe, fitoi dy Oscar, për Mitchell Leisen "To Every His Oën" dhe "The Heiress" i William Wyler.

Motra e vogël Joan fitoi vetëm çmimin e Akademisë për Aktoren më të Mirë në 1941. Jeta produktive e të dy motrave u shënua nga rivaliteti, zilia dhe grindjet e vazhdueshme. Thuhet se xhelozia dhe inatet mes tyre nisën që në fëmijëri, Johan ishte gjithmonë e preferuara e prindërve, kjo ishte edhe arsyeja që nxiti xhelozinë e Olivias, shkruan Syri.net.

Gjatë viteve të adoleshencës thuhet se Olivia tallej vazhdimisht  me Johan, në shkollë , në familje në rrethe shoqërore , etj.

Kërcënimet u përshkallëzuan dhe u përfshinë në karrierën e tyre; Ata të dy shpejt u bënë të famshme dhe jashtëzakonisht të pasura. Gjatë kësaj periudhe  thuhet se përdorin taboidet për përhapur thashetheme  rreth njëra tjetrës. Por pavarësisht kësaj ata vazhdonin të merrnin pjesë në takimet familjarë deri në vitin 1975, kur  edhe ndodhi përplasja e parë mes tyre , pasi nuk u pajtuan për trajtimin e nënës së tyre, e cila vuante nga kanceri.

Që nga ajo kohë nuk u panë më së bashku as në rastet e tyre familjare, madje Joan Fontaine pohoi se Olivia nuk e njoftoi atë për vdekjen e nënës së saj.

Fakt është se ata kurrë nuk e varrosën shpatën e hakmarrjes së tyre, dhe inatet mes njëra- tjetrës kurrë nuk u shuan, deri në momentin kur Joan Fontaine u nda nga jeta në vitin 2013, saktësisht në moshën 96 vjeçare, shkuan Syri.net.

Ndërsa aktorja tjetër Olivia de Havilland,e cila pas vdekjes së motrës, deklaroi se ishte e tronditur dhe e pikëlluar, edhe pse i ka kaluar të 100-at , ajo gëzon shëndet të mirë. Nuk dihet saktësisht nëse motrat u takuan personalisht që nga viti 1975, por shumica e burimeve pohojnë se ata zgjodhën të mos e shihnin njëra tjetrën kurrë.

Talenti i dy aktorëve do të vazhdojë të frymëzojë brezat e panumërt të talenteve të reja. Ata të dyja kishin një karrierë të të suksesshme dhe shpesh janë konsideruar si simbolet e bujarisë në kinemanë klasike të Hollivudit.

Por, raporti mes të dyjave do të mbetet një shenjë e zezë në historinë e tyre.Përshtati O.Mata

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco