VIDEO +18/ Viçi me fytyrë njeriu, trajtohet si perëndi në Indi

VIDEO +18/ Viçi me fytyrë njeriu, trajtohet si perëndi në Indi

10:07, 07/06/2017
A+ Aa A-

Një viç i deformuar i lindur me tipare të njeriut thuhet se po trajtohet si një “mishërim” i Zotit në një fshat në Indinë veriore.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, viçi thuhet se ka lindur në fshatin Pachenda, Muzaffarnagar, në shtetin e Uttar Pradesh.

Krijesa e çuditshme ka veçori shumë të veçanta, duke përfshirë një gojë, veshë dhe hundë, thuajse njerëzore.

Kafsha e deformuar ngordhi pak pas lindjes, por është vendosur në një vend për tu parë, dhe njerëzit janë duke shkuar për të vizituar kafshën e pazakontë.

E raportet në mediat lokale thonë se viçi është vlerësuar si një mishërim i Zotit Vishnu.

Lopët konsiderohen të shenjta në Indi në përputhje me besimin Hindu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco