Arkeologët drejt zbulimit të madh në Peqin, ja për çfarë bëhet fjalë

Arkeologët drejt zbulimit të madh në Peqin, ja për çfarë bëhet fjalë

17:56, 06/06/2017
A+ Aa A-

Gërmimet arkeologjike në Bishqem të Peqinit duket se po nxjerrin në pah një zbulim të rëndësishëm të një vendbanimi të hershëm dhe të një kishe e cila mendohet se daton në periudhën e nisjes së Krishtërimit në vendin tonë.

“Sondazhet arkeologjike deri tani kanë vërtetuar atë që thonë toponimet. Këtu kemi gjetur Shën Andrean, e kemi të sigurt, këtu kemi një gjetje shumë të rëndësishme, themi që kemi gjetur Kryqin e Shën Andreas, atë kryq që skocezët e kanë bërë simbol kombëtar dhe e kanë vendosur në flamur”, tha profesori Albert Riska.

“Fillimet e jetës në këtë zonë i takojnë shek 4-3 p.e.s që kanë të bëjnë me kalanë që lidhet ngushtësisht me vijën Egnatia Më tej kemi të bëjmë me një tempull dhe konkretisht me tempullin e Diellit ose të Heliosit”, thotë arkeologu Ylli Cerova.

Kisha e zbuluar mendohet se është kisha e parë e zonës dhe sipas studiuesve pritet të zbulohen edhe 3 kisha të tjera. /Tch.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco