FOTO/ BMW 8-Series, segmenti luksoz i së ardhmes!

FOTO/ BMW 8-Series, segmenti luksoz i së ardhmes!

21:50, 01/06/2017
A+ Aa A-

Ka munguar prej një kohë të gjatë, BMW 8-Series, esenca e aftësisë krijuese, inxhinierike dhe teknologjike që mund të ofrojë shtëpia gjermane e automobilistikës.

Kur, vitin e ardhshëm, versioni përfundimtar i konceptit, që u paraqit në konkursin e elegancës automobilistike në Villa d’Este, do të mbërrijë në koncesionarë, do të kenë kaluar gati 20 vite nga largimi i modelit të fundit të flamurtarit supersportiv të Mynihut, maksimumi i gamës së BMW-së që prej 1989 deri në 1999.

Ky model i ri do të shërbejë për të përforcuar ofensivën e BMW-së në segmentin luksoz, një sektor në të cilin shtëpia e Mynihut synon të rrisë ndjeshëm shitjet dhe përfitimet.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco