Ja si ta kuptoni se pranë jush ka fantazma

Ja si ta kuptoni se pranë jush ka fantazma

18:22, 30/05/2017
A+ Aa A-

Mund të mos besoni në rrëfimet me fantazma, por pas këtij tregimi, me gjasë do të ndërroni mendjen. Julie Cockroft (55-vjeçare) thotë të ketë qenë në gjueti të fantazmave me ekipin e saj, në pallatin "Spofort" afër qytetit Harogejt në Angli,transmeton gazeta Kosova Sot.

Julie thotë se kishte incizuar një femër nga ekipi i tyre, të kthyer me shpinë, kur ishte kapur nga dy duar të akullta, e afër saj ishte paraqitur koka e një qeni. Ajo nuk dëshiron që ta publikojë identitetin e kësaj gruaje, por thotë se ajo tani gjendet në një depresion të thellë.

Pallati "Spofort" ishte rrënuar gati tërësisht gjatë luftës civile, e cila kishte zgjatur nga viti 1642 deri në vitin 1646. Fotot e pallatit të pushtuar nga djajtë, Julie i kishte bërë dy vjet më parë. ajo merret me fenomene paranormale që nga rinia dhe thotë se kishte vetëm 11 vjet kur pa fantazmën e parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skeptiku30/05/2017 20:31

Si lidhet titulli me permbajtjen? Apo te gjejme pergjigjen e pyetjes :treni ka 7 vagona.Sa vjec eshte mashinisti ?

Shto koment

Denonco