Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Pse qeshin fëmijët?

Pse qeshin fëmijët?

02:30, 30/05/2017
A+ Aa A-

Të gjithë i shohim fëmijët që qeshin e gëzojnë shumë. Teksa i shohim bëjmë pyetjen se përse ata qeshin? Nga revista shkencore “Plos One” një ekip ekspertësh në informatikë, robotikë dhe psikologjinë e zhvillimit, konfirmojnë dyshimin më të madh të prindërve.

Kur fëmijët qeshin e bëjnë atë me një qëllim dhe qëllimi është të marrin një buzëqeshje në këmbim nga personi që kanë pranë. Ndër të tjera, të vegjlit arrijnë synimin e tyre duke përdorur mimika dhe veprime të lezetshme.

Studiuesit e Universitetit të San Diego-s, SHBA, programuan një robot të vogël në mënyrë që të sillej si fëmijët dhe u regjistruan reagimet “fytyrë më fytyrë” mes 13 çifteve të nënave me fëmijët më pak se 4 muajsh.

Nga regjistrimi u vu re se roboti i programuar i bëri më për të qeshur personat që e rrethonin duke qeshur sa më pak vetë.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se nuk është përcaktuar ende nëse fëmijët janë të vetëdijshëm për atë që bëjnë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco